Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla edhe një herë theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit, për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për ndëshkimin me votë të atyre që punojnë kundër integrimit.
Nga lagjia ‘Vullnetari” në Elbasan, në takim e radhës electoral Balla tha se sa më shumë afron dita për ngritjen e SPAK, aq më keq bëhen aktorët kryesorë të opozitës.
“60% e shqiptarëve mendojnë sot se protesta e opozitës nuk i bën mirë rrugës europiane të Shqipërisë sepse protesta e opozitës nuk është protestë e popullit. Sa më shumë do afrojë dita për ngritjen e Prokurorisë speciale Antikorrupsion, për ngritjen e Gjykatës së re Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë aq më keq do bëhet Saliu e Luli, Iliri e Monika.
Për fat të mirë, tashmë të katërt janë bërë bashkë. Ky është një moment historik për shqiptarët, në 30 Qershor të ndëshkojnë me votë këta politikanë që kanë kaq shumë vite që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Iliri duhet t’i bërtasë pak Monikës, t’i thotë mos bëjë më rrëmuja dhe u zgjidh halli. Se thotë, do bëhen rrëmuja. Po kush do t’i bëjë rrëmujat? Gruaja.
Po mirë, thuaj gruas mos bëjë rrëmuja dhe rregullohet kjo punë, se pastaj Monika do t’i thotë Lulit dhe u zgjidh. Kështu që, motra dhe vëllezër, 30 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme”, deklaroi Balla. (TemA)
Prandaj u shty spak per ne fund te vitit qe te mos acarohet berisha?
Kush eshte i keqi ne ket mes ps qe mban peng spakun nga maj pastaj qershor pastaj te shohim fund viti apo saliu qe ka frike prej tij
Kujdes briskun Tao trapi.
Ore,Balla teorikisht nuk e ke keq.Por praktikisht nese nuk evitoni zbythjen e nderhyrjeve te militanteve te SHQUP-it nga qendrat e votimit zor se do behen votime.
Difekti qendron me mos konkretizimin ne kohe rekorde te organizimit te SPAK.Nese deshton votim ne diten e votimit ka rrezik te deshtoje cdo arritje ne rreformen ne drejtesi.Duke perfundue ne 4 – 5 vita mbrapa identike ne gjendjen e drejtesise te kohes Berisha.