Lulzim Basha tërhiqet nga protestat kombëtare, mobilizon PD-në për trazira të shtunën dhe të dielën

25 Qershor 2019, 09:19Politika TEMA

Opozita ka nisur mobilizimin për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Ditën e djeshme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me aleatët e PD në selinë blu, fokus i së cilës ka qenë pikërisht aksioni opozitar në ditët në vijim.

Sipas informacioneve, mësohet se aleatët janë urdhëruar nga Basha që të mobilizohen për të shkaktuar trazira gjatë fundjavës, në mënyrë që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve.

Madje, të njëjtën porosi kryedemokrati Basha ua ka dhënë edhe deputetëve për ato qytete që drejtohen nga PS.

Sipas informacioneve, mësohet se kulmi i këtij shpërthimi do të jetë në datën 29 dhe 30 qershor.

Më konkretisht, burimet thanë se në datën 29 do të synohet të pengohet shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit.

Ndërkohë që, të njëjtat burime theksuan se në rast se ky skenar dështon, opozita është e vendosur për të penguar zgjedhjet, aksion ky që do të shtrihet gjatë gjithë datës 30 qershor.

Mësohet se të dielën do të zhvillohen protestat në të gjithë vendin, ndërsa do të synohet të tentohet që të prishet procesi, duke filluar nga sulmet ndaj qendrave të votimit deri tek pengimi i qytetarëve që të shkojnë të votojnë.

Ndërsa sa i takon protestave, burime në mbledhjen e Bashës me aleatët bën të ditur për gazetën se protesta kombëtare momentalisht nuk ka për të pasur.

Kjo, për faktin se jo vetëm që është verë, por edhe nga që në fund të kësaj jave janë zgjedhjet vendore dhe në rast se nuk arrihet që të pengohet procesi i votimit, interesi për të protestuar pritet të bjerë.

Pra, do të ndiqet e njëjta skemë, sikundër ndodhi me KZAZ-të, ku militantët të opozitës i sulmuan dhe i dhunuan, duke i ndezur në flakë dhe përplasur me policin.

Ndërkohë që, sipas informacioneve është vendosur që protestat lokale të mos ndërpriten por të protestohet çdo ditë, sidomos gjatë kësaj jave në të gjitha ato qytetet, ky kryeministri Edi Rama shkon në takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale.

9 komente në “Lulzim Basha tërhiqet nga protestat kombëtare, mobilizon PD-në për trazira të shtunën dhe të dielën”

  1. Black Eagle says:

    Ooo Zote shpetoje Shqiperine nga ISIS ose PD si i themi ketu ne Shqiptari, kjo organizate tkriminale terroriste ia la ven duart ne fyt Shqiperise dhe kerkone ta mbysi ,duke e trajtuar Shqiperine sic trajtojne femrat vendet e Shariatit ku i rrahin me kamzhik apo i godasin me gure deri ne vdekje sepse kane demtuar MORALIN , po ne sjemi ne mesjet o Zot na ndihmo nga Moralistat pa Moral qe kerkojne te djegin te ardhmen tone.Amin!

  2. 19 says:

    O edi rama po futi ushtrine mor budalla meri dhe futi plumbin kture malokerise qe prishen kte vend.

  3. Shqiptari says:

    Ku je ooooooooooo S P A K…!

  4. USA versus Albania says:

    Ja kemi pare sherrin qeverisjes me nje parti.Mos lejoni me.Te ishte model I mire amerika do e aplikonte vete. Dhe Shqiperia nuk pranoi te luaje ne Beograd por u penalizua Serbia se nuk ofroi kushtet per loje.Perndryshe te ike gjithe inteligjenca , rinja nga ky vend e tua leme ne duar halabskesh e trafiksntesh qe nuk njohin ndergjegje nene baba moter vella e zot.Bota ferkon duart, nuk e moren dot , te mos e gezoje askush! Por jo , shqiptaret do te qendrojne, punojne e gezojne ketu.Zoti i ndihmofte e bekofte.

  5. FLUTURA says:

    Hidhet e perdridhet Lulezimi, nderkohe 86% e shqiptareve jane shprehur se nuk e duan dhunen. Lulezimi e di se nuk e mer dot pushtetin me dhune. Atehere?!

  6. pepja says:

    LERENI TE HAJE TRANA TE DIELEN.

  7. shqiptari i ilirise says:

    Një MUT TË MADH do hani o Lulëzim!
    Të gjitha këto janë presione për ti frikësuar njerëzit që mos dalin në votime.
    Asnjë frikë mos kini shqiptarë!
    Edhe Talebanët në Afganistan,kështu përpiqen ti frikësojnë votuesit para zgjedhjeve,por zgjedhjet bëhen dhe ata janë mur!
    MUT do hanë edhe talebanët e Shqipërisë të udhëhequr nga Berisha,Meta.
    Përpara Shqipëri!
    Edhe 5 ditë na ndajnë nga fundi përfundimtar i grupimit më kriminal në historinë e Shqipërisë e quajtur PDLSI!

  8. `ptuuuu jazek! says:

    i ha mutin jo bllokon zgjedhjet! Aty jane hundeleshet socialiste qe jane paguar! Do kercase huri ajo po dihet

  9. lani says:

    jeni ne hall te madh. inshalla jua zgjidh Amerika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje