FOTOT: Eklipsi i rrallë diellor... bën ditën natë

3 Korrik 2019, 16:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Eklipsi i rrallë diellor... bën ditën natë

Për pak minuta dita u kthye në natë në Kili dhe në Argjentinë, teksa miliona persona u bënë dëshmitarë të momentit kur hëna bllokoi diellin në një eklips të rrallë diellor.

Ngjarja ndodhi në orën 15:22 me atë lokale në La Serena dhe arriti kulmin në orën 14:38 minuta, por eklipsi total zgjati vetëm 2 minuta e gjysmë, duke e zhytur rajonin thuajse në një errësirë të plotë në mes të ditës.

La Serena, një qytet në veri të Kilit, me rreth 200 mijë banorë, u “pushtua” nga gati 300 mijë turistë, të cilët detyruan autoritetet vendase të siguronin ujë, por edhe të rrisnin shërbimin me karburant për t’i ardhur në ndihmë turistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje