Prangosen dy personat që dëmtuan qëndrat e votimit në Kukës e Tropojë

22 Qershor 2019, 11:37Kronika TEMA

Pas perplasjeve te ndodhura ne  KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, policia ka ndaluar dy persona qe ishin te shpallur ne kerkim.

Sipas policise jane ndaluar shtetasit G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë dhe L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

“Ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Materialet për veprime të metejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës”. 

2 komente në “Prangosen dy personat që dëmtuan qëndrat e votimit në Kukës e Tropojë”

  1. Sheqyry says:

    Atyne n Kukes e Trapoj
    Duhet m.i rras karin n goj
    Kurse siper mu ne Shkoder
    Bythen benija musi loder

  2. tonia says:

    Pse nuk ndaloni ata qe kane urdheruar kryerjen e ketyre veprave kriminale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje