Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Akte kriminale, do ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Qeveria do shkrijë disa struktura të policive bashkiake

19 Qershor 2019, 14:36Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj deklaroi  se pas sulmeve të KZAZ-ve të ndodhura në bashkitë e djathta , qeveria do të marrë vendimin që të shkrijë disa policive bashkiake pasi nuk i janë bindur ligjit.

Në një deklaratë për median Lleshaj tha se aktet kriminale që do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

Gjithashtu ai deklaroi se disa policë bashkiakë po përdorën si mish për top nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë.

Skenat e djeshme dhe të sotme, të sulmeve barbare mbi shkollat, ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe angazhimi i punonjësve të Bashkive ‘blu’, për të djegur dhe shkatërruar materialet zgjedhore, janë shfaqje domethënëse e përfshirjes së opozitës jashtë-parlamentare në një spirale të rrezikshme jo vetëm të vetë shkatërrimit, por edhe të dëmtimit të interesit publik. 

Në të njëjtën kohë, kjo është një shfaqje brutale e dëshpërimit politik të kthyer në veprimtari të paligjshme e në akte kriminale, që do të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit. 

Policia e Shtetit, garantja ligjore e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, e cila po provokohet dhe po sulmohet në mënyrë të organizuar, po përgjigjet dhe do të përgjigjet proporcionalisht dhe me vendosmëri deri në fund. 

Fatkeqësisht, individë të verbuar politikisht, kryesisht punonjës bashkish, por për më keq punonjës të Policive Bashkiake, po gabojnë rëndë duke u përdorur si “mish për top” nga drejtuesit e tyre të bashkive dhe udhëheqësit dritë-shkurtër të këtyre të fundit në Tiranë.

U bëj thirrje punonjësve publikë që të mos marrin mbi vete barrët e rënda ligjore, duke kryer krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për llogari të një grushti njerëzish që për interesat e tyre dhe hallet e tyre me drejtësinë, duan të marrin peng zgjedhjet për të dëmtuar rrugën evropiane të Shqipërisë. 

Qeveria do të marrë masa të menjëhershme, që në pajtim me ligjin, të shkrijë disa struktura të Policive Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë misionit të tyre dhe janë shndërruar faktikisht në një rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet! 

Ndoshta kjo mund të jetë pak, por dhe shumë e  sigurt. Ndërkohë, u përcjell të gjithë qytetarëve shqiptarë mesazhin se e gjithë kjo shfaqje e turpshme aktesh barbare kundër zgjedhjeve, nuk do të cenojë aspak rendin dhe sigurinë e tyre. 

Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe pavarësisht vështirësive të posaçme të kësaj situate, nuk do të çedojë asnjë milimetër nga përgjegjësia e saj për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit. 

U bëj apel po ashtu, prokurorëve dhe gjykatësve të këtyre territoreve, ku po shkelet ligji dhe po sulmohet e drejta e popullit për të zgjedhur, që të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin dhe asgjë tjetër përveç tij! 

Policia e Shtetit do të ndalojë dhe do të arrestojë në bazë të ligjit, çdo shkelës dhe do të depozitojë prova të mjaftueshme për ndëshkimin e tyre, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Ky është një moment kritik në betejën e ligjit me anti-ligjin, shtetit me anti-shtetin, shoqërisë me grupet paramilitare të një politike që zhvillohet në shtratin e paligjshmërisë. 

Në ketë moment, ligji, shteti, shoqëria dhe kushdo që i përfaqëson ato, si autoritet, si zyrtar apo si qytetar, duhet të jenë bashkë. 

Nuk ka asnjë dyshim se një pakice njerëzish të dalë nga hullia e ligjit, nuk do të imponojnë asgjë tjetër, përveç reagimit të fortë, kompakt dhe fitues të ligjit, shtetit dhe të shoqërisë.

Kryetarë bashkish që po u përfundon mandati legjitim nuk mund të qëndrojnë me dhunë më në detyrë. Mandatet për të qeverisur bashkitë e vendit i jep vetëm populli shqiptar përmes votës së tij të lirë.

Ata që i janë shmangur gjykimit dhe vendimmarrjes së popullit për arsye që jo vetëm ata, por gjithë Shqipëria dhe bota tashmë i di, nuk mund të marrin peng asgjë. – tha Lleshaj. (TemA)

 

14 komente në “Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Akte kriminale, do ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Qeveria do shkrijë disa struktura të policive bashkiake”

  1. Billy says:

    Nje mik i imi me tha se ne PS po veprojne me budallallek. Meqenese kryebashkiaket demokrate pretendojne lirimin e pronave te bashkive, gjeni ambiente e lokale private te rrugecerve e mafiozeve qe jane gati ti japin kundrejt shperblimit dhe aty vendosni KZAZ. E lejon edhe ligji.
    Po keshtu edhe me vone me qendrat e votimit.

    1. Studenti 1 says:

      Shume e sakte “Billy”, le ti nxjerrin nga shkollat apo ambiente te tjera te bashkive dhe te marrin ambiente te tjera. Do shpenzojne ca lek per qirane, por..,,,,.varja, ku shkoi lata te shkoi dhe spata-thote populli.
      Ne ato ambiente “te fortish”, nuk ka nevoje as per polic rendi…..hahaha

  2. kafe e hidhur says:

    llogje kot..sa ke fut brenda nga ata qe po djegin materiale zgjedhore..mbameni se do ti bie…..

  3. Lola says:

    Bravo Po tregoni se ka shtet! Iken kohet kur PolitikanetHajdute benin si donin Tregojini atyre qe sdine te bejne shtet se ka ikur ajo kohe qe mund te bejne si te duan!Faleminderit!

  4. fteri says:

    Voltana Ademi ,Shehu i kukësit e disa Bashkitë me policë blu,si në Burrel ,klos etj.. jan bërë krahina “autonome” iamgjinare kan aktivizuar grupe ekstremiste po djegin dokumentat zgjedhore të 30 qërshorit , duke i vënë flakën ,si banditët e Sali Berishës në v. 96-98 tën ,me arkivol të Azem Hajdarit në krah kryen grusht shteti .

    Kurese këta kriminel PD-istë BARDH SPAHIJA që kryen dhunë verbale kundër policisë shtetit dhe kriminel të LSI-stë po kryen dhunë duke djegur me zjarr inkuzicioni matërjalet zgjedhore për të ndaluar votën e lirë me 30 qërshor 2019 ,të vetmen armë që ka qytetari shqipëtar në demokraci.po e përdhosin ,

    Gjithë opinjoni i qytetruar shqipëtar duhet të ngrihet më këmbë bashkarisht të protestoi fuqishëm para SHQIUIT ,dhe Presidencës që të ndaloi këtë dhunë të zezë irredentiste. të godasë fort rëndë përgjegjësit ,Iliri hodhi benzinën ,Saliu i vuri zjarrin .

    Heshtja e nënështrimi në këtë situatë do të ketë pasoja shumë të rënda për popullin e shkodrës e gjithë shqipërisë ,në mënyrë pa riparueshme e afatëgjatë,afërsisht si 97-98-teta .

  5. Ivan i madh says:

    Do ndeshkohen thua po a ke mare leje nga padroni jot se si shkatroi PS do shkatroje e Shqiperine duke mos zbatuar ligjet e shtetit ligjor mbi protestat dhe vene para pergjegjesie shkaktaret e jo yzmeqaret. Te cilet nuk i areston dot se nuk do ai qe ka bere marveshje te fshehte padroni jot me ta duke burgosur per disa ditesh ndonje te pa rendesishem sa per ti hedhur hi syve te popullit. Dhe me vone liruar sikur kishin vjedhur nje can te kumbella e jo shkatruar e vene zjarin phones shteterore e private. Prandaj deklarat e tua jane sa per te kaluar momentin se e njejta ruge e percaktuar nga padroni jot do vazhdoje deri ne shkatrim dhe anarki te plote.

  6. albblog says:

    vetem llafe keni….deri tani nuk eshte ndeshkuar asnje nga keta kriminelat ( e kam fjalen per te gjitha protestat qe jan ber deri sot – jo vetem per kete qe ndodhi dje)….. edhe kur kapni ndonje, per 1 jave e lironi prap…. jeni edhe ju te zhytur ne balt prandaj nuk veproni…. boll dolet ne per koferenca per shtyp duke then qe do i ndeshkoni keqbersit se u bet bajat

  7. artan says:

    Ky ne vend qe ti bindet dekretit te Presidentit te Republikes, thote do shkrijme policite bashkiake.
    Nuk e kupton idioti qe eshte kthyer ne Sander Qesharaku, qe po e perdor Rama. VINI RE: sa here Rama ka nevoje per budallenje, i merr nga veriu. Nga veriu ishte Tom Doshi (me 5 vete te pushkatuar ne familjen e tij nga partizanet pas clirimit) qe organizoi 21 Janarin ndersa Rama pinte kafe me Andi Bushatin te 2 kullat. Nga veriu eshte ky minister qe merr persiper te mos i bindet Presidentit te Republikes.

    Hajde se ne burg do e kesh vendin, sapo te largohet kjo Qeveri e korruptuar. Ne vend te fuse ne burg ata qe blen zgjedhjet, ky shoqeron ne komisariat femrat e PD.

  8. likefloriri says:

    Zoti minister leri pordhet se mjaft ju degjuam, arrestoni shkaktaret kryesore ilir meten e sali berishen dhe cdo gje do te zgjidhet, ndryshe ky vend nuk do te gjeje kurre qetesi. Mos hezitoni se kriminelet ne burg e kane vendein si te lire ata cmendin dynjane.

  9. lisi says:

    Populli i ndershem e patriot duhet te thote fuqishem fjalen e tij ne keto momente kaq dramatike te shkaktuara nga mamuthi i krimit e korupsionit BERIASHA-META.Dhe me 30 qershor t’i asgjesojme me voten tone kunder tyre. NESE EGZISTON LIGJI REALISHT AI DUHET TE BJERE FUQISHEM MBI KETA TRADHETARE TE KOMBIT SOT URGJENTISHT. NESER DO TE JET SHUME VONE E PS-ja DUHET TE JAPE LLOGARI PERPARA POPULLIT E PERPARA HISTORISE PER PAAFTESINE E SAJ INFANTILE… SOT EDI RAMA DUHET TE MBESHTETET FUQISHEM NGA CDO SHQIPTAR I NDERSHEM. ESHTE SHANSI I FUNDIT PER PROSPERITETIN E VENDIT TONE PERNDRYSHE DO TA KERKOJME GJITHE JETEN RAMEN DHE PUSHTETIN E TE MAJTES POR DO TE JETE NJE UTOPI….ZGJOHUNI O NJEREZ TE GJALLE……………..

  10. pokeristi says:

    Te gjithe shqipetaret endershem dhe qe ju dhimset sadopak fati i te ardhmes te vendit, duhet t’i degjojne mekujdes dhe tekuptojne drejt, domethenien e fjaleve te z.Lleshjaj. Duhet tejene solidare dhe te mbrojne vehten,te mbrojne ligjin .

  11. Polici says:

    Ne Shkoder te lirohen Bajrat nga burgu dhe te shpia e tij dhe lokalet e tij te vihen kzaz-te. Pike. Derri do plumb. Kafshet kulturen ta marrun per dobesi.

  12. Goni says:

    Saliu po vepron ne Panik, po kryen gafa te pa falshme.
    Tani moren fund keq.
    Kaq ishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje