Pengim i subjekteve zgjedhore, në hetim kryebashkiaku i Lezhës

26 Qershor 2019, 13:45Kronika TEMA

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj do të procedohet në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Gjatë një emisioni televiziv ai deklaruar se do të bëjë çmos që dekreti i presidentit të zbatohet, dhe se do ishte i pari që do të bënte burg “për mbrojtjen e demokracisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.

Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;
– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë”, njofton policia. (TemA)

1 komente në “Pengim i subjekteve zgjedhore, në hetim kryebashkiaku i Lezhës”

  1. Lezhian says:

    JANE MESUAR ME KOMUNISTIN BIRRISHA
    FOLE FOLE SE NUK TE GJENE GJE
    HARROJNE SE GJERAT KANE NDRYSHUAR I FUTI RAMA TE GJITHE PLEHRAT NE BURGE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje