Nga Dritan Hila
Konferenca për shtyp e Glower, deklarata e Ambasadës së SHBA-së dhe së fundmi deklarata e BE-së me gojën e Koçijançiç e mbyllën siparin e zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjithë mesazhet që erdhën ishin të prerë në këtë pikë.
Perëndimi nuk mund të lejonte një tufë kaçakësh shqiptarë të krijonin precedentë me braktisje Parlamenti. Në gjithë periudhën gjashtëmujore që shoqëroi këto zgjedhje mesazhet e perëndimorëve ishin të qarta dhe pa ekuivoke deri ditën e fundit, më 30 qershor kur e detyruan opozitën të shkonte në plazhe.
Që të jemi të qartë, nuk ndodhi asgjë në 30 qershor jo për shkak të fuqisë së Ramës dhe policisë së Lleshajt, dhe as për mungesë të dëshirës së opozitës për të zhvlerësuar votimet nëpërmjet trazirave, por për shkak të mesazheve të qarta të perëndimit për këtë opozitë. Ishin këto mesazhe që e bënë të rrinte squkë.
Ndërkohë opozitën shqiptare e ka zënë sindroma e Haxhi Qamilit. Është lëshuar kundra perëndimorëve me të gjitha bateritë: politikanë të nivelit të lartë, gjysmë analfabetë dhe deri portale të tipit fletërrufe, meqenëse nuk u arrin e shtëna deri në Uashington e Bruksel, bëjnë katrahurën në Tiranë dhe nxisin urat e sherrit.
Merren me kutitë e votimit sesa janë numëruar e sa janë pa vlerë, se çfarë tha Glower, madje deklaratën e saj për moszgjedhje në 30 njësi për shkak të budallallëkut të tyre duke mos marrë pjesë, t’i japin valencë sikur është në favor të opozitës. Akoma nuk e kuptojnë se këto zgjedhje u mbajtën se deshën ata dhe nuk ju intereson fare as standardi e as procesi.
Është një qerthull, i cili do ta marrë më shumë në qafë opozitën nëse nuk ndërron sjellje. Pak e vështirë që ta kuptojnë, por duhet të përpiqen. Zgjedhjet u bënë se deshën amerikanët. Kush i kundërshtoi është mbajtur shënim. Këtë duhet ta mbajnë vëth në vesh sidomos të palexuarit. Amerikanët e kanë memorien e gjatë dhe inatin e hidhur. Sidomos kur tallesh me ta dhe nuk i merr seriozisht.
Të zgjedhurit do të futen në zyra në 11 gusht dhe kujt do t’i marrë koka erë mos t’i lëshojë, do të dalë edhe me një këmbë nga zyra. Ndërkohë reforma në drejtësi do të vazhdojë jo që të shqyrtojë ankesat e procesit zgjedhor apo dekretet e Metës (kjo ishte një tallje e hapur e Ambasadës së SHBA-së) por me synimin kryesor që të bëjë Piazza Pulita për këdo që fut shkopinj në rrota politikave perëndimore apo kujton se 28 mijë kilometra katrorë është çiflig personal.
Dhe ndërkohë opozita në vend që t’ia bëjë vetes me sy dhe citojnë budallallëkun e 85% që simpatizuaka ata, kur 52% e shqiptarëve i ka lënë puplat me kohë këtij vendi pjesërisht edhe për shkak të babëzisë kriminale të tyre, është e mira të ulen me këmbë në tokë dhe fillojnë negocimin sesi do të dilet nga kjo krizë dhe mos marrin mendjen e atyre që nuk u ka thënë njeri puna e mbarë apo sillen si dashnore të braktisura nga Rama. Përndryshe janë në rrugën e vetëvrasjes. Dhe nuk do t’i dhimbsen kujt.
???
Sakte
Me ne fund nje sinteze e sakte dhe fjale me mend.Jo si ato gazetaret neper TV qe sperdridhen si kurvat sikur nuk i dine keto.Te gjitha i dine po asnjeri nuk i permend se asnjera pale ska interes nga kjo e vertete.
Qeverria Rama dhe policia Lleshaj , kane rro kyc ne evitimin e situates tragjike . Ishte qendrimi I ketyre dy subjukteve , qe krijoi besushhmeri , ne rrugen e ndjekur nga qeverria dhe ne rrugen poa krye te Opozites . Gjerat nuk vine dhe asbehen vetvetiu zoti Dritan . Nuk ka pse te mos I permendesh meritat e njerzve , qe I kane . Nuk te thote kush , te shpifesh . Ti dallohesh per objektivitet . Zgalem
Nuk i heq asnjë presje. Bravo Hila.
KESHTU POSI.
KUR DO TI HILA E THAN.
?????? NO KOMENT……
Po ,nuk ka dyshim ,burgu do të ketë banorë të super merituar.
Bravo Hila!
E paska ngrene karemin dhe ky. Dp ta kete marre nje premtim nga Rama fhe Hila. Kazan hesapi
Ala nuk e kuptojme se duke u mburrur e servilosur me nderhyrjen e partnereve nderkombetar per me vu rregull, kemi deklaru kategorikisht, ashiqare para te gjitheve se jemi te pa-afte me ndertu shtet. Nje mburrje fodullesh qe ushqen neveri.
Te gjitha partite tona jane vetem turma te corodituna qe nuk kane asnje far vizioni per te ardhmen e ketij vendi, e na si budallenj i shkojme mbrapa !! Vetem kur bien nga froni e konstatojme sa medioker dhe fodull jane, dhe vetem atehere i bejme pyetje vetes a jemi normal apo jo.
Hahaha. Sillen si dashnore te braktisura
Big LIKE!
Keni shprehur edhe mendimin tim. Faleminderit.
E braktisen Hilen dhe ky e ka zakon te braktise! Kujtoni Edin qe nga shok me Xhungen u bene armiq!
djal i zgjuar…
por, nuk është krejt ashtu…
Dritan Hila…Perfekt plak-o..Me kembe ne toke / me mend ne koke!
Reagimi anglo sakson eshte i drejtperdrejte dhe i patolerueshem. Keto filma qe ben Ilir Meta i bejne me te vendosur perendimoret qe ta hedhin ne koshin e plehrave kete koketrash nga Cepani.
Reagimi anglo sakson ?! Cfar domethenje ka kjo ?
Rraca me e urryer per Amerikanet jane qaramanet dhe kapricozet e ne menyre te vecante “trimat revolucionare te haxhiut qe te marrin gjak ne vetull”. Anglosaksonet nuk e durojne dot genjeshtren dhe dredhine dhe po tentove ti vesh ne loje me mendimin ti sjellesh verdalle dije se je i eleminuar dhe i fshire pergjithmone nga lista. Ata ndryshojne shume nga italianet me te cilet edhe mund te biesh ne ujdi. Ketu Like pordha e hengri kollomoqin dhe vuajtjet e tij dhe te familjes nuk do kene fund. Gjeja e vjedhur do te dorezohet deri ne centin e fundit.
Nese rama o hile (hileja) e trajton PD e opoziten si ato femrat e shpelara me te cilat ka talle prap…. do te gaboje render. Tryeze-opozita nuk do te jete kurre krevat-opozita ndsj te jene me serioze se behet fjale per jetet e fatin e 2 milione shqiptareve.
Hila, edi qe po behesh interesnt me keto shkrime “to the point”? ? ??