Voton Erion Braçe: Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar

30 Qershor 2019, 08:30Politika TEMA

Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka votuar sot që në orën 07:10 minuta te Liceu Artistik, ndërsa dha një mesazh për të gjithë shqiptarët që të votojnë herët në mëngjes.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,- tha ai.

Po ashtu për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.

“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”- tha Braçe. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje