Nëse supozojmë se të gjitha votat e hedhura në kutitë e votimit në të gjithë territorin e Bashkisë së Dibrës janë për Partinë Socialiste, atëherë kjo parti është rritur me rreth 7 mijë vota në krahasim me mbështetjen e marrë në zgjedhjet parlamentare të 2017 në të njëjtin territor.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë të diel në Bashkinë e Peshkopisë votuan 16 mijë e 327 persona.
Nëse supozojmë se të gjitha këto vota janë për Partinë Socialiste, atëherë kjo forcë është rritur me 10 mijë vota më shumë në krahasim me zgjedhjet e 2015 dhe me 7 mijë më shumë se votat e marra në 2017.
Në 2016, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, në këtë bashki u zhvilluan zgjedhjet e reja për vetëm për kryetar. Në këto zgjedhje, kandidati i Partisë Socialiste, Muharrem Rama u shpall fitues me 18 mijë vota.
Pikërisht këto zgjedhje janë pjesë e dosjes 184, një pjesë e përgjimeve të së cilës janë publikuar në media ku tregohet për blerje votash.
Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se përgjimet nuk kanë dëmtuar mbështetjen e socialistëve në këtë zonë, që në skenarin më të keq të tyre pritet që të ruajnë nivelin e votave të marra në dy zgjedhjet e fundit.
Dibren e kane masakruar ndoshta dhe me ndonje ok larosh nderkombetare sllavofil. U Jane perputhur interesat: keta Brenda e godasin si origjine te lulit duke i thene ik se nuk te do vendlindja jote. Sllavofilet kane arsyet e veta historike me kete krahine.Turp per keta brenda se ata te tjeret e kane marre pergjigjen nder shekuj. Ne oren 18 u tha 10000 votues ne oren 19 u tha 16800!?? Njeriu normal kupton e reflekton.Thjeshte fare, skema vaxhdon.