Sulmi ndaj KZAZ-ve në ambjentet e shkollës, Rama: Turp, fatkeqësi. Përgjimet e Bild? Të nxjerra jashtë kontekstit, do t’i bëj përsëri ato biseda

19 Qershor 2019, 11:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të turpshme ngjarjet e djeshme në Shkodër, ku u sulmua dhe iu vendos zjarri KZAZ-së që ndodhej në ambientet e shkollës. 

Në një takim që pati me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 Tiranë, Rama tha se ngjarja e djeshme është “për fotografi në televizor për t’i çuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat”. 

Gjithashtu Rama foli edhe për përgjimet e Bild, të cilat i cilësoi si të nxjerra jashtë kontekstit dhe se ato biseda do t’i bënte përsëri pasi sipas tij ato janë për fushatën elektorale për komisionerët. 

 “Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet t’i kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më çojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë. 

Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat. 

Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur. 

Nxjerrja nga konteksti është. Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata” tha Rama. (TemA) 

14 komente në “Sulmi ndaj KZAZ-ve në ambjentet e shkollës, Rama: Turp, fatkeqësi. Përgjimet e Bild? Të nxjerra jashtë kontekstit, do t’i bëj përsëri ato biseda”

  1. Reporter DW says:

    Ti dukesh qe edhe femijen e vet e mohon…pra nuk je me i besueshem..Floriri doli me bllok ne dore, ti me presh….dhe kujton se njerezit jane budallenj.
    Na thuj ndonji gja me shume per Cunat e Shijakut qe ne nuk e dime….

    Sa per djegjet dhe shkaterrimet nga Hajdaret CECENE, JE TI PERGJEGJES QE EDHE PSE KE SHUMICEN NE PARLAMNET, EDHE PSE KE POPULLIN PAS, nga e keqja, prape nuk arrite te ndertosh shtet pas premtimeve boshe dhe mashtrimeve qe i ke te rradhes.

    Na boj nji vidjo me nonji shesh qyteti me lule se sta kemi pare surratin ne Facebook dhe na morri malli….

    Perse shkove ne Angli?….me atlete te bardha…,lol

    1. Shaqo says:

      .. ke harruar dy germa DOWN..tani po, je i kompletuar…

  2. eli says:

    Zoti kryeminister!Ky problem nuk eshte kaq i lehte sa perpiqeni ju ta beni!Kur shteti nuk garanton dot me forcat e policise te mbroje KZAZ-te,cfare sigurie do kemi ne kur te shkojme te votojme ne 30 qershor!Une psh dua te votoj,por nuk kam ndermend te kapem me kafshet!

    1. Tony uk says:

      Eli shko voto se asgje nuk do te ndodhi.
      Te jesh e sigurte se do tu vije nje telefonate nga matane oqeanit dhe do behen te gjithe pula.
      Ne familjen time atje jane 5 votues dhe te gjithe do votojne.

    2. Flutura says:

      Eli, mos ki frike o motra…
      Ate dite ata do largohen me bisht nder shale..

  3. John says:

    Policia merret me politike e krimi ne qejf te vet pasi kriminelet e dine qe kembe polici nuk ka ne terren , te gjithe Jane angazhuar ne kzaz e demokrateve. Shteti politik keto kosto ka. Gjynah per Shqiperine e shqiptaret te cileve vetem jua rendojne hallet e vuajtjet.

  4. Progresi says:

    Mos u ndal ne goditjen e bashibuzukeve, Haxhi Qamilave, ushtareve Saliste, sherbetore besnike te Serbise, zoti Kryeminister Edi Rama. Populli eshte me ty.

  5. Durimi says:

    Eli, e ke dyfekun me vete? Perdore dhe shko krenare per te votuar, ndersa ata qe djegin shkollat, do mbushin breket se mburren vetem ne paqe.Te gjithe ata qe duan veten Shqiperine dhe duan te votojne , te marrin armet me vete dhe tu a derdhin ne goje. Se jane ara qe tjone se po ta kishin lene Hitlerin, do kishte prure demokracine shpejt. Ndersa bota mendoi dhe veproi ndryshe. Ne jemi me boten dhe jo me ata. Votime te mbara!

  6. Liri says:

    HA,HA SA LEGEN BURRE WE JE MER EDI RAMA.PO NA DUKET SALIU BURRE I MIRE PRAP MER PALACO FRIKECAK ARROGANT.

  7. FLUTURA says:

    Asgje nuk ka per te ndodhur ne 30 qershor!
    Keto jane parabomba….
    Politikane rrugace, pergjojne kundershtarin per gjera qe i bejne vet shume here me te denueshme, dhe pastaj bejne sikur iu dogj xhani per popullin, vendin e demokracine.
    I ka tmerruar Edi Rama me reformen ne drejtesi dhe tani jane cmendur ktejt. Jane gati te vrasin vehten fizikisht, sepse vdekja eshte shpetim per ta.

  8. Leri gallatat more trap,po dili per zot vendit dhe atyre qe te kane votuar,vendos qetesi e rregull ose ik dhe lere kriminelin sali me antishqiptaret se di ai se si i zgjidh gjerat.
    Kur nuk je ne gjendje te besh zap saliun me 500 cecen do te thote se shteti ka falimentu..

  9. Lani says:

    Te shikojme si do ta menaxhoje ky situaten. Do tt’i beje zgjedhjet ne bashkite e medha ku jane socialistet ne shumice?

  10. Flutura says:

    Eli, mos ki frike o motra…
    Ate dite ata do largohen me bisht nder shale..

  11. Shaqo says:

    .. ke harruar dy germa DOWN..tani po, je i kompletuar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje