Presidenca reagon për "arrestimin" e Metës: Minë me sahat për “fitoren” e Reformës në Drejtësi

3 Korrik 2019, 20:06Politika TEMA

Presidenca ka reaguar pas deklaratës së deputetes Ermonela Felaj sot në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja.

Felaj duke folur për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.

“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti”, tha ajo në studion e Top Talk.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

Ndërkohë lidhur me këtë deklaratë, presidenca thotë: ‘Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”.

10 komente në “Presidenca reagon për “arrestimin” e Metës: Minë me sahat për “fitoren” e Reformës në Drejtësi”

  1. albatros says:

    KETO FYTYRA KE FRIKE TI HETOSH SE TE NGELIN NE DORE. OSE TI RRASESH BRENDA OSE TE HYJE VETE PROKURORI. RRUGE TE MESME NUK KA. POI FUTE BRENDA NGREJNE PARAMILITARET NE KEMBE. JANE RRACE E PASTER TRIBALESH

  2. Eeeeeh says:

    Mirë ore kjo zonja Ermonela Felaj na qenka kryetare e komisionit për siguri kombtare, Dhe ky far komisioni paska gjetur shkelje. Si ka mundësi dhe çfar është kjo çmenduri që krejt politika bëhet nëper Talkshow. Pse duhet njerzit më përgjegjës për shtetin pas çdo vendimi apo hamendje të vrapojn te një tv. Qeveria kuvendi mund të bëjnë deklarata për shtyp nga institucionet qoft kuvendi apo zyra qeverie apo zyra leshi. Por nuk drejtohet sshteti nga studiot televizive more të marrosur.

    1. mik says:

      Eeeeh — Jo se bejne politike ne Talkshow, por duke qene ne gjendje ” lufte ” me njeri tjetrin, do te thote qe cdo levizje e tyre asht ne fokus dhe ne te njejten kohe kompromentuese, dhe si te tille, levizjet dhe takimet e tyre jane jo vetem te kufizuara por, kane edhe mungese totale te besimit. Duke qene ne kete gjendje, zgjedhin gazetat dhe TV-te si forme komunikimi. Nepermjet tyre dergojne mesazhe njeri-tjetrit, bahen presione, sulme, marrveshje, tallje, intimidime deri sa kalojne ne paqe.
      Ata te gjithe jane te zhytur. Po u mbyt njeri, mbyten te gjithe.

  3. drino says:

    Ne burg do shkosh o hajdut.

  4. Genti says:

    Mbahu Like
    Dridhe Like
    Po ne te sat’eme do shkosh
    vec prej Amerike.

  5. Sit back and relaks■●▪uhkjgfddf%^* says:

    Banana Republic.

  6. Sit back and relaks■●▪uhkjgfddf%^* says:

    Banana Republic..

  7. mimmo says:

    FYTYRA E ILIR METES TREGON VETEM LIGESI DHE INATCI , SI DHE NJI SHPIRTZI TE NEVERITSHEM ! ! ! ! PERSHNETJE !

  8. Historia perseritet
    Pablo Escobar ariti u ngjit deri ne shkallet e parliament it
    Ky presidenti jone ka aritur ta kopjoje deri diku zotin
    Pablo Escobar por I ka luajtur kartat gabim
    1) nuk jane vitet 70
    2)ky nuk ka ndimuar te varferit por ka ndimuar Disa te pasur dhe ata do te jene te paret ta shtyne ne rrotat e trenit
    Zoti Meta Ti je dhe politikan
    Kunder shtetit nuk mund te dale asnje individ sado I forte te jete ai mbase as presidenti
    Dhe ti e di shume mire

  9. _I_ says:

    Likja ne burg e ka vendin – ashtu “me qetesi e dashuri” sic ka thene vet zoti Lke! Nje e nga nje te gjithe ne burg e kane vendin te ghithe politikanet hajdute ekriminele te Shqiperise me Sali e me Edi, me Like e Basha, me Medi e kadi … te gjithe ne burg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje