Kreu i qeverisë, Edi Rama është ndalur sot në Himarë, në takimin përmbyllës të fushatës në këtë bashki, duke nënvizuar ndryshimet e mëdha që janë bërë në gjithë zonën, që sipas tij, dikur ishte Bathorja në buzë të mrekullisë së Jonit.
“Sot Himara nuk është ajo që duam, por është në transformim e sipër. O e bëjmë ne, o nuk e bën askush tjetër, as Himarën, as Shqipërinë”, tha Rama.
Rama deklaroi nga Himara se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe këtë nuk e luan as topi.
“30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani i Monikës dhe dekret pas dekreti i Baba Xhikës që më kishte çuar një letër dashurie që çuditërisht ma çoi pasi u djeg KZAZ në Vaun e Dejës.
Dashuri me kod, reflekto edi se e shikon ca po ndodh”- tha ai.
Më tej, duke iu referuar shembullit të dhënë nga Meta se edhe Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet.
“Ramiz Alia i shtyu zgjedhjet se ishte shqiptaria e ngritur për ndryshuar sistemin, se kështu si erdhi puna sot që Nishani krahasuar me baba Xhikën na duket se Xhefersoni, edhe Ramizi na del burrë shteti që shtyu.
Po këtu ku është populli që është ngritur, populli i atyre familjarëve të kreut të bashkisë së Vaut të Dejës që hedh gurin dhe fsheh dorën apo atyre punonjësve bashkiak që i mori në qafë një hileqar një i pabesë, një burrë që pi raki në klub dhe njerëzit e tij i con burgjeve ja këta janë”– tha ai
Ai ka falënderuar publikisht ish-ministrin Damian Gjiknuri.
“Falënderoj Damianin për faktin se në asnjë minutë nuk ka harruar detyrën si drejtues politik i qarkut pavarësisht se ka pasur mbingarkesa pune kur ka qenë ministër, apo mbrapa kur nuk është ministër i ka qëndruar mbi kokë Vlorës dhe punët flasin vete edhe falë këmbënguljes së tij që e meriton plotësisht një falënderim”, tha ai.
Rrofte Himara, zemra e Kombit shqiptar!