Balla uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian David Sassoli

3 Korrik 2019, 13:45Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar z. David Sassoli i cili është zgjedhur sot në postin e Presdentit të Parlamentit Europian.

Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 “Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian.

Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.”, shkruan Balla.

2 komente në “Balla uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian David Sassoli”

  1. olimpia says:

    Balla ben shume mire ,por duhet te jete Rama i pari qe ta uroje .Sassoli eshte nje mik i Shqiperise dhe i te gjithe shqiptareve .Njekohesisht ai eshte nje personalitet i te majtes reale qe gjithmone ka luftuar per interesat e pjeses me te pambrojtur ,per punetoret ,rinine ,fermeret,studentet ,te papunet .Ne se Rama kerkon sinqerisht te beje dicka serioze per vendin ,urgjentisht duhet te beje nje kongres te PS ku te percaktohen qarte objektivat per nxjerrjen e vendit nga varferia duke u perqendruar …
    1…Nje politke intensive per industrializimin e vendit duke detyruar dhe Dstimuluar kapitalin vendes ,por edhe terhequr investimet e huaja pa asnje paragjykim .Dhe ketu ne radhe te pare industri hitech moderne dhe norma fitmi te larta nga Kina ,Korea e Jugut ,Japonia dhe nga kushdo qe eshte i gateshem per investime .
    2…Industrializim qe te hape disa qindra mijra vende pune per rinine ,natyrisht me paga per te perballuar nje jete normale .Nuk mund te presesh nga ,,zemergjersia,,e punedhenesve,shteti te percaktoje minimumin e rroges jetike sepse parate jane ,ato qarkullojne ne te zeze.
    3….Program reformash sociale per te siguruar arsim ,shendetesi dhe strehim per pjesen e varfer te popullsise ,duke siguruar fonde nga taksa progresive ne baze te te ardhurave reale dhe jo atyre fiktive.

  2. Kalec Dega says:

    apapappappapapapapa, pa mbaruar ceremonia e kurorezimit, Tojota me shpejtesi arriti rekord te ri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje