Këto fotografi që ju do të shikoni më poshtë tregojnë momentin dramatik kur një leopard i uritur hidhet në ajër për të kapur prenë e tij, një antilopë.
Pavarësisht përpjekjes së antilopës për të shpëtuar, ajo e kishte të pamundur t’i rezistonte forcës së leopardit.
Këto pamje u realizuan nga Kevin Dooley në rezervatin Mashatu në Botsvana.
“Këto kanë qenë pa diskutim fotot më të mira të realizuara ndonjëherë në jetën time”, tha Dooley për mediat britanike. (TemA)