Vëllai i ish-shefit të Policisë Rrugore në Elbasan, Fadil Mema, Bilbil Mema ka kërkuar që gazetarët e kronikës të mos raportojnë lidhur me ngjarjen e vitit 2006 ku efektivi mbeti i plagosur.
Përmes një deklarate për media, ai ka theksuar se publikimi i sekreteve hetimore në prag të procesit gjyqësor, do të dëmtonte dosjen dhe ndëshkimin e autorit.
Ndër të tjera ai shprehet:
“Mbi publikimin ne media te materialeve te dosjes se plagosjes se vellait tim Fadil Mema ne vitin 2006.
Publikimi I ne media i kesaj dosje qe ka qendruar ne heshtje per plot 13 vjet dhe pikerisht sot ne kete situate te renduar politikisht, ne prag te nje kaosi institucional, dhe pikerisht disa dite para daljes para drejtesise te autorit te dyshuar ,ka si qellim delegjitimimin e kesaj dosje .
Per kete aresye :
Do ti kerkoja prokurores se pergjithshme zonjes Marku nisjen e nje hetimi per te nxjere para drejtesise personin pergjegjes qe nxjerr sekretet hetimore perpara se ato te marrin forme ne gjykate, duke e bere institucionin e prokurorise te pabesueshem.
Do ti kerkoja publikisht gazetarit Qyno ,por edhe gazetareve te tjere te kronikes se: I sherbejne me mire publikut nese I serviren materiale,deshmi apo deklarime qe merren para gjykates ,pasi aty kane marre fuqine e plote ligjore. Ne kete kontekst,provat apo dyshimet tona te cilat kemi patur kurajo ti deklarojme para organeve ligjzbatuese per aq sa na kane pyetur qe kur kane filluar keto ngjarje ,ato kane qene aty prej 13 vitesh dhe nuk mund te nxirren e perdoren si material per te mbuluar ngjarje te tjera kriminale ne Elbasan. Paraqitja ne shtyp e fakteve te kopjuara keq apo qellimisht te shtremberuara ne lidhje me pjestaret e familjes time do te jene se afermi objekt I nje padije ne gjykaten e Tiranes.
I kerkoj Policise se shtetit shqiptar : Te ndaloje se perdoruri emrin e familjes time ,historine e vrasjes se nje Majori te policise shqiptare Fadil Mema per te mbuluar autore,apo ngjarje te tjera kriminale qe nuk kane lidhje me ne dhe jane te identifikuara qarte dhe me prova jo vetem mga policia e shtetit por qartesisht edhe nga publiku qytetar I Elbasanit,Me kurajo dilni e u thoni njerezve te vertetat qe duhet te dine , Mjaft me”, nënvizohet ndër të tjera në deklaratë. (TemA)