Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano duke folur për situatë politike në vend shpreson që ngritja e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese t’i vijë në ndihmë interesave të vendit.
Ndërsa propozimet bërë nga presidenti Meta për 13 tetorin, tha se janë nevojë e tij dhe jo e shqiptarëve.
“E para një herë unë mendoj se Shqipëria do të marrë një shok elektrik, të vogël, të madh nuk e di se çfarë përmase do të marri me kompletimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese, kur këta të ndodhin.
Sepse ka një tendencë për ta mbivendosur tek PD-ja arsyen se përse këta janë vonuar, por kjo nuk është e vërtetë.
Janë të tjera institucione ata që duhet t’u kishin dhënë një akselerim këtyre gjërave.
Kjo është ajo që pres unë të ndodhi.
Këto të tjerat që po ndodhin aktualisht mua nuk më krijojnë absolutisht asnjë problem.
As edhe propozimi i presidenti që tha se në datën 13 tetor do bëjmë edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe lokale, edhe zgjedhje për presidentin, sepse ajo dukshëm është më shumë një nevojë e tij sesa e shqiptarëve.
Këto pres unë që të ndodhin. Çfarë do duhet të ndodhin është që modelet e suksesi me shpresë të Zotit dhe me ndihmën e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.
Kur them modelet e suksesit nuk kam parasysh njerëz, sepse nuk merret Dritan Shano me njerëz, merrem me kulturën që ata kanë krijuar.
Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re, një Kushtetutë të re një Kod Zgjedhor të ri që i pajton shqiptarët dhe jo që i ndan dhe i acaron shqiptarët.
Për këtë duhet që njerëzit shqiptarë të ulen në tavolinë dhe ta diskutojnë. Lidershipet e deri sotme nuk mund të jetë ato sepse ata janë shkaktarët e problemit dhe nuk mund të jenë zgjidhësit e problemit.
Ky është sinjali i madhe që u mor nga këto ditë dhe këtë kërkojnë shqiptarët”, tha Shano në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos.
Analize shume e sakte keta njerez me kete intelekt dhe arsyetim te sakte i duhen vendit
Analize shume e sakte
bravo
Nuk duhet “doktorature” I llojit, “mona-mic-sokoli”per nje shkrim si ky I Z. Shano….
Perfekt zoti Shano, por njeres si ju jane eklipsuar.
Garantoni voten e lire e te ndershme dhe ate te parakohshmen dhe ju jep populi drejtim krizave.Pa merak. Gjithe shoqeria kete po vuan.
Respekt per zotin Shano pre keto qe thote, por a ka zene mend PD te ndroje timonin dhe timonierin? Sipas asaj qe kuptohet nga biseda duhet te ndodhe nje ndryshim. Le te shpresojme, pavarsisht skepticizmit tim.
Superanalize!
Shume sakt Z.Shano.
Te shohim interesat e vendit …JO TE LIKE FLORIRIT QE NUK DI CA PO THOTE E CA TE BEJE.
Kete shkrim e ka demonstruar vazhdimmisht qendrimi i Shqiptareve ndaj sundimit te dy partive te dala nga njeriu pa kellqe Ramiz Alia sabotaatori i lidhjes se Shqiperise me Evropen para Renies se Murit te Berlinit, kur Enver aventurieri pruri Shtrausin ketu, qe e percollen me ment e Nexhmijes ne koken shterp te Foto Camit. Populli qendron permbi percarjet e partive dhe mbi ato te klerikeve.
nUK KA RENDESI SE CFARE KRAHU SIMPATIZOJ UNE,RENDESI KA QE PER SHQIPTARET QE I DUAN TE MIREN KETIJ VENDI DHE NDIHMOJNE ME MENDIMET DHE ANALIZAT E TYRE,DUHEN MBESHTETUR.PERKRAHJE
Me njerez si ky Shano mund te eci perpara PD…nje analize mjaft realiste….
Shkoqur edhe qartë!
Lëmë drejtësinë të bëj punën e vet!
Goditje kulturës së pandëshkimit!
Të përgatitemi që shumë nga politikanët tanë të tranzicionit tashmë i takojnë drejtësisë, pa qurravitjet tona dumbabiste!
Një epokë e re me lidership modern që është në lartësinë e sfidave të kohës, që di të negociojë, që di të bëj marrveshje, që kupton rëndësinë e kulturës së dialogut, larg kulturës meskine të lidërve harbutë, mashtrues, gjobaxhinj, mistrecë, irritues, orjentalë dhe antiperëndimore!
Edhe pse më vjen keq që presim vetëm nga drejtësia largimin e bajraktarëve të politikës, tashmë të diskretituar si hajdutë, të pandërgjegjshëm, të dështuar dhe të kriminalizuar deri në palcë, kur mund ta bëjmë me votë, gjithkush fillimisht në partinë e tij dhe votuesit në zgjedhje.
Gjithkush në Shqipëri e pretendon ndershmërinë nga kundërshtarët politikë, por kulturën e korrupsionit e veneron dhe i nënshtrohet pa kushte në partinë e tij.
Te verteta keto qe thua dhe jane emergjente keto nuk duhet ti thuash neper studio tellevizie por atje ne keshillin kombetar te patise tende dhe te shohim se sa do te vleresojne antaret u ketij keshilli dhe sidomos kryetari juaj.
Keto mendime e propozime jane bere me kohe nga Rama, si politika e vetme qe duhet ndjekur per te dale nga kriza. Madje i ritheksoi edhe ne fjalimin qe mbajti pas mbylljes se zgjedhjeve, si qendrime qe do te zbatoje ne te ardhmen. D. Shano nuk ka thene asgje te re, thjesht luan rolin sikur po shpalos ide te tija. Ne fakt ajo qe eshte e çuditshme eshte qendrimi disi i ndryshem i tij, se njihet si nje nga pinjollet e Bashe-Berishes.