Klosi, sherr me Spahon: Na vratë 4 vetë në bulevard. Ju doni që të shkoni në plazh dhe të fitoni

2 Korrik 2019, 21:57Politika TEMA

Ministri Blendi Klosi dhe ish-deputeti i PD Edmond Spaho kanë zhvilluar një diskutim të ashpër në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News 24”.

Klosi tha se PS ka fituar dhe se 30 qershori ishte një ditë me zgjedhje të lira. Spaho deklaroi se ODIHR e tha qartë se nuk kishte zgjedhje demokratike.

Klosi: Hyni në zgjedhje më 2021 dhe fitoni. Shumë e lehtë.

Spaho: Po jeni pakicë. Ju vetëm vidhni votat.

Klosi: Na vratë 4 protestues.

Spaho: I vratë ju.

Klosi: Ju doni që të shkoni në plazh dhe të fitoni. Të vijë një forcë politike që ia vlen.

Spaho: Ishin votime, zgjedhje moniste.

Klosi: ne hymë dhe fituam 60 bashki, po do i marrim normalisht.

Spaho: Ju keni vjedhur vota dhe këtë herë dolën që bënit presion mbi administratën, presione dhe vjedhje votash.

Çipa: Unë kam një problem. Se jumos përplaseni me njëri –tjetrin kundër qytetarëve. Keni shembur institucionet e Republikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje