Java e fundit para zgjedhjeve të 30 qershorit, ka nisur intensive për komunitetin ndërkombëtar në Tiranë.
Gjithçka duket se është stimuluar nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili ka legjitimuar pavflefshmërinë absolute të dekretit të Metës, me një vendim unanim pesë me zero.
Menjëherë ka reaguar Farnesina, e cila në një deklaratë të ministrit të Jashtëm kërkon largimin nga aktet e dhunshme për të siguruar një proces zgjedhor (në 30 qershor) të rregullt dhe të monitoruar nga ndërkombëtarët.
Por duket se orët e pasdites së të hënës dhe mëngjesi i të martës do jenë intensive.
Realstory.al ka mësuar nga tre burime të pavarura konfidenciale diplomatike të ndryshme në Tiranë, se vizitat e ambasadorit të BE Soreca, në zyrën e Ramës e më pas të Bashës, nuk janë të rastësishme dhe as kortezie, për të shoqëruar aty, zëvendësen e zonjës Mogherini, zonjën Mattuela, përgjegjëse direkt e deskut për Ballkanin, e cila gjendet nga mëngjesi i të hënës në Tiranë.
Mesa duket Bashkimi Europian ka marrë përsipër një nisëm të rëndësishme.
Të nisë një negociatë, për të gjetur një zgjidhje politike pas 30 qershorit.
Nisma duket ka mbështetjen e OSBE dhe të Kuintit, pra edhe të Gjermanisë, Britanisë dhe Italisë.
Të gjithë këta përfaqësues pritet të mblidhen mëngjesin e të martës në selinë e OSBE në Tiranë.
Me një mungesë të madhe: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Realstory.al ka mësuar se ndërkombëtarët, ndërsa janë të unifikuar në qëndrimet e tyre pro 30 qershorit, ndahen, sa i përket faktorëve përgjegjës të krizës.
Shtetet e Bashkuara kane përsëritur se e shohin të mundshme gjetjen e zgjidhjes nga vetë institucionet shqiptare.
Një referencë për vendimin e të hënës të Kolegjit Zgjedhor.
Qëndrimi u përsërit pak ditë më parë, kur në një prononcim për VOA, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk e quajti dekret, por sërish “njoftim”, aktin e presidentit Meta në 8 qershor.
Duket se për Shtetet e Bashkuara presidenti Meta është pjesë e problemit, por jo vetëm për ta.
Nnga të gjithë ambasadorët e Kuintit, vetëm ambasadori i Britanisë së Madhe nuk është dakord të dilet me një qëndrim kundër dekretit të presidentit Meta, ndërsa të gjithë të tjerët, përfshirë amerikanët, e gjejnë kudo përgjegjësinë e presidentit në këtë krizë, sidomos në përshkallëzimin e saj para dy javësh me çdekretin e famshëm për 30 qershorin.
Kjo ka bërë që dhe amerikanët të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj përgjegjësve të krizës, që ata nuk e kanë fshehur se janë liderët e opozitës, dhe se nuk janë të bindur të negociojnë me ta, para 30 qershorit, një qëndrim që reflektohet edhe tek kryeministri Rama, i cili për herë të parë e pohoi këtë rreth 17 ditë më parë në Real Story në Vizion Plus:
“Nuk ka negociata deri në 30 qershor”.
Realstory.al pa me sy, një komunikim me mesazhe dhe me email, ku përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara kanë vendosur disa kushte të padiskutueshme nga sot, e deri në 1 korrik:
Asnjë akt (asnjë) dhune, nuk do të tolerohet deri në 1 korrik.
Ndryshe partitë që i marrin përsipër do të futen në listën e organizatave të dhunshme për Shtetet e Bashkuara.
Të respektohen vendimet e institucioneve dhe të sigurohet një proces i qetë zgjedhor.
Të nxitohet puna për ngritjen sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese
Të ngrihet SPAK dhe BKH.
Gjithsesi kjo përpjekje për negociata, ka shënuar viktimën e parë, ende pa filluar: Ilir Metën.
Edhe nga takimet e të hënës, edhe nga pritshmëritë e të martës, duket e qartë se kjo nisëm e re ndërkombëtare, pas vendimit të Kolegjit, tenton t’i paraprijë çdo lëvizjeje të papritur të presidentit, duke e përjashtuar atë nga faktorët me të cilët do flitet për të gjetur një marrëveshje pas 30 qershorit.
Kjo, ndoshta edhe për shkak të shpejtësisë së shkarkimit të presidentit nga Parlamenti, çka do e bënte inkonveniente përfshirjen e tij në negociata, edhe sepse shihet nga amerikanët dhe europianët si një nga shkaktarët e problemit, edhe pse pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, tashmë ai është irrelevant, pasi s’ka më nevojë për një dekret tjetër prej tij, edhe pse me ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin, dhe ngritjen e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi i tij në Presidencë, është një situatë e përkohshme.
Çka del nga kjo përpjekje për një negociatë pas 30 qershorit, është se tashmë PD dhe LSI duhet të pranojnë realitetin e ri, që në shumicë e krijuan vetë, ose ndryshe lidershipi dhe organizatat që përfaqësojnë rrezikojnë shumë më tepër sesa mendohet.
Dhe me Bashën të pandehur në një çështje delikate, pranimi i një negociate pas 30 qershorit, është një mundësi ekstra besimi që ndërkombëtarët i japin atij sërish, por të rrethuar nga shumë kushte.
Nëse Basha do të bjerë dakord – sigurisht jo publikisht, pasi do t’i duhet qoftë për retorikë të mos pranojë 30 qershorin, derisa ai të ndodhe – atëherë në korrik, në Shqipëri, po shihet mundësia e dërgimit të një “Të dërguari të posaçëm”, me gjasë emërtesë e OSBE, që të negociojë një dialog afatmesëm për çështjet e reformës elektorale në mënyrë që të adresojë shqetësimet e opozitës.
Por kjo do të testojë dhe sinqeritetin e saj: ka hallin e ndershmërisë në votime apo të diçkaje tjetër?
Burimet diplomatike thonë se nuk hyn në shqetësimet e tyre t’i gjejnë përgjigje kësaj dileme.
Për ta kriza aktuale mori zgjidhje të hënën. Gjithçka tjetër është në dorë të Bashës.
Se çfarë mund t’i ndodhë nëse e refuzon skenarin pas 30 qershorit, mjaft të shohë se çfarë po i ndodh presidentit në ikje Meta.
Dhe të bindet se në “hallet” e tij me drejtësinë dhe amerikanët (të hënën prokuroria sekuestroi pamjet filmike te dy deklarimeve te tija kontradiktore për çështjen e financimit nga Rusia), një refuzim kokëfortë edhe pas 30 qershorit, do të përbënte edhe për të, ashtu si për Ilirin pas “njoftimit” të tij të 8 qershorit, një biletë pa kthim.
Keta nisin negociatat si ne 1997 pasi u pervelua Shqiperia.Askujt nga nderkombetaret nuk i hyri ferre ne kembe.Dhe tani do nisin negociatat pas 30 qershorit! Po ndodhi gje me 30 qershor keta do thone i anulojme zgjedhjet e bla bla ..por demet e kostot e 30 qershorit mbeten , e serish nderkombetareve nuk u hyn ferre ne kembe.Bejne eksperimente me Shqiperine, ose popullorce tallin prapani… me shqiperine.Nje qeveri e korruptuar nuk ben dot asgje jashte vullnetit te tyre se i kane ne audio e video dhe mund ta gjejne nje media jashte Tirane e publikojne.Keto palacot e kurve evropes pse nuk thone nje fjale per bild? E vetmja menyre qe ata te jene faktore e te bejne biznes me burimet e jetet tona eshte qe ne Tirane gjuthmone te kene qeveri te korruptuara e tradhtare qe te Bashkekorruptohen e rrjepin shqiptaret!!!!
Te lumte
Faleminderit per comentin
Bild nuk ka bere reportazh, as investigim. Ka marre ca dialogje pa kuptim dhe pa asnje garanci vertetesie, apo juridike dhe i ka botuar ne faqen e pa rendesishme te saj.. Gjera te tilla ne Evrope i kane vec per te kuptuar se cfare fshehin ata qe i nxjerrin…
Ju me cfar vertetesie e komentoni Gazeten Bild?jeni gje prgj i Bild per Ballkanin,komenti juaj eshte per te bindur ata qe nuk lexojne e nuk kuotojne????
Bildi eshte ilaci i gjumit per dele si ty o qyqar. Sa lehte manipulohen gjallesat qe gelltisin corben e SHQUP-it. Basri fshatari I dergoi pergjimet ne Gjermani per ti mbeshtjelle me celofon BE dhe jua shiti kokpalareve si MADE IN EU
BE nuk e ndihmon financiarisht Shqiperine.Beni drogen na thone dhe pse copen e luanit e rimarrin vete.Me keto para te pista korruptojne politiken e shtetin dhe e kapin e terheqin per hunde. Krijojne nje oligarki te korruptuar e inkriminuar dhe I nxijne jeten popullit shqiptar.Deshire do kishin ta pushtonin si me 7 prill 39,por ska gje me elite shqiptare e rrjepin me me pak kosto shqiptarin.
Bild- i eshte per nderkombetaret nje bilduq, fletushke pa vlere, te ciles askush, qe eshte dikush ne Europe, nuk i kushton rendesi.
Ishte vec fllucka e rradhes e mender opozites shqiptare, qe plasi pa zhurme dhe pa gjurme.
Doni me per Belulin???
PRISMI DE NUK KENI PARE GJE AKOMA…
OI… OI…. OI… OIIIIIII
BANDA NE PANIK
MAFIA NE LEMERI !
KUSH VAJTON PER PLURALIZMIN GJIGAND SHQIPTAR ?
– Lum si ne per Presihorin qe kemi !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shqiperia me 3 milione banore ka:
1- 20 here me shume parti se SHBA me 330 milione banore
2- 10 here me shume se BE me 516 milione banore
3- Dy shqiptare krijojne tri parti nga nje secili.dhe te dy bashke te treten
4- Jemi rekordmen boteror per numri e partive per fryme popullsie
E Presidenti i Shqiperise Ilir Meta vajton e kukate per mungese pluralizmi politik ne Shqiperi …
Oi Oi Oi… Oiiiiii !
Like Mona i nenes
Ke qajme me pare
Lul Saleh Gerdecin
A keta gomare
Nate e dite kukasin
Mbeten duke qare
Vete djegin mandate
Shqiperise i vene zjarr!
Ligji dhe drejtesia
U duken si varr !
Eshte lufta per koken
SPAK e BKH
Ne pranga do ti marre!
Oi Oi Oi… Oiiiiii !
Panik Lemeri
I terboi Vetingu
Dhe Zonja Drejtesi
Vdes impuniteti
Rilind Shqiperi !
Eshte mesazh hyjnor
Nga vete Perendi
Pa shtet ligjor
Nuk ka Shqiperi
Pa shtet ligjor
Shteti eshte Sali!
Lulush Karabush
E Like Flori !
Mona Cizme Lalezi
Xen Fatmir Rruspi!
Mul Noke Stanishic
Oi Oi …Oiiiii
Putin Molotov
Djall Perandori
Argate te Kalit Trojes
E shkines Serbi !
Oi…. Oi…. Oiiiiiii …
Banda ne Panik
Mafia ne Lemeri…!
Hallall alban.Shendet te kesh o njeri I mire dhe respekte per punen tende ne forum.
Tani eshte fare prane aktit per t’u bere jo si Alende; por si Butka ballisti; ne hale.
Por nuk ia mban, nuk eshte trim Skrapari; so po te ishte; bente testamentin dhe bam-bam.
kjo eshte politike e diplomaci, Metes ja dhane rruget, Ju lumte, tani pritet Basha, nese do tregohet i zgjuar. nese jo do shkoj edhe ai pas metes, se berisha eshte i ikur se i ikur, mona mbetet me nje pari qe nuk merr dot as 3 % te votave sot. kjo eshte kur do ti kundervihesh ligjeve dhe botes demokratike. mire shume do tju behet, te ikin njehere e mire nga skena politike, dhe do ishte mire ti shikonim pas hekurave.
Nqs do nisemi nga burimet konfidenciale te top-channel ne Shqiperi lulezon jeta, jemi anetare te BE se shpejti, nuk ka krim elektoral, qeveria nuk vjedh, hajdeni amerikane dhe europiane e banoni ketu.
Atdheun do burra Jo bythqire si keta qe vete Jane 20 vila dhe njerezit I perdorin si mish per top.
Fantastik!
Nje fjale desha ti thoshja atij trimi Nikoll Lehesi ! Cere i ban keshtu keta gringo firauna, atij “idhullit” tend, piratpresidentit ( kot them idhull, se ti nuk as din as iman) po na e bejne synet me thua dhe ti rri e ben sehir!? Mortja qe nuk te ha, pa turrju nje here ketyre gringove qe ta marrin vesh mire kush eshte ky qen besnik i piratpresidentit me emer Lehesi!
iku per lesh Lika ………. e pret burgu ,USA do i hapi letrat ketij qelbesire
S’ka kthim,nje bilete pa kthim ne REC : Berisha- Meta- Rama e CO.