“Apeli Korçë” rikthen në burg të dënuarin me burgim përjetë, nis procedimi penal ndaj gjyqtarit që e liroi

26 Qershor 2019, 17:41Kronika TEMA

Gjykata e Apelit të Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg Gert Gjenerarin, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali që ekzekutoi “të fortin” e Tiranës Naim Zyberi. 

Sipas konkluzioneve të nxjerra nga trupa gjykuese, gazeta “TemA” mëson se është prishur vendimi i shkallës së parë dhe është shpallur në kërkim i dënuari për ta rikthyer në ambientet e izolimit.

Ndëkohë, dyshohet se ndaj gjyqtarit Markelian Kuqo që i dha lirinë ka nisur procesimi penal.

Rihapja e dosjes, nisi fill pas ankesës publike të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kundërshtoi lirimin e tij.

Kjo e fundit, në një dalje të menjëhershme për media, dënoi lirimin me kusht ku nënvizoi se në lidhje me çështjen, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ-së dhe Inspektoriatit të Lartë Shtetëror për nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit që dha vendimin, ndërsa njftoi se është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë.

“Nga hetimi rezulton se vendimi pavarësisht se nuk është i formës së prerë është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kriteret e kodit penal. Për këtë arsye MD i është drejtuar KLD dhe inspektoriatit duke kërkuar procedim disiplinor për gjyqtarin që ka dhënë vendimin.

Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ dhe inspektoriatit të Lartë Shtetëror për inicimin e hetimit disiplinor për gjyqtarin. Shpreh besimin se Prokuroria, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspetorati do të veprojnë shpejt dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin administrativ dhe penal në lidhje me këtë çështje.

Pavarësisht se Vettingu është në vijim, paralelisht me të gjitha rastet dhe vendimet skandaloze do të hetohet për të vënë para drejtësisë”, u shpreh më herët Gjonaj.

I dënuari me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari fitoi lirinë me vendim të gjyqtarit Markelian Kuqo në argumentimin  se “është rehabilituar plotësisht, ka sjellje shembullore dhe ka normalizuar marrëdhëniet me trashëgimtarët e viktimës”. (TemA)

5 komente në ““Apeli Korçë” rikthen në burg të dënuarin me burgim përjetë, nis procedimi penal ndaj gjyqtarit që e liroi”

  1. Histeria says:

    vetem ne albanistan ndodh qe nje minister, dmth politikan, qofte edhe ai i mender drejtesise te bej gjyqin gjyqtarit, kur vendimi nuk i pelqen politikes! se kur i pelqen politikes e ben gjyqtarin kryetar gjykate. tani ky tipi qe rikthyen ne burg te shkoj dhe te vrasi gjyqtaret e dyte se ska ca humbet. biles keshtu fiton drejtesia ne kohen kur ske ku ta gjesh.

  2. Loran shehu says:

    Po ky shtet esht kthyer ne gjobvenes ne cdo vend te botes nuk ekziston me denimi perjet vec per terrorrizem

  3. Bobi says:

    Po te kishte vrare ndonje hallexhi se donte ta grabiste jo burge te perjetshem po dhe izoluare 24 ore. Po pu Gerti vrau nje grabites perdhunuse dhe pengemarres. Zyberi e mbajti nje muaje penge Gerti ne kembime te lirimit i jati i Gertit u fute ne borxhe. Dhe po mos ta kishin vrare Gerti dhe ai tjetri qe zyberi i vrau vellane se i ngriti zerin, keta do ishin eleminuare te dy. E lini djalin rehate se u fute ne burke 20 vjece dhe eshte 40 tani. Pse nuk flisni per Lule berishen nga durrsi apo i shpeton shurra ministres nga frika. Dhe Luli me burgim te perjetshem ishte dhe zberi ase 10 vjet.

  4. Nick says:

    Ndyresia e rradhes…nuk paska fund e keqja ne kete vend! Motoja e dites per plehrat gjykates, e prokurore, KÇK!! Kap ç’te kapesh se per te ikur kemi!

  5. Titi says:

    Po me Lul Berishen qe ka mbi supe 7-te vrasje dhe livallis i lire ne Durres drejtesia si do reagoje, ai meriton denim me vdekje dhe jo me burg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje