Dyshime se kishte lidhje jashtëmartesore me kushëririn, si u paralajmërua krimi në Vlorë. Rrëfimi i autorit të vrasjes: Më tallnin njerëzit, e dinin të gjithë që më tradhëtonte

26 Qershor 2019, 09:59Kronika TEMA

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavdosh Sula 56 vjeç, ka vrarë gruan e tij Laureta Sula 44-vjec.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Babicë, ku burri e ka mbytur të shoqen me duar dhe më pas e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Më pas vetë 56-vjeçari ka lajmëruar dhe policinë, ndërsa është shprehur se e shoqja e tradhëtonte prej 5 vitesh. Fqinjët shprehen të tronditur nga kjo ngjarje, pasi ata kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës.

Autori i ngjarjes është vënë nën pranga, në kushtet e flagrancës, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës, ku do të merret më tej në pyetje.

Ndërkohë që lidhur me tradhëtinë e mundshme të viktimës, policia ka qenë në dijeni pasi vëllai i Lavdosh Sulës, ka tentuar që të vrasë një person, me të cilin dyshohet se kishte lidhje 44-vjeçarja,

‘’Para 6 ditësh, vëllai i Lavdosh Sules, Artur Sula ka shkruar të vrasë me armë gjahu L. Sejdiraj (dyshonin se L. Sejdiraj kishte lidhje jashtë martesore me viktimën).

Konflikti në familjen e Lavdosh Sules kishte disa dite që ishte agravuar. Policia ka qenë ne dijeni, sepse për ngjarjen e para disa diteve ka arrestuar Arben Sulën”, bëjnë të ditur burimet për Faxweb.al.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 19:

Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori.

Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Më tallnin  njerëzit, e dinin të gjithë që më tradhëtonte”, rrëfehet vrasësi i gruas në Vlorë

Lavdosh Sula, autori i vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në Babicë, e ka pranuar fajin dhe krimin që ka kryer.

Ai ka deklaruar se prej 5 vitesh ka pasur probleme me gruan, janë ndarë disa herë dhe janë pajtuar për hatër të fëmijëve.

Autori ka thënë në polici se gruaja e ka tradhëtuar.

Para 10 ditësh ata kanë pasur një zënkë në familje për shkak të tradhëtise, ku gruaja e ka pranuar lidhjen me një person tjetër.

“E ndava, erdhi serish ne shpi. E kisha paralajmeruar te mos e perseriste me. U zume per telefonin, ajo me shau.

Nuk mbajta me. E qellova pastaj vajta te lokali qe te lajmeronin policine. Isha i nxehur.

Me tallnin njerezit, kishte 5 vjet e lidhur me dike nga fshati”, mësohet të jetë shprehur Lavdosh Sula.

11 komente në “Dyshime se kishte lidhje jashtëmartesore me kushëririn, si u paralajmërua krimi në Vlorë. Rrëfimi i autorit të vrasjes: Më tallnin njerëzit, e dinin të gjithë që më tradhëtonte”

  1. Pa fjale says:

    Je ndare disa here me gruan…dhe tani shko e vret sepse dyshoje se te “tradhetonte”…hajde pic derr hajde….ku jetonte ky hajvan ne stalle te derrave…..

  2. Nard Ndoka prej Puke says:

    Po e more gruan 12 vjet me te re, duhet edhe te dish ta mbash. Por nuk eshte ky problemi. Eshte tek mentaliteti se gruaja eshte prone e burrit.
    Te tradhetoi? Po ndaje mor zotni. Ajo e mban vete turpin e tradhetise. Po per te vrare pse e vrave?
    E para i more jeten kot, sepse ajo nuk ka vrare njeri.
    E dyta, shkaterrove jeten tende mor idiot, duke shkuar ne burg per nje kohe te gjate.
    E treta, ti ke qene dhe je trap. E paske ditur tradhetine e saj dhe nuk e ndave. Njeri i dobet, burracak.
    Kush kerkon te justifikoje kete vrasje eshte vetem nje debil I prapambetur. Mbetje otomano-afgane.

  3. #varijanullen says:

    Idiot, pij lengun nderit ne biruc idiot. Po femijet cfare taksirati kane? Idiot , idiot dhe shoqeri idiote qe merr ne goje nderin teme e te asaj qe iku ne ate bote. Idiot.

  4. Franci says:

    Te tradhetonte…..po ndaje mor debil po jo ta vrasesh, legen burre.E pranoja perseri thote per hater te femijeve ? Po tani per hater te femijeve i dhe kete zgjidhje ? Femijet pa nene me nje baba vrases i denuar me burgim te perjetshem apo me 25 vjet !
    Gjithmone injorante do te ngelemi ne shqiptaret ?

  5. Jimi says:

    Dhe i vetmi ndeshkim per tradhetine eshte vrasja !?

  6. Naim Frasheri says:

    Po edhe të shkërdhehesh me një tjetër në Martese,dhe për më Keq, me Kursheririn e Burrit, ky Fat të Pret. Po edhe atij Kushëririt te Burrit, duhet tja Shkerdhejne Familjen, edhe Ai është Fajtor, Prokuroria duhet ta marr të Pandehur, Ose Fisi Burrit duhet ta Vrasi Ate Bythqirë.

  7. Ali Pasha says:

    Te lumte dora, por me vjen keq qe shkaterrove jeten tende dhe te femijve. Keto komentuesit e botes moderne le te mi sjellin mua nga nje natë grate e tyre se ju premtoj qe do te jua kthej prap. Ato nuk kane perse te merziten se jane te civilizuar, jane modern por edhe une nuk do ja marr zogun gruas, aty do ja lë keshtu qe nuk kane perse merziten.

  8. Illyrian says:

    Ndodhi Shqipërie…
    E paska lënë disa herë, ajo është kthyer përsëri dhe para dhjetë ditësh ajo paska pranuar tradhëtinë… pastaj janë zënë për celularin, ajo e ka sharë dhe ky nuk ka duruar më dhe e ka vrarë. PA KUPTIM!!!
    Të paktën kur tregohet në këtë mënyrë.

    Autori nuk ka vrarë për shkak të tradhëtisë pasi siç thotë ai vetë, për tradhëtinë e paska falur viktimën, për hir të fëmijëve. Vrasja nuk është bërë me paramendim të paktën sipas informacioneve që kemi. Vrasja është bërë në gjaknxehtësi.

    Lavdosh, të tradhëtoi, ndaje!
    Çorba që keni gatuar ju solli deri këtu. E fale për hir të fëmijëve… të fëmijëve që i le pa nënë dhe pa baba.

  9. adri says:

    Spaska pas faj qe te tradhetonte!

  10. Kurr kam per ta kuptuar kete lloj mentaliteti te qelbur says:

    Hajde shoqeri debile hajde
    O ndaje gruan o rob i marre e
    mos i lere femujet pa nane
    E prinderit pa vajze
    Koke gomar paske qene
    Qysh nuk u mbushet mend nje here
    Jeten ta jep Zoti
    Dhe vetem ai ta merr.

  11. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    telenovele turqish,shkerdhim mes fisit dhe si perhere fund tragjik me vrasie makabre: hanxhar,leva,dufek gjahu,prerje koke apo dhe nxjerrje sish……………..pune arabesh,varu kkkkkkkkkkkkk rrace pervrse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje