Presidenca ka reaguar pas kritikave që deputetja e PD-së Rudina Hajdari i bëri kreut të shtetit Ilir Meta.
Postimit të deputetes në Twitter iu është përgjigjur zëdhënësi Tedi Blushi i cili u shpreh i zhgënjyer që Hajdari nuk respektoi heshtjen zgjedhore.
“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun,”shkroi Blushi.
Ndërkohë, më herët Hajdari ironizoi takimin e kreut të shtetit me zëvendës kryetarin e LSI Petrit Vasili.
“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm,“-shkroi deputetja.(TemA)
……..kete e dine edhe qente e ruges. naive mendon se mbulohet muti me shure. dorezoni parat e popullit , jotem eshte e qelbur nga korupsioni.
More teddy ,nuk del dot nga lloji pupaceve.Turp qe punon ne presidence.Po mos te kishit sabotuar ligjet e vetingut etj nuk do ishte gjendja keshtu.Presidenca nuk eshte faqe humoristike dhe ironike.Ne se Rudina ka aq force sa te devijoje qe ne hapin e pare drejtesine bravo i qofte,por dhe tregon se drejtesia nuk eshte e kapur nga edi.Mbyll gojen pitbull i presidentit.Por dhe ai ate mendon,si ti shpetoje vetingut.
Rudina vetem qe ka lindur nga i ati.Nuk ka asgja negative.por,nese i ati do ngjallesh per momentin do krenohej me vajzen e vete ekselence.Kjo vajzuke ka lindur nga ferra Azem dhe po lulezon si nji lule e denje per ku asht nisur e kuvendon.
Presidenca e kthyer ne klub lagje, replikojne njesoj si cunat e mbledhur te pikat e bastit. Dhe te mendosh qe kta bejtexhinj paguhen nga parate e popullit.
Rudines i lumte, nuk u be dele si ju te gjithe.
Vazhdo Rudina lere c thote Vasili, Blushi me shoke.
Jane te deshperuar dhe s kane me se merren.
Burra palaco! Turp!
Si ishte ke videoja e Priftit (pastë rahmet);
Prifti: Do na hedhë në gjyq.
Meta: Ke cili gjyq? Vajzën e anëtares së Gjykatës së Lartë, e kam çuar ambasadore në Austri.
_Vaj vatani, mjerë mileti.
Beni krahasimin midis demokracise Amerikane dha asaj shqiptare!..Megjithese eshte lindur dhe eshte rritur ne Shqiperi,eshte edukuar dhe ka marre pjekuri ne Amerike..Sigurisht do te kete ndryshim esencial Rudina e Azemit!