Atentat pas mesnate në Elbasan ndaj dy vëllezërve, vritet njëri prej tyre

1 Korrik 2019, 09:47Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy vëllezër janë qëlluar me breshëri plumbash. Njëri prej tyre ka humbur jetën e tjetri ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Broshkë në Elbasan, ku 24-vjeçari Klevi Baho ka humbur jetën në vend nga breshëria e plumbave.

I plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho, 30-vjeç, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit.

Dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, kur disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

30-vjeçari ka marrë tre plumba në pjesën e shpatullës, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën  dhe po mbahet në kujdes intensiv nga mjekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje