Musa Ulqini reagon për përgjimet: Meta do futet në "Guinness" si hedhës benzine, PD s'mund të bëjë engjëllin, po 21 Janari dhe Gërdeci?

20 Qershor 2019, 11:41Politika TEMA

Deputeti socialist Musa Ulqini ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të ‘Bild’ mbrëmjen e djeshme duke deklaruar se Partia Demokratike nuk mund të bëjë engjëllin.

Ulqini ka kujtuar kohën kur Shqipëria është qeverisur nga Partia Demokratike ku nënvizon se kur ka qenë në pushtet kanë ndodhur disa ngjarje të rënda mes tyre Gërdeci dhe 21 Janari.

Në prononcimin e tij për mediat ai ironizon edhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo parti nuk mund të bëjë engjëllin dhe të na tregojnë ne si bëhen gjërat. Të gjitha palët të gjykohen. Si është e mundur që dalin përgjimet një ditë para negociatave.

Ne sot duhet të ishim të gjithë bashkë për t’u futur në BE. Këto gjëra po keqpërdoren. Të gjithë kanë përgjegjësi, të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës që do të futet në ‘Guinness’ që i hedh benzinë” tha Musa Ulqini.(TemA)

2 komente në “Musa Ulqini reagon për përgjimet: Meta do futet në “Guinness” si hedhës benzine, PD s’mund të bëjë engjëllin, po 21 Janari dhe Gërdeci?”

  1. Alba says:

    Menyra e reagimit te Ulqinit me ben tekuotoj se ketyre nuk u ben pershtypje fare asgje. Pea jane te gjithe plehra. Jepni llogari per vete per pislleqet we keni.bere.

  2. Silvio says:

    Dhe ti kete nivel paske? Diten e Gerdecit shefi yt I lemoi kurrizin sales dhe e mbylli.Ti nuk fole atehere. Ca dhe pse ishin demokrate folen. ,21 janarin…gjithe shtetin ne dore e nuk bete kurre gje. Duke mos denuar 21 janarin late te kuptoje se dhe ju mund te vrisni ne protesta njetez nese ju rrezikojne pushtetin. Vrate te drejten e populit per proteste.Kisha pershtypjen se ishe pak me shume idealist patriot e demokrat. Faleminderit per zhgenjimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje