Opozita shqiptare shpeshherë e ka krahasuar situatën politike në Shqipëri, të ngjashme me atë në Venezuelë, të përfshirë nga përplasja mes qeverisë dhe opozitës.
Madje dhe në 9 protestat zyrtare të saj para Kryeministrisë, Parlamentit dhe ministrisë së Brendshme, në mënyrë simbolike ka përdorur një shëmbëlltyrë të Manduros që rrëzohet në shesh, duke përsonifikuar largimin e Ramës, i cili vijon të qëndrojë kryeministër dhe është i përfshirë në fushatën zgjedhore të 30 qershorit.
Pavarësisht se në Shqipëri është një version i përmbysur i situatës në Venezuelë, për shkak se lideri opozitar Juan Guaido ka shumicën në parlament dhe mbështetet nga SHBA, ndërsa në Shqipëri shumicën e ka Rama që mbështetet nga SHBA, opozita shqiptare vijon t’i përmbahet kësaj skeme.
Opozita shqiptare, tashmë mbështetur fort nga Presidenti i Republikës Ilir Meta po bëj të gjitha përpjekjet për të zhbërë 30 qershorin, pavarësisht se Kolegji Zgjedhor e rrëzoi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.
Madje Meta dhe Basha janë në të njejtin skenar për të bërë dhe aktin e fundit ditën e sotme, në funksion të prishjes së zgjedhjeve, duke paralajmëruar që deri në përfundim të orarit zyrtar do të nxjerrin një akt që do të shkojë në drejtim të tensionimit të situatës.
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e presidentit Ilir Meta për të zhvilluar një takim në Presidencë, me argumentin se nuk ka kohë pasi është në kulmin e mbylljes së fushatës zgjedhore në disa qarqe, Basha dhe Meta kanë “sakrifikuar” gjumin e mëngjesit, i pari duke u ngritur “herët” për të qënë në takim në orën 9.00 në Presidencë, i dyti që në orën 5.00 ka hapur derën e zyrës.
Kreu i PD ka paralajmëruar njëherësh, përmes deklaratave kontradiktore të diktuara nga presioni i partnerëve tanë ndërkombëtare, se grupet e krijuara në çdo bashki do të veprojnë kundër zgjedhjeve ditën e dielë.
Një aksion i tillë opozitar, i mbështetur dhe nga kreu i shtetit, bie ndesh me qëndrimin e prerë amerikan për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, si dhe me paralajmërimin se nëse ka dhunë deri më 2 korrik, SHBA do t’i shpallë partitë e opozitës si “organizata të dhunshme”.
Në ndihmë na vjen fakti se pas presionit amerikan, Rusia tërhoqi ushtarakët e saj teknikë nga Venezuela duke i kthyer në Moskë këtë të mërkurë, siç njoftoi ambasada ruse në Karakas.
“Avioni Il-62 që transporton teknikët rusë që ishin në Venezuelë muajt e fundit u larguan nga Karakasi më 26 qershor me drejtim Moskën”, njoftoi ambasada në profilin e saj në “Facebook”.
Duke bërë një paralele me situatën në Shqipëri, mund të pyesin, nëse Meta dhe Basha do të tërheqin “trupat” e tyre në ngritura për prishjen e zgjedhjeve dhe të instaluara në terren të gatshëm për 30 qershorin?!
“Topi” është në fushëtn e opozitës dhe të Presidentit, për të parë nëse do të zgjedhin të mos bien ndesh me kërkesën amerikane që të lënë mënjanë dhunën deri më 2 korrik dhe të mos prishin zgjedhjet, ose të futen në listën e “organizatave të dhunshme”.
Dhe si për ironi të fatit si Basha dhe Meta kanë shfrytëzuar në maksimum paratë ruse për të bërë lobim në SHBA që të vijnë në pushtet dhe për të cilin janë nën hetim dhe nga organet ligjzbatuese amerikane.
Dhe shpallja “organizatë e dhunshme” një gjysmë-shkalle më poshtë se sa “organizatatë terroriste” ka brenda jo vetëm bllokimin e lëvizjes në SHBA dhe vendet mike të shtetit më demokratik të botës, por dhe bllokimin dhe sekuestrimin e parave, aseteve dhe biznesve jashtë vendit.
Do të sakrifikojnë kaq shumë liderët e opozitës?! Mbetemi vetëm ta shohim./M.Nikaj