FOTOT: Aksidenti tragjik që solli vdekjen e 18-vjeçarit, dy kushërinjtë u përplasën me njëri- tjetrin

26 Qershor 2019, 10:37Kronika TEMA
FOTOT: Aksidenti tragjik që solli vdekjen e 18-vjeçarit, dy

Tre makina janë përplasur në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ku një i ri ka humbur jetën.

Policia bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 18-vjeçar, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Dy kushurinjtë Mariglen e Bajram Sharka janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga përplasja e dy makinave, ka mbetur i vdekur Klodian Sharka, i cili ishte pasagjer.

“Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik”, – thotë policia.

Gjithashtu janë plagosur edhe 4 persona të tjerë, shoferët e makinave dhe pasagjerë, të cilët ndodhet në spital. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihen shkaqet.

Njoftimi

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje (pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

4 komente në “FOTOT: Aksidenti tragjik që solli vdekjen e 18-vjeçarit, dy kushërinjtë u përplasën me njëri- tjetrin”

  1. Aqif Kopertoni says:

    Perse nuk futen ne funksion mbikalimet ne kete rruge? po lihen kryqezimet si ne gjendje lufte me tabela qe sinjalizojne sikur po futesh ne ferr

  2. ALIU says:

    NE TE SEMES I QOFT SE ECIN SI TE DROGUAR ZAGARET

  3. Futja kot says:

    Kjo rruge eshte projektuar per te bere aksident

  4. Skrapari says:

    Po te ikesh avash nuk ndodh kurre aksident,s’kane fajin rruget.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje