Akuzohet për pastrim parash, ish kryeprokurori Llalla kundërshton Krimet e Rënda

28 Qershor 2019, 14:53Kronika TEMA

Adriatik Llalla vendos të trokasë sërish në dyert e gjykatës së Krimeve të Rënda duke refuzuar zgjatjen e afateve të hetimit.

Përmes avokatit të tij, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho që mori edhe tre muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje dosjes.

Ai argumenton ndër të tjera, se institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.

Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.

Hetimet kanë mbetur prej disa kohësh në vendnumëro, në pritje të mbërritjes së letërporosive nga Gjermania.

Më herët, janë administruar disa përgjigje nga autoritetet gjermane, por prokurroia e ka parë të nevojshme të kërkojë informacione shtese, me argumentin se janë në interest ë cështjes.

Kërkesa e ish-kryeoprokurorit Llalla do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.

1 komente në “Akuzohet për pastrim parash, ish kryeprokurori Llalla kundërshton Krimet e Rënda”

  1. likefloriri says:

    Sa mire per vehte i dika ligjet ish prokurori, por per te mbrojtur shtetin pse nuk vepronte, apo shteti duhet shkaterruar, edhe nga prokurori i pergjithshem. Nuk e kuptoj se pserse eshte akoma i lire ky hajdut ordiner e kriminel, i cili jo vetem shkaterroi prokurorine, por i dhe dha shkelmin shtetit. Prokurori i sales e likes. Zonja prokurore mbili ne nje tufe dhe plasi brenda keta hajdute e kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje