REAGIMI i fortë i OSBE: Zgjedhjet më 30 qershor. Dënojmë ashpër sulmet ndaj KZAZ-ve dhe zjarret në shkolla. Nxitësit e akteve të dhunshme të vihen para ligjit

28 Qershor 2019, 11:06Politika TEMA

OSBE nuk njeh dekretin e Metës për shtyerjen e zgjedhjeve dhe dekretimin e ri të tij, për një datë të re zgjedhjesh vendore më 13 tetor.

Gjithashtu OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që synojnë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në komunat anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit.

Më tej OSBE bën me dije se nxitësit e akteve të dhunshme duhet të mbahen ligjërisht të përgjegjshëm, ndërsa i bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të përdorin masa proporcionale.

Më poshtë deklarata e plotë e kryetarit të OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçák, Sekretarit të Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Palës së OSBE-së Roberto Montella.

OSBE-ja ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe i ka nxitur në mënyrë të përsëritur të gjithë aktorët relevantë të angazhohen në politika konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. 

Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të kaluar ngërçin aktual, të angazhohen në dialog pa parakushte dhe të sigurojnë që zgjedhjet e kësaj të diele të zhvillohen paqësisht. Ne i nxitim të gjithë aktorët të mbështetin shtetin e së drejtës, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore.

Teksa njeh të drejtën e shqiptarëve për mjetet e paqta të protestës, OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme të kohëve të fundit kundër organeve të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, ku u dëmtuan shkolla dhe material zgjedhore. Të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe administrative duhet të zgjidhen në përputhje me shtetin e së drejtës dhe proceset ligjore.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, pengon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore.

Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fusha kryesore, gjatë viteve të fundit, të ilustruar nga miratimi i njëzëshëm i të gjitha 56 shteteve të tjera pjesëmarrëse që Shqipëria të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së në vitin 2020, ne jemi të bindur që Shqipëria do të jetë në gjendje të përparojë, nëse në vend ushqehet një ndjenjë e pjekur përgjegjësie për përparimin dhe reputacionin e vendit.

Si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar”(TemA)

3 komente në “REAGIMI i fortë i OSBE: Zgjedhjet më 30 qershor. Dënojmë ashpër sulmet ndaj KZAZ-ve dhe zjarret në shkolla. Nxitësit e akteve të dhunshme të vihen para ligjit”

  1. Yyyyyyyyy says:

    E hengren PeDeja dhe LeSheLia!

  2. Dardan says:

    Nxitesja dihet: Voltana Haxhi Qamili…

  3. Je suis OSBE says:

    Edhe un si OSBE-ja jam kunder shkaterrimeve. Po çfarë t’i besh. Thone qe i çmenduri sa do që ta ndalesh e ben ate qe do me justifikimin se ne koke i flasin zëra. Edhe keta me siguri i justifikojne zjarret me degjimin e zerave ne koke. Kur te perballen me ligjin nuk e di a do jenë per burg a për çmendinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje