Pasi i vërsuli Manjanin, Ilir Meta i bën disa pyetje publike ambasadorit Soreca, në reagimin e tretë publik sot

3 Korrik 2019, 11:41Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta nuk ndalet, ndërsa ka bërë reagimin e tretë publik brenda një kohe të shkurtër.

Këtë radhë është marrë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili bëri thirrje urgjentisht për dialog, por përmendi edhe reformën në drejtësi.

Reagimi i Metës

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Ëadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.

Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Ëadephul.

DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID ËADEPHUL:

“Pas vendimit të Presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë.

Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA. “

39 komente në “Pasi i vërsuli Manjanin, Ilir Meta i bën disa pyetje publike ambasadorit Soreca, në reagimin e tretë publik sot”

  1. ¬ says:

    Do na çajë trapin Meta deri të hënën.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Ky ka rreshqit fare. Po ben si desident, qe kur ta fusin ne burg hajdutin, tradhetarin dhe shkelesin flagrant te Kushtetutes te thote qe jam I burgosur politik. Po shqipetaret e dine kush eshte ky hajdut me cizme, kete e harron ky haleja.

    1. Zen says:

      Ky nuk duhet t ja beje keto pyetje Soreces po vetes. Cfare detyre kreu ky si president pervecse nxorri gruan ne bulevard dhe priti deri sa Rama te binte. Kur nuk ai doli dot filloi t i hedhe benzine zjarrit. Edhe ajo i doli huq. Tani po ben si Stalini dhe shpik armiqte e huaj qe i duan te keqen Shqiperise. Teori e vjeter e Byrose Politike te PPSH. Mos eshte ky nipi i ndonjerit dhe ne nuk e dime.

  3. Fredi says:

    Mjerisht per te ardhur keq per presidentin tone qe i ka hapur ludte gjith botes

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Je njesh Baftjar vazhdo.. Llafi yt, grike topi kunder imperializmit..

  5. Tirona says:

    E pat macia, se Luanin se sheh ne endrra Ilir Floriri. Çojeni te 5-sa. Se ky ka shku per lesh. Na fulliqi hajduti maskara.

  6. kastriot says:

    E pyete ti ambasadorin,dhe be se ti do besh veprime antikushtetuse.

  7. Tiranasi says:

    Lidheni kete HALE se qelbi dynjane.

  8. Leon Rrapini says:

    Ilir Meta “shine si kali ne leme”, qe pasqyron arsyetimin e percaktuar ne logjike “rreth vicioz” te mendjes fiksuese te treshes “Basha-Kryemadhi-Berisha” per te marre pushtetin me ulerima dhe “tundje kembesh”.

  9. eli-tiv says:

    ..nuk merret njeri me te…mire eshte ta kuptoj…ta kuptojne

  10. the curaçaoan says:

    shkarkojeni halen se qenka mbushur plot… me dashuri ?

  11. AM says:

    I ka hik petlla ktij. Ka filluar te grindet me hijet.

  12. Klorea says:

    Te keqen e Saliut!
    Ky qenka katandisur shume me keq!
    Qenke bere per meshire o Ilir!

  13. BRSS says:

    KETI DO QIR RIBTE EDHE LUFTE RE BEHET DHE KETYRE TE MOS JU LESHOJN PE SE JAN PLERAT E KETI VENDI KA GOJE DHE FLET HAJDUTI MUTIT KY ESHTE KRYE BANDITI I VENDIT

  14. H says:

    Kam një propozim që ta votojmë me 13 tetor. Ambasadori në burg , kurse meta kryetar të parlamentit evropian me thirrjen,-Evropa është e jona.

  15. suede says:

    e mbylli luli halen, e hapi ky idiot

  16. Al says:

    Ktej thone nuk pyesim nderkombetare ketej citojne Gjermanet….tani o kshu o ashtu…kur na leverdis…

  17. D. S. says:

    Ky sharlatan qe flet me zerin e Presidentit te Shqiperise duhet izoluar sa me shpejt se po na turperon te gjitheve. Ky hajdut ordiner qendron ne kurriz te Shqiptareve paturpesisht megjithese e di mire se Shqiptaret e kane pare me ze e figure se si i ka vjedhur ne mes te dites dhe fiton pafajesine nga gjykatat qe aq me mund e djerse i pati krijuar.
    Cfare duan Amerikanet me Gjykatat Shqiptare!? Poshte Amerikanet dhe BE!

  18. beso says:

    A e dini ju z. ambasabor qe z. Meta eshte hajdut i thesarit te shtetit….
    Po qe eshte i akuzuar per vrasje ndaj D. Priftit, T. Doshit, 21 janarit dhe se fundmi i gazetarit te mirenjohur S. Balla.
    A e dini ju se I. Meta nuk e do reformen ne drejtesi per keto arsye. A e dini ju se Sali Berisha e ka akuzuar Meten per vjedhjen e floririt…..??

  19. korkodili says:

    te jesh notar duhet te besh not e thyer rekorde .
    Twe jesh president nuk mjaftron vetem emri President duhet te kesh cilesi.
    Napoloni ka thene :
    Imoraliteti me i madh eshte kur te drejton i pa afti.

  20. @ says:

    I paska ardhur ngordhja

  21. FLUTURA says:

    Duhet te jete nen efektin e drograve. Monika t’i beje analizat?

  22. Johani says:

    Interesante keto pordhat e metes,ngjajne ne ato te magarit pak sekonda para ngordhjes,dhe en vend se te behej hore me ambasadorin pse nuk ja ban veti keto pyetje dhe te mundohet ti gjeje pergjigjet sepse eshte detyre kushtetuese e tij,edhe pse shumica e ketyre pyetjeve kane edhe pergjigjet e tyre qe duhet ta trishtojne meten dhe jo vetem ate por edhe dy ortaket e tij te krimit;berishes e bashes e veqmas gruas se tij mone fallxhores,andaj sot shqiptaret duhet te ndihen te turperuar me kete leter te hapur te kinse presidentit, sinqerisht me vie turp si shqiptar ke kemi president dhe çofte i harruar sa me shpejte emri i tij.

  23. Ardjan says:

    Shpirti nuk i del për reformën! A e shihni si po tretet e tjetërsohet, po zgurdullohet e shpërfytyrohet pēr të! Ka filluar ta përkëdheli e ta logoris me nofka tani! Ramaforma i pëlqen ta thërras,kënaqet,i duket i butē i pa dëmshêm ky emër,e do! Ramaformë i ngjan me metaformë,saliformë nanoformë!!! Por e ka një merak,mankth,një grrënçkë te fyti e po e mbyt pak e nga pak çdo ditë! Po sikur të jetë vërtetê si thotë spartak ngjela me shokë dhe reforma të jetë Shbaforma!!

  24. lisi says:

    iku flliqesira vetem e ndajne ditet nga qelia ndaj eshte terbuar se bashku me karakurven monik

  25. likefloriri says:

    Per cfare dialogu e ka llafin mender presidenti yne, ne detyre??? Per te shkelur kushtetuten sic beri vete, per kete e ka fjalen??? Jo more predient ne detyre deri neser, jo. Ky vend ka nevoje per politikane te pergjegjshem dhe jo hajdute e kriminele si ti dhe sala. Ju nuk e keni vendin ne politike, por ne burg.

  26. lori says:

    Heroi ” kombetare” Ilir folriri i turret trupit diplomatik…
    As Enver Hoxha nuk e ka bere kete maskarallik.
    Hajduti i floririt e ndjen se po mblidhet laku…..
    Me ne fund fale SHBA dhe BE ky vend po vendos te kete drejtesi, gjykata, prokurori te pa varur nga krimi i Saliut, Ilirit, Lulit dhe Monika Keyekurves burrit te Ilirit.

  27. Njutoni says:

    Pergjigje .
    E di qe ti je hajdut florini dhe votash dhe hajn i çdo gjeje por politika e don qe t tregohemi t permbajt se po t ishte ndryshe do ishe n burg

  28. blendi ...ziu says:

    META ka dale nga…”KAFAZI”, ruhuni se…”KAFSHON” …!!1

  29. populli says:

    Po mirë more trap që ke shkarë fare,e di ti që Soreca eshte perfaqesues i 28 vendeve të BE dhe sjell mesazhet e institucioneve Europiane,kurse ti citon se cfare thote ndonje deputet aty-këtu neper Europe.Më vjen keq,që nuk t’u ralizua deshira per te vendosur vizat per Shqiperine!! Ishe mirë ne Lalz o Xhike, se freskon ndonje çike dhe trurin që të ka ikur fare.Je për të mëshiruar,se problemet mendore të filluan në moshë shumë të re, mgjse dihet arsyeja:SPAK dhe BKH

  30. Gg says:

    OMG. Perfaqsuesit e BE kenaqen kur vine me Pune ne Shqiperi se shkrihen se qeshuri me idiotizmat e treshes luli-Likja-sala.

  31. Plaku says:

    Ore kush e paska ditur që ky është fare ,po fare fare ama ,ore ju që e bëtë president duhet të jepni llogari së pari për këtë gafë që keni bëre pastaj të merreni me të
    Po ky i ka me llastik apo oshkur ato të shkreta brekë që kërkon t’ja lidhë ky miku i BE ,po ,ti more mavri ç’bëre ,pse nuk tentove por bëre të kundërtën ,kujt i thua ti me pyetjet publike ,i thua t’i lexojmë ne shqiptarët ,po ne të kemi lexuar mirë ty edhe Berishën me të tjerë që kur të pamë me zë dhe figurë me të ndjerin Dritan Prifti ,që kur na thoshe ne që protestonim se ishim ca kokë pa larë ndërsa ti ishe i larë me flori dhe qelbeshe e kundermoje Shqipërinë më bëmat e tua,apo na tregon për tet shoqe dhe bijat se i ke sistemuar ndersa për shqiptarët që janë ku e ku më lart se ti nuk bëre asgjë ,a e di ti se me qëndrimet e tua e të hienave që tërhoqe më partinë që të krehu bishtin mblodhe gjithë interesaxhijtë që ja kaluan me vjedhjet dhe grabitjet edhe të parëve ne partinë e ashutquajtur demokratike .Burrë i lig je , edhe disa që njoh dhe që me tregonin numurin tënd të telefonit kur ti ishe k-Ministër dhe mburreshin se komunikonin me telefonin tënd akoma më të kqinj por s’ke ç’thua kur nuk ke firmosur edhe as edhe një 15 ditësh të vetëm në borderonë klasike si Ëdo shqiptar nuk mund të presësh , ti je ai që je dhe as ke për t’u bërë më kurrë
    Më vjen keq vetëm që më prish midenë që kam patur dhe kam për miqtë e mi skrapallinj ,ata e di tashmë që po të marr vesh kush je , nuk kanë ç’bëjnë….

  32. NINA says:

    META KRYEHAJDUTI ORDINER I FLLIQUR.. KY I TREGON EUROPES SE CFAR ESHTE LIGJI, DHE SE I BENE PYETJE SIKUR JA KA NJERI PER BORGJ TI PERGJIGJEN KETIJ KOKEMTI PYTJEVE TE TIJA, QE VEC SE ESHTE KRYEHAJDUTI ME EMR NE SHQIPERI, POR EDHE BEN FAJTOR TE TJERET… KY QE KA VJEDHUR TERE JETEN ETIJ POLITIKE, DJERSEN E POPULLIT SHQIPTAR. HARRAM TE VREFTE ZOTI O META KREHAJDUTI…. HRRAM DJERSEN E POPULLIT QE E KE VJEDHUR…..

  33. Lenci says:

    Dikur ne sistemin monist kur prishem maredheniet me Republiken e Kines nuk e mbaj mend mire seç u ngriten rreth nja pyetje nga Enveri e populli filloi te ironizonte keto pyetje me rim:Shoke kush foli nga fundi ,Jo se pordhi Mao ce Duni!Edhe kjo perplasje e Likes me Sorencen keshtu eshte!Shoke kush foli nga fundi,Jo se pordhi Ilir Mao Ce Duni!Ai i tregon se çfare ka thene zv/kryetari i gr.parlamentar te CDU-se!Meta mund ta bllokonte n.q.se citonte Edi Paloken se ç’ka ka thene per zgjedhjet,ose ti referohet Hollandezit te Lulit per vizat qe ia vuri shqiperise por ia hoqi brenda dites Sorenca!Kesaj i thone lufte e po drejtoi luften Toto Likja te thyen brinjet me ata qe ka nga pas!Perfundimisht ai jo vetem duhet shkarkuar por edhe lidhur si nje katerkembesh me rezikshmeri te larte shoqerore!Mos te guxoje te beje ndone deklarate Ambasadorja e Amerikes se te gjeje vrime ku te futet nga ky kelysh jene qe i kane rene dhembet e i ka mbetur vetem kafka jashte proporcionit fizik!

  34. ? says:

    KY ESHTE NJE KANCER PER SHQIPERINE PO NUK IKI KY SHQIPERIA NUK KA PER TE ECUR PERPARA .

  35. albatros says:

    Ky po, qe di ta mbledhi. Po dridhen armiqte e jashtem. Jepi president . Qente le te lehin-kar(vani) ecen para

  36. Qelbesira nga Vicidoli says:

    Ehhhh mo flori….Fajin e ka vapa dhe medalioni perj hekuri ne kycet e dores tende jo BE dhe USA

  37. BUJARI JU DEGJON says:

    Keto qe ben PRESHIdenti nuk jane teori por jane KAKERDHI…
    Vazhdo,vazhdo,vazhdo me kakerdhi…
    Nga frika i ben… E di!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje