Nga Spartak Ngjela
A mund të ketë dhunë gjatë procesit zgjedhor?
Nuk kuptohet ende mirë se cila do të quhej dhunë në lidhje me proçesin zgjedhor.
Çfarë lloj dhune: me armë, me molotov, me sende të forta, apo me duar duhet të jetë kjo? Sepse, këto janë mundësitë për dhunë kundër një proçesi zgjedhor.
Me armë është pamundësi, sepse kjo quhet luftë civile. Me granata Molotov, nuk është e re, por dëmton hedhësit dhe drejtuesit e PD.
Me sende të forta, do masivitet, i cili nuk ekziston për të mbuluar gjithë Shqipërinë. Me duar, është aventurë fëminore.
Atëherë?
Asgjë nuk mund të ndodhë, në funksion të bllokimit të zgjedhjeve.
Por shenjat janë se duhet të ketë pasur organizime të nëndheshme ku të mund të marrnin pjesë dhe faktorë të huaj antiperëndimorë.
Por këtë tani e ka bllokuar përfundimisht kërcënimi amerikan i Departamentit të Shtetit, i cili theksoi që “lëvizjet e dhunshme do të përbënin bazë për të prerë marrëdhëniet me Shtetete Bashkuara”.
Domethënë se do të quhen lëvizje antiamerikane nga individët drejtues që kanë lidhje me vendet apo politikat e dhunshme antiamerikane. Kjo është e rëndë, sepse mban brenda vetes një karakter striktligjor.
Në fakt ky do të ishte një fund shumë i dëmshëm për Bashën, Berishën dhe Metën. Shumë më i dëmshëm dhe me më tepër rrezik se vetë akuza e pritshme për korrupsion ndaj të treve.
Na duhet të vëmë në dukje, që kjo ka qenë një situatë me tepër rrezik, sepse është në thelb një aktivitet kriminal i organizuar nga qarqet e larta të korrupsionit politik me bashkëpunëtorët e tyre klienteliste me para, që kërkojnë të mbrojnë pasurinë e paligjshme që kanë vënë bashkë me politikën e lartë.
Domethënë, që këta kërkojnë të mbrojnë një krim të kryer, duke kryer një krim të ri. Pikërisht kjo tani u neutralizua me kërcënimin paralajmërues dhe të hapur nga politika amerikane, e cila theksoi se “pikërisht për këtë, SHBA ka sjellë në Tiranë monitoruesit e vet që drejtohen nga Ambasada Amerikane”.
Kjo don të thotë se persona të specializuar nga agjensitë e shtetit amerikan, janë nesër prezent dhe aktivë në një hetim të nivelit të lartë.
E gjithë kjo që shprehëm, na çon në mendimin solid se opozita jashtëparlamentare sot nuk mund të bëjë dot asgjë. Sepse, edhe nëse ka pasur naiviterin e veprimeve të fsheha, tani e di që është e survejuar.
Por, kjo kohë na tregoi hapur se është sërish politika amerikane ajo që i ndihmoi shqiptarët në një kohë rreziku, i cili kushedi se ku ishte gatuar.
Prandaj: ju uroj votim të mbarë bashkatdhetarëve, kudo ku ata ndodhen, se sot do të kenë një ditë të qetë.
Faleminderit Avokat, optimist patriot si gjithmone.
Respekte.
Meta,berisha,basha,gabelja,nokat e rrokat,të gjejnë avokat.
Ditë të vështira vijnë për hajdutëte popullit,agresorët e instituxioneve dhe të shtetit.
Fytyra politikanësh si.Saliu,Luli,Iliri Monika e co.Nuk i duhen as drejt.Ata vodhën vranë prishën shkatëruan Shqipërinë e shqiptarët që akoma sa duhet nuk ndjejnë erën e kërmës që këta lëshojnë.Jo se Edi është zenith,por në krahasim me këta monstra duket si zeusi.Nravo i qoftë nuk na e merte mendja,por.Ai ja.u.futi.debilave.PD E LSI .Era q qelbur e tyre,kundërmon deri në Amerikë.e cila ju ka vënë.përfundimisht dërmën.Dhe Shqipëria mesdhetare do jetë më e.bukur me siguri pa PD E LSI.!MË duket se ja.aritëm kësaj dite.
ESHTE NJE TURP I MADH DHE I PAPARE NDONJEHERE ,QE POPULLI SHQIPETAR ,I NJE FORCE POLITIKE E CILA ME DESHIREN E SAJ JEP DORHEQJE , NUK LEJOJNE VELLEZERIT E TYRE, TE MARRIN PJESE NE VOTIME . JA SE CFARE BEN OPOZITA E SHKATARUAR TOTALISH . KERKON ME CDO KUSHT TE SHKATARROJ GJITHE SHQIPERINE .
Kjo qe thote avokati eshte me se e vertete,plani qe bere qe te shkaterrohej procesi zgjedhor,dhe te kishte konfontime deri edhe ne vella vrasje. Po fale mbeshtetjes se vertetes, nga populli Amerikan dhe udheheqsit e tij ne ti shpetojme nje lufte te tille. Edhe nje here mirnjohje popullit Amerikan.
Provokator budalla.
Sakte.
Jam plotesisht dakort me ju , Z. Ngjela .
Itash votova , e di , ishte e rende per demokrtatet kur me pane , por une jam perendimor, nuk jam si Luli e Mona.
Isha pak hajn , por kam xane mend.
pershendetje avokat,dita e soteme i verteton te gjitha gjert qe ti i ke thene ketu e vite, dhe ndoshta ju kethen mendjen dhe atyre qe te kane snobuar, je patriot i vertet dhe njeri me moral te larte, kriminelet e te koruptuarit ne burg, shqipetaret e ndershem nje nivel jetese me te mire
RESPEKTE pafund TAKU ! ! Je PROFET AVOKAT ,sepse deri tashti té kané dalé 100% ato qé ke théné !!!!! RROFSH 1000 Vjet O TAKU BOSI
Avokat Ngjela, nje pyetje kam per Ju: Nese keta te apostrofuarit dhe te tjete gjenden prapa grilave, a do te pranonit t’i mbroni si avokat i tyre ? (Ne do te kerkonin qe Ju t’i mbroni)
Une i jam mirnjohese popullit tim. Qe po tregon maturi qytetare e politike. Askush nuk mund te ndaloje te drejten e votes ,per te cilen eshte derdhur gjak. Kush demton me paramendim kete Liri te shenjte eshte i destinuar te jete pakice. Shqiptaret e kane te qarte se vetem me vote te lire behet rrotacioni. Dhe kur populli nuk te do nuk ka perendi qe ta ndale. Edhe njehere flm populli im i mrekullueshem. Ka ardhe koha qe te vije nje fryme e re. Me njerez mendje hapur vizionare. Votime te mbara
Oret e fundit te bandave PD / LSI….Fitore.
Forcat e Rendit duhet te jene ne gatishmeri nr.1 sepse PD si parti e erresires do te tentoje qe ne fund te votimit e dergoje njerez ne sebepin per tu shtyre zgjedhjet se ka votues qe dun te votojne deri ndoshta sa te erresohet e pastaj te hyje ne veprim!Nuk eshte e rastesishme qe nje fare Voltana Ademi nje femer qe akoma kerkon vitet 45 ka nxjerre me urdher te saj te gjithe punonjeit e Bashkise ne pune e njekohesisht edhe Toto Likja me nje urdher te veçante ka nxjerre te gjithe punonjesit e Presidences ne pune per keto ore te fundit!C’fare fshihet pas ketyre urdherave mbetet per tu pare ku nderkohe qe “toto Likja” u rekomandoi njerezve te shkonin ne plazh e pervete te qendroje ne Tirane por te mos votoje sepse tashme ka dale hapur qe nuk eshte me per unitetin e popullit por te opozites!Uroj qe mos te realizohet asnje plan qe ata kane ne organizimin e tyre ku siç dihet ,Ujku eresire do!
krenari je Avokat flm shume bravo