Policia ka arrestuar në flagrancë një 66 – vjeçar, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.
Shtetasi Astrit Çuçka u fut në një qendër votimi në Kamëz dhe grisi fletën e votimit, tentoi të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.
Deklarata e policisë:
Arrestohet në flagrancë 66 – vjeçari, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit
Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm
Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. (TemA)
Kafshe, njerez me bisht. Ky as nuk e di pse behen votimet. Benin mire nje here e nje kohe qe shpellaret nuk i linin ( nuk u kerkohej ) te votonin. I prezantonte nje pinjoll, fisnik , person me intelekt e me pasuri. Keta vajti 30 vjete, dhe mendjen e kane vetem te huri. Ç’ta fusesh brenda kete. Ky eshte turp te shkoje edhe ne burg. Injorant gjindja. Ka krijesa qe ashtu siç lindin, nuk evolojne gjithe jeten. Derr i trashe, gdhe.
Duhet me i dashte kafshet e pyllit, por jo njerzit e pylli. Fishta
Lul Basha ne plazh, Iliri me Moniken ne plazh, Saliu ben pushime ne alpet e Austrise. Ky kari ne Bathore gris fletet e votimit dhe shkon ne burg. Nje pyetje kisha :budallalleku mos ka gje brire?
Cudi. ..? Dhe nga ata te protestes. …VOTUAN. …PASHE ME SYTE EAST MI NJERES TE SOJIT TIM. ..DEMOCRACY. ..