Mund të fitosh me Edi Ramën, por nuk fiton dot me Amerikën

29 Qershor 2019, 11:52Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Të dielën kemi zgjedhje. Ose votime, mund t’i quajmë si të duam. Fakti është se mbi 5000 qendra votimi do të jenë të hapura, për të pritur ata që nuk do i drejtohen plazheve ose që nuk do të protestojnë duke bojkotuar, sharë e shfryrë kundër qeverisë. Engima e parë u zgjidh dhe ka të bëjë me mbajtjen e procesit elektoral të zgjedhjeve vendore.

Se çfarë do të ndodhë me qetësinë dhe rendin publik në zgjedhje, kjo është një çeshtje tjetër, e cila është tejet e komplikuar si për dhunuesit, ashtu dhe për viktimat. Madje për të parët më shumë se për të dytët. E sigurt është se këto zgjedhje, ose më saktë dhuna e mundshme kundër tyre, kanë kompaktësuar si rrallë herë më parë, një “kuadrat” kancelarish e institucionesh, që fillon në Romë, vazhdon në Londër, Bruksel, Paris dhe përfundon aty ku përfundojnë zakonisht të gjitha sherret e andrallat e demokracive të vogla si kjo e jona: në Uashington.

Është e qartë si drita e diellit, se opozita e humbi bastin e madh të prishjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. E humbi bujshëm këtë bast edhe Presidenti i Republikës, i cili zbriti në mejdanin e fushatës, madje duke dalë në punë që në orën 5 të mëngjesit, për të pritur miqtë imagjinarë me të cilët do të zgjidhte krizën!

Është një bast i humbur për të gjitha palët anti-zgjedhje, që ka nga pas një llogari të nisur atëhere kur vishnim pallto e doreza, e kur dukej se qeveria Rama i kishte ditët të numëruara. Eshtë një gafë e hatashme, nga ato që djegin gjatë e harrohen me vështirësi, aq më tepër kur janë gafa të përsëritura. Kalkuluan keq reagimin e të huajve për mandatet, kalkuluan keq efektin ngurtësues të reformës në drejtësi mbi proceset politike, kalkuluan keq faktin që s’mund të marrësh lehtë nëpër këmbë një proces zgjedhor. U sollën në vitin 2019, me standartet e viteve ’90!

Entusiazmi i shkurtit, energjia opozitare që grumbulluan mandatet e hedhura në Lanë, mijërat e zhurmshëm të militantëve që opozita sillte me autobusa nga anë e anës, fjalimet e ndezura plot kërcënime, rituali i “rrëzimit të Ramës pas çdo proteste dhe himni i stonuar i kryetarit të opozitës – të gjitha këto tashmë duken si një aksesor i harruar në një cep të dhomës. As frymë popullore, as rrethim të qeverisë, as nxjerrje jashtë të parlamentarëve duke ikur mes shkurreve të Rrugës së Elbasanit.

Përkundrazi, nga kjo rrugë historike e Tiranës, do të vinte ajri i akullt që do të paralizonte gradualisht të gjitha tentativat e opozitës për të shpallur triumfin e kaosit. Mund ta fitosh garën me Edi Ramën, por s’mund ta fitosh asnjëherë garën me Amerikën! Kjo është sentenca e dhimbshme e katër muajve krize mandatesh. Ky është verdikti cinik i rënies së nismës së rradhës të PD-LSI, të cilat kujtuan se kishin ndërtuar rreth maxhorancës furtunën perfekte që do të bllokonte zgjedhjet dhe do të përmbyste pushtetin në tavolinë.

Tani, kur punët ndodhen në zgrip e kur dhuna mbi procesin e votimit është njëherësh e vetmja kartë e mbetur, por edhe e vetmja tabu e paprekshme (siç na kanë thënë dhjetra herë në anglisht këto ditë), kjo dilemë egzistenciale përbën dramën politike të Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Të shkojnë deri në fund të rrugës që kanë nisur, apo të kthehen në metrat e fundit. Emocionet ftojnë për variantin e parë, logjika shtyn për të dytin. Sepse siç e thoshte me të drejtë Presidenti të shtunën, “të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por dhe të hënë”. Ndoshta-ndoshta, me zgjuarsinë e tij natyrale, Ilir Meta ka reflektuar i pari për këto muaj. Megjithëse ka ditë që i bën thirrje Ramës që të reflektojë për të kundërtën…

10 komente në “Mund të fitosh me Edi Ramën, por nuk fiton dot me Amerikën”

  1. ¬ says:

    Ftojm votuesin ditën e nesërme që të mbroj votën duke u përleshur me disa rebel lagje apo fshatrash. (sot ka mënyra të shumta me penguar të verbërit në planet tuaja, ku filmimi me celular, këshillat orale, ose paralajmrimi te policia e zonës për pregatitje aty ku banon., do bëjë që votimi të mbyllet pa incident dhe viktima.

  2. kastriot says:

    E kujt i hyn ne pune zgjuarsia fshatareske e metes per te shpetuar bythen apo per te filluar sabotimin nga e para.Mjaft do te thote mjaft.Ne te drejten gjermane “nein” eshte “nain”,as +- “por” e te tjera lehtesuese.

  3. xxx says:

    Do ishte me mire qe opozita te dilte ne opinion me koke te ulur qe i beri gabim llogaritjet, keshtu do te mund te ringrihet duke i bere nje analize kritike kesaj gjendj, vetem doreheqja e Lulit dhe largimi i berishes mund ta ringrejne PD, ne te kundert i pret shuarja dhe kthimi ne hi i kesaj partie

  4. BK says:

    Por mo po, por shqiptaret nuk jane me mentalitetin e vitit 1991 per demokracine, kur kujtonin se ne Pernedim gjithcka eshte perfekte.
    Kjo vinte se nuk kishim informacion.
    A te kujtohet kur studionim ekonomine politike te kapiatlizmit ne kohen e socializmit?
    Po permend disa fenomene negative qe kemi mesuar dikur.
    – Mafia qeveris vendin.
    – Partite marrin zotime te parealizueshme para zgjedhjeve dhe nuk i mbajne premtimet.
    – Cmimet rriten vazhdimisht.
    -Per shkak te teknologjise, papunsia rritet.
    – Krimi ekonomik mbetet fenomen i zakonshem.
    – Rritje te kriminalitetit.
    -Gjykata te korruptuar.
    -Blerja e votes.
    – Homoseksualizmi etj.
    Te gjitha keto fenomene, e verteta eshte se nuk i kemi besuar, duke menduar se eshte propagande ideologjike kunder kapitalizmit.
    Me thuaj nje nga keto qe nuk qendron.
    Jo vetem kaq, por ka dhe te tjera per te shtuar.
    Nuk na eshte thene ne ate kohe, se nuk e kane per gje ta marrin nje njeri ne rruge me nje 8 vjecare te thate dhe ta bejne drejtor.
    Nuk ka demokraci as ne Amerike dhe as ne Europe.
    Tramp, nuk eshte president qe vjen si produkt i shoqerise amerikane, por si produkt i superfuqise se tij financiare, ja kjo eshte demokracia edhe ne Amerike.
    Keshtu qe ke te drejt kur thua se nuk e mund dot Ameriken, por ju e thoni ne nje kuptim tjeter, Ameriken si tempullin e demokracise qe nuk eshte kurre.
    Se ata qe jane sot ne pushtet, kane gabuar me bekimin e ambasadoreve amerikan e europian ne vendin tone.
    Nuk eshte veshtire per te kuptuar se dhe atyre u pelqente korrupsini.

    1. mik says:

      BK – Koment rracional.

  5. Lik says:

    Kaq muaj protesta,kaq energji dhe para te shpenzuara per ti bere gropen vetes.Ne te gjitha rastet PD-ja eshte kunder interesit kombetar dhe drejt fundit te pashmanshem te saj.
    Pavaresisht skandaleve te qeverise eshte e pajustifikueshme braktisja e mandateve dhe dhuna e ushtruar prej saj.

  6. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kur perplasen dy veze,njera do thyehet !?
    Njera veze ,ka qene e thyer qe ne 97 -en.
    Por ne doren e nje pacienti,te cmendur ,kjo veze u perdor perseri ,sikur kete radhe ,po e perdorte “sovrani ” !
    Ne ate kohe,kur gjyqtaret dhe shefat e komisarjateve ,i emeronte dhe I shkarkonte ,i dukej veza e forte.
    Mjafton te ndjekesh ish ministrin e brendshem ,ish shefin e shtabit,me veze ne dore (flakodanet )bindesh se prej kujt drejtohen paraushtaraket
    Tani vezet dhe perdoruesit do kerkojne vend ne koshat e plerave.

  7. Sali kerma says:

    Meta ishte mo i quti i gjithë kesaj historie

  8. Apolon says:

    Te ngazellehesh deri ne orgazme per faktin se he Albanistan po instalohet sitemi monopartiak= DIKTATURE , know ndodh vetem me nje vend ku parimet baze te nje shoqerie njerezore nuk njihen , e per rrjedhoje as mund te pretendohet se zbatohen. Po ju duket se USA ju mbeshtet njeren gjysme debilash kunder gjysmes tjeter te idioteve qe perbejne be pergjithesi kombin shqiptar. Me trade e ndyre nuk beheni. Jo me kot fqinjet ju Kane gamisur sa here ju eshte dhene rasti. Nuk e meritoni asnje sekonde vemendjen e askujt. Mbushet italine me kurva, duke trafikuar vajzat, motrat edhe grate tuaja. Jeni llumi I njerezimit, edhe derrat kane me shume dinjitet. Falenderoj zotin qe te paret e mi nuk ishin shqiptar, dhe u rikthyen ne vendin e Tyre ne Greqi ku jetojne me nder e dinjitet she nuk zhgerryhemi si alvanosat e leshit. Gjeja e vetme e mire qe keni Jane femrat we I keni nxjerre rrugeve te evropes per tu shkerdhyer. Vdekje trade muterve.

  9. BK says:

    Meqe fliske shqip, une te siguroj se te paret tuaj jane puro shqiptare, por me nje ndryshim, jo nga shtresa e mesme e shqiptareve.
    Nuk duhet te te vije cudi, se besoj duhet ta dish, se gjysma e popullsise ne Greqi, eshte shqiptare.
    Me pak se gjysma jane turq dhe ajo qe mbetet greker.
    Po qe se je i ri, ndoshta do tja arrish kur te kuptosh se greker ka patur vetem ne Athine.
    Po Maqedonia e Jugut kush eshte, se Te Veriut e dime.
    Te gjithe maqedonasit ne Greqi jane shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje