Frika e presidentit: Ilir Meta kërkon shtyrjen e reformës në drejtësi me tre vjet

3 Korrik 2019, 17:13Politika TEMA

Një ditë pas konferencës së shtypit, në të cilën presidenti i Republikës lëshoi akuza të ashpra ndaj SHBA dhe BE për pranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Ilir Meta rikthehet të sulmojë reformën në drejtësi.

Ndryshe nga herët e tjera, presidenti nuk ka përdorur një platformë mediatike apo një konferencë për shtyp, por e ka bërë këtë përmes një dekreti, i cili rikthen në Kuvend për rishqyrtim një ligj me rëndësi të veçantë për ekonominë, atë që rregullon fushën e veprimit të përmbaruesve privatë dhe shtetërorë.

Në relacionin shoqërues, në shkelje flagrante të kompetencave të tij kushtetuese, Meta përtej analizës ligjore, jep një propozim, që nëse do të aplikohej, do të vononte së paku me tre vjet të tjerë zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas Metës, pavarësisht se ligji i miratuar në Kuvend është në përputhje me legjislacionin e shumë vendeve të BE-së dhe rekomandimet e Komisionit Europian për harmonizimin ligjor, në Shqipëri nuk është i nevojshëm vetëm rregullimi i sistemit përmbarimor.

Meta çmon që vetë sistemi i përmbaruesve ka nevojë për një proces vetingu më vete, proces i cili duhet të realizohet paralelisht me reformën në drejtësi.

Problemi është se kurrë nuk ka pasur as ndonjë plan dhe as ndonjë rekomandim ndërkombëtar, për të kaluar në sitë edhe përmbaruesit e regjistruar në vendin tonë.

Prandaj, që kjo të ndodhë, edhe sikur të aprovohej ky ndryshim, do të duheshin së paku tre vjet, për të miratuar kuadrin ligjor, ngritur institucionet përkatëse e më pas për të nisur zbatimin e vetingut të përmbaruesve.

Tre vjet në rastin më të mirë dhe me kusht që të ekzistojë një vullnet i përbashkët politik, i cili në këtë moment qartësisht nuk ekziston.

Duke kushtëzuar vetingun aktual në zbatim, me vetingun e përmbaruesve, synimi i qartë i presidentit është vonimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe njëkohësisht, edhe formimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet që të dekretojë shkarkimin e tij menjëherë pas nisjes nga funksionimi.

Përtej kësaj, Meta në dekretin e tij ka rënë përsëri në kurthin e sulmeve politike, pavarësisht se kjo përsëri është një shkelje e qartë e funksioneve të tij kushtetuese.

Meta kapet edhe me një tjetër aspekt të ligjit, atë që synon të kufizojë numrin e përmbaruesve në 1 për 20 mijë banorë.

7 komente në “Frika e presidentit: Ilir Meta kërkon shtyrjen e reformës në drejtësi me tre vjet”

  1. Gg says:

    3 vjet I duhen sa te pastroje figuren…..

  2. Ali Pazari says:

    Ike Like ike….boji selom satom ….

  3. Ceni says:

    Eshte ne gjendje shoku. Ka henger goditje te forte. Mesa duket nuk behet me.

  4. tekniku says:

    Asnje minute.Full steam ahead.Te qerohen plehrat e politikes dhe sherbetoret e tyre analiste ,pisat e medias qe vetem hedhin benzine ne zjarr.

  5. Vera says:

    Nano Ik ,Majko Ik,Rama Ik
    Meta po hiken.Te shohim kush do kete radhen.Mjaft e vodhet kete vend mjaft e tallet kete popull.

  6. Alban Dega says:

    KRYEPROKURORI SUPREM KRYEHAJDUT I SHQIPERISE LIKE FLORI LALEZ ADMIR RRAPO MERR NE PYETJE A MBASADORIN E EVROPES SE BASHKUAR SORECA

    MBAS TIJ E KA RADHEN WASHINTONI QE DJE KRYEGJYKATESI SUPREM I SALEH RAMOLLAH PUTANINIT I BERI GJYQIN PUBLIK PARA 10 MILIONE SHQIPTAREVE “ 95 PER QIND PROAMERIKANE” E MILIARDA MDERKOMBETAREVE DUKE U BERE BASHKEUDHETAR I SALVADOR LLENDES, FIDEL CASTRO RUZ, MADUROS KIM JONG UNIT DHE PUTINIT !

    ME NE FUND E NXORI KOKEN KOBRA E “PERANDORISE SE DJALLIT “ PUTIN, BEOGRADIT DHE ATHINES E “ ALEATEVE STRATEGJIKE” TE VETEM TE “BANDES SE GANGSTEREVE” TE SALIKE XEN MONA LALEZ RRAPOS….

    OI… OI…. OI… OIIIIIII
    BANDA NE PANIK
    MAFIA NE LEMERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Oi Oi Oi… Oiiiiii !
    Like Mona i nenes
    Ke te qajme me pare
    Lul Saleh Gerdecin
    A keta gomare
    Nate e dite kukasin
    Mbeten duke qare
    Vete djegin mandate
    Shqiperise i vene zjarr!
    Ligji dhe drejtesia
    U duken si varr !
    Eshte lufta per koken
    SPAK e BKH
    Ne pranga do ti marre!
    Oi Oi Oi… Oiiiiii !
    Panik Lemeri
    I terboi Vetingu
    Dhe Zonja Drejtesi
    Vdes impuniteti
    Rilind Shqiperi !
    Eshte mesazh hyjnor
    Nga vete Perendi
    Pa shtet ligjor
    Nuk ka Shqiperi
    Pa shtet ligjor
    Shteti eshte Sali!
    Lulush Karabush
    E Like Flori !
    Mona Cizme Lalezi
    Xen Fatmir Rruspi!
    Mul Noke Stanishic
    Oi Oi …Oiiiii
    Putin Molotov
    Djall Perandori
    Argate te Kalit Trojes
    E shkines Serbi !
    Oi…. Oi…. Oiiiiiii …
    Banda ne Panik
    Mafia ne Lemeri…!

  7. Lum si ne says:

    Presidenti me I shemtuar ne Bote. Shihjani Koken e shtypur si derr….burii I monalizes, kurves, qe e kane shkkk….yer F.Nano, P.Vasili…..etj… vargu shume I gjate …me ne fund koke shtypmi, turp te tregosh se e ke president te vendit tend. Hajdut..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje