Ndërkombëtarët "përveshin mëngët", dalin në terren për monitorimin e zgjedhjeve

30 Qershor 2019, 09:00Politika TEMA

Zgjedhjet e 30 Qershorit po monitorohen imtësisht nga trupa diplomatike e akredituar në Tiranë.

Ndërkombëtarët janë në terren ku po vëzhgojnë nga afër situatën.

Veç misionit të OSBE/ODIHR, këto zgjedhje edhe selitë diplomatike në vendin tonë kanë nxjerrë stafin e tyre në monitorim dhe vëzhgim të zgjedhjeve.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones, është gjendur këtë mëngjes në shkollën Edit Durham për monitorimin e zgjedhjeve vendore 2019, ambient i cili është kthyer në qendër votimi. Ambasada Amerikane ka nxjerrë stafin e saj për vëzhgim të procesit zgjedhor.

2 komente në “Ndërkombëtarët “përveshin mëngët”, dalin në terren për monitorimin e zgjedhjeve”

  1. j says:

    Po ata trimat e sali malokut si noka,rroka dhe doka kishin dale ?
    Poshtë malokët,rroftë Amerika,rroftë populli shqiptar.

  2. juristi I varur ne menyre te pavarur says:

    Tallin prapanicen me ne plehrat e planetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje