Pandeli Majko voton te Liceu Artistik: Procesi i qetë, pjesëmarrje normale

30 Qershor 2019, 10:56Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish. “Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko.

I pyetur lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.

Ai theksoi se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, tha Majko.

2 komente në “Pandeli Majko voton te Liceu Artistik: Procesi i qetë, pjesëmarrje normale”

  1. Free and fair elections says:

    Votove dhe ti e zhvleresove Dhjetor 1990.Dihej.Sapo e vure dhe ti nje tulle ne perpjekjen per riindtalimin e diktatures.Dhe se ne e dime qe Jo te gjitha diktaturat I ngjajne njera tjetres.

  2. Plaku says:

    Majko je i vogël në moshë,e ke me të dëgjuar besoj ,askush nuk futej në burg në se nuk votonte ,është tjetër gjë që kishte presion për të votuar me doemos app kishte pasoja më pas ,por nuk burgosjen,të paktën nga përvoja ime nuk di ,po raste kur njerëzit nuk donin të votonin dhe vendosnin kushte para organeve shtetërore siç ishin ato të strehimit apo punësimit e kushteve të jetesës po kishte edhe në qytet edhe në fshat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje