Balla kërkon shkarkimin e presidentit: Cenoi rëndë Kushtetutën. Manja: Meta do dërgjohet në Komision nëse dëshiron

19 Qershor 2019, 11:04Politika TEMA

Ka nisur procesi i iniciuar nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka paraqitur kërkesën për shkarkimin e Kreut të Shtetit në Komisionin e Ligjeve.

Sot do të miratohet kalendari i shqyrtimit të kërkesës, do të caktohen relatorët dhe do bëhet prezantimi i kërkesës nga nismëtarët. Më 24 qershor pritet vazhdimi i procedurës së shqyrtimit në një seancë diskutimi.

Më 26 qershor do të jetë dhe përmbyllja e procedurës së shqyrtimit dhe votimi i propozimit, çka do të pasojë me përgatitjen dhe përcjelljen e raportit seancës plenare.

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se Presidenti është njoftuar për kërkesën dhe se nëse dëshiron mund të paraqitet në komision. Ai njoftoi ngritjene e komisionit hetimor.

“Presidenti i Republikës është njoftuar nga Kryetari i Kuvendit. Do ta dëgjojmë Presidentin në Komision nëse dëshiron. Do të ngremë komision hetimor”, deklaroi Manja.

Ndërkohë Taulant Balla tha se dekreti i Presidentit është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe se ka cenuar sovranitetin e popullit.

“Presidenti nxori dekretin për anulim të datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Me anulimin e datës, duke e konsideruar si shkelje të rëndë të Kushtetutës, kemi depozituar kërkesën për shkarkim.

Dekreti vjen në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese pasi është cenuar rëndë sovraniteti i popullit.

Presidenti i hoqi sovranit të drejtën për të qenë i tillë.

Anulimi dhe moscaktimi i një date të re zhbën të drejtën e sovranit për të qenë i tillë.

Presidenti zgjati afatin e qëndrimit në detyrë të organeve të pushtetit vendor.

Bie në kundërshtim me parimet kushtetuese që përcaktojnë periodicitetin e zgjedhjeve”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se Presidenti ka cënuar rëndë Kushtetutën si akti më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

“Nisur nga natyra e aktit të Presidentit, duke u sjell arbitrarisht, duke cenuar parimin e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, duke nxjerrë akte në kundërshtim me Kushtetutën, vlerësojmë se këto përbëjnë shkelje shumë të rënda nga Presidenti aktual dhe për pasojë kërkojmë nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit të Republikës”, deklaroi Balla.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Presidenti ka shkelur traditën kushtetuese të konsultimeve me palët.

“Në vitet 2007 e 2017 ishte situatë krejt tjetër, sepse palët kishin dakordësi për shtyrjen e zgjedhjeve, por pa cenuar ligjin dhe afatet e periudhës zgjedhore. Në rastin konkret është krejt ndryshe pasi kalon afatet kushtetuese”, tha ai.

Balla shtoi më tej se Presidenti synon të zgjidhë një krizë që nuk ekziston.

Me aktin e tij presidenti mori kahjen nga opozita”, tha ai.

1 komente në “Balla kërkon shkarkimin e presidentit: Cenoi rëndë Kushtetutën. Manja: Meta do dërgjohet në Komision nëse dëshiron”

  1. qani says:

    Argumenti i presidentit se duke shtyre zgjedhjet evitoi nje pershkallezim negativ te situates rezultoi jo i vertete, pasi situata aktuale eshte shume me e polarizuar dhe agresive se me pare. Tamam, Presidenti mori kahjen nga opozita qe aktualisht ndodhet rrugeve, dhe me fuqine qe kane me bashkite qe ata administrojne e treguan me aktet e djeshme dhe te sotme me sulmet prane ambienteve te KZAZ. Po me mire qe e treguan se çfare do te bejne ne diten e votimeve, qe njerzit te shohin se si talebanet shqiptare sulmojne me djegie shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Populli i mençur di te dalloje kulturen nga jo kultura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje