Sekretari per Marredheniet me Mediat dhe Shoqerine Civile në PS, Alfred Peza ka komentuar vajtjen e kreut demokrat Lulzim Basha në prokurori.
Peza thotë se Basha shkoi në prokuri si qingj i vogël me të njejtën letër që ishte thirrur dhe më parë, por dëshminë për lobimin me para ruse e bëri, pasi nuk ka lojë me “miellin” amerikan.
Statusi i plotë i Pezës:
Tha se nuk do të shkonte në Prokurori pasi nuk ia kishin plotësuar siç duhet fletë-thirrjen.
Ndërsa sot shkoi po me të njëtën letër në dorë, si një “qingj” i vogël.
Tha e çfarë nuk tha, por sot me “bishtin ndër shalë” uli kokën dhe dëgjoi një e nga një argumentat se përse u mor i pandehur për lobim me para ruse.
Nuk bëhet shaka me FBI. Se lobimi është bërë në territorin e SHBA dhe atje stë mbron dot as Sali Berisha, as Ilir Meta dhe as Monika Kryemadhi.
Edhe me 30 Qershorin, nuk bëhet shaka. Për arësye se të gjithë e dinë që lufta ndaj KZAZ-ve nuk është luftë për votën e lirë. Por për lirinë e katërshes së liderëve të opozitës së rrugës, përballë drejtësisë së re që ka trokitur.
Ndaj, dale djema. Dale.
Hiqini ato ura zjarri nga dora o trima, se do digjeni vetë. Pyesni Lulin po nuk më besuat. Sepse ai e tregoi sot me vepra, që nuk bëhet shaka me “miellin e amerikanit”.
Pse nuk tu duk gje mielli I gjermanit??