Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli reagoi mbrëmjen e djeshme pas situatës së tensionuar që u krijua në Shkodër ku përfaqësues të PD i vunë flakën ambjenteve të shkollës “Shejnaze Juka”.
Pas kritikave të Topallit, strukturat e Partisë Demokratike janë organizuar për ta masakruar virtualisht në rrjetet sociale.
Në postimin e saj por edhe në faqet e gazetave elektronike, ndaj ish- kryeparlamentares ka nisur një sulm i koordinuar për të degjeneruar imazhin e saj.
Le të kujtojmë, se e njëjta strategji është ndjekur edhe me figura të tjera të larta në PD që u larguan nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Më poshtë po përcjellim reagimin e fortë të Topallit që irritoi përkrahësit e Bashës:
“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.
Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.
Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.
Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.
3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetev”, shkruante Topalli. (TemA)
Me metodat e gestapos gjermane kundra zerave qe jane kundra dhunes se talibaneve brenda PD-se se Lul Bashes!
Jozefina Topalli eshte emblema e Partise Demokratike. Eshte e vetmja politikane, qe ka bere politike ne baze parimesh te saj te percaktuara mire dhe asnje perfitim materjal. Eshte shembulli unikal ne politiken shqiptare se si duhet te jete nje politikan. Le te hedhin balte sa te duan mbi te ajo nuk ngjit.
Nuk ngjit bajga ne qiell thote populli ..
Po jo znj.Flutura.Jozefina Topalli ndoshta eshte me pak kriminele e hajdute ne krahasim me te tjeret e PD-se,por ajo ka vjedhur 750.000 euro ne vit vetem nafte dhe dieta si kryetare e parlamentit shqiptar.Shumezoji me 8 vite,sa miliona te dalin?.E pra kjo eshte jozefina,ndoshta i kan ardh mend tani se cfare ka katranisur kur ishte ne pushtet
Po jo znj.Flutura.Jozefina Topalli ndoshta eshte me pak kriminele e hajdute ne krahasim me te tjeret e PD-se,por ajo ka vjedhur 750.000 euro ne vit vetem nafte dhe dieta si kryetare e parlamentit shqiptar.Shumezoji me 8 vite,sa miliona te dalin?.E pra kjo eshte jozefina,ndoshta i kan ardh mend tani se cfare ka katranisur kur ishte ne pushtet