Anuloi datën e zgjedhjeve, zhdekretimi i Metës kalon në Kolegjin Zgjedhor. Prova e “zjarrit” për Presidentin

19 Qershor 2019, 09:39Politika TEMA

Dekreti i presidentit Ilir Meta, i cili disa ditë më parë shfuqizoi 30 qershorin si ditën e zgjedhjeve vendore, do të kalojë për shqyrtim në Kolegjin Zgjedhor.

Mësohet se dekreti do merret në shqyrtim në datën 24 qershor.

Kujtojmë këtu se ankimimi për këtë dekret u bë nga ana e partisë së Idajet Beqirit, pasi KQZ vendosi që të mos e ç’regjistronte partinë e tij nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Nëse Kolegji vendos pro kërkesës së Beqirit, praktikisht do të njihte dhe dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje