Referimi i historisë nga Meta si parodi: Si lexues besnik i “Testamentit te një mitomani” të Leka Bungos që publikohet nga TemA

2 Korrik 2019, 18:10Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Presidenti Ilir Meta, prej kohësh që kur ka nisur një përplasje politike me Edi Ramën dhe SHBA e BE, i referohet gjithnjë e më shpesh historisë dhe personazheve të historisë.

Duket interesante sesi një politikan me përvojë me formim ekonomik, që përgjithësisht ka përdorur logjikën dhe retorikën pragmatiste si diskurs, i është kthyer një reference në veprat e të parëve, madje edhe duke importuar një slogan të Donald Trumpit “Shqipëria e para”, që realisht e përdorin shumë edhe politikanët e LSI-së, partisë që ka drejtuar zoti Meta.

E nisi me Salvador Allenden, presidentin socialist të Kilit, i cili u vra nga junta ushtarake e Augusto Pinochet, që në fakt pati edhe përkrahje atëherë nga administrate amerikane e presidentit Nixon dhe sekretarit të shtetit, të famshmit Henry Kissinger.

Meta tha që do të sakrifikohet si Aljende kundër një junte, kur në fakt ngjan shumë pak me njeriun që u bë hero jo vetëm për socialistët kilianë, por për shumë e shumë progresistë botëror.

Një mjek brilliant, një shkencëtar i klasit të parë, Allende ishte një veprimtar që u shqua në gjithë botën.

Ai ishte ndër deputetët e parë që i shkroi Adolf Hitlerit që të ndalte persekutimin e hebrenjve, ai garoi për vite e vite për president të Kilit deri sa fitoi në vitin 1970, pas një karriere briliante gati 40 vjeçare politike aktive.

Në fund, kur ndërmori me bindje reforma të forta të majta siç ishin shtetëzimi i koorporatave të bakrit që kontrolloheshin nga shumëkombëshet, ndodhi një grusht shteti nga ushtria, ku Pinochet i rrethoi Pallatin Presidencial.

Allende rezistoi; vetëvrasja është një detaj që ende nuk është provuar ligjërisht.

Allende shkriu pasurinë e tij për qëllimin publik.

Gjyshi i tij themeloi shkollat e para laike në Kili, pra vinte nga një familje elite intelektuale.

I ngjan Meta Allendes?!

Sot presidenti përmendi Avni Rustemin, duke ja kundërvënë plumbat e labohovitit famëmadh që u zgjodh deputet në Kosovë, Edi Ramës, që siç Meta dhe zonja Kryemadhi-bashkëshortja e tij e krahasojnë me Esat Pashë Toptanin, feudalin tiranas që vrau Avniu.

A ngjan me Avni Rustemin Ilir Meta? Thjesht për parantezë: Leka Zogun në vitin 2002, e amnistuan pas revoltës së 1997 në KQZ, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi personalisht me nismën e tyre.

I ndjeri Princi Leka, pretendenti për fronin Mbretëror të shqiptarëve u prit nga një delegacion parlamentar që e kryesonte zonja Kryemadhi.

E babai i Princ Lekës, ishte nipi i Esat Pashës, i akuzuar si urdhëruesi për vrasjen e Avni Rustemit.

E në fund, siç e tha edhe vetë presidenti, ai dhe e shoqja, edhe pse vijnë nga familje të pasura dhe që gjithë jetën kanë pasur vetëm rroga, sot janë pronarë të sipërfaqeve të mëdha pasurish të patundshme.

Avni Rustemi vdiq pa një dyshkë në xhep.

Tjetër personazh që Meta ju referua ishte Vijo Kushi.

Një djalë me oriigjinë malazeze, banues në Vrakë, një fshat afër qytetit të Shkodrës .

Si të gjithë bashkëfshatarët e tij, ishte një djalë kurajoz dhe burrëror. Banorët e Vrakës kanë një marrëdhënie shumë të mirë me Shkodrën dhe kanë qenë të mira në çdo kohë.

Ngjitur me Vrakën janë edhe fshatrat Hot, Grud e re apo Guci e re, që kanë pasur me shumicë shqiptarë të dëbuar nga regjimi serb.

Kjo për parantezë, se presidenti Meta ndoshta nuk i referohet kësaj ane kolaterale të Vojos, i cili është cituar se ju hodh tankut italian, kur hyri në shtëpinë e tij në vitin 1942, dhe u sakrifikua.

Nga shumë antikomunistë shqiptarë, Vojo është akuzuar si një antishqiptar, pasi ka qenë pjesë e komandos guerile që ka vrarë të birin e Isa Boletinit në Shkodër.

E megjithatë, simbolin Meta e ka te rezistenca e trimëria e Vojos, që rezistoi ndaj italianëve.

Vojo ishte një i ri shkodran, revolucionar, fare politikan, që vdiq në aksion dhe s’pati asnjë ditë pushtet.

E Meta ka qenë ministër disa herë, kryeministër, kryetar Parlamenti e president.

Le të vijmë te Mic Sokoli, ky bir i Malësisë së Gjakovës, që ishte pjesë e trupës kryengritëse të Sulejman Vokshit të vitit 1881, pra pas Lidhjes së Prizrenit, që kërkonin autonominë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, konkretisht pas paktit të Shën Stefanit që i mori Shqipërisë Sanxhakun e Preshevën, e pas Kongresit të Berlinit që na hoqi Ulqinin, Tivarin, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë.

Mic Sokoli i vuri gjoksin një topi osman për t’i thënë “no pasaran”, nuk i japim trojet shqiptare për Mbretërinë Jugosllave që po lindte.

Sa ngjan Ilir Meta me Mic Sokolin?!

Në fakt nuk është rasti i zotit Meta, po i asnjë politikani pas vitit 1912, që realisht nuk ka sakrifikuar, por ka bërë pazar apo marrëveshje dhe interesat e vendit vetëm janë shkelur.

Mic Sokoli është hero jo vetëm i Malësisë së Gjakovës, por shumë më gjerë, pasi vizionin e konkretizoi.

Ndaj duket se citimi nga Ilir Meta i këtyre emrave të famshëm të historisë shqiptare si pjesë të rrugëtimit politik i ngjan një parodie që me mjeshtëri Koço Devole e Agron Llakaj e kanë luajtur dikur kur thonin se nga ballist u bëra komunist e tani jam me Aleancën Demokratike të Partisë Socialdemokrate.

TemA prej muajsh po publikon një kapriço në prozë të shkrimtarit të njohur Leka Bungo, “Testamenti i një Mitomani”, ku ngërthehen me satirë, sarkazëm e mjaft humor ngjarjet historike të vendit, por edhe personazhet e saj.

E pikërisht kjo panoramë duket se është mjaft e njohur për zotin Meta, i cili e ka përdorur shumë kohët e fundit.

Ka shumë gjasa të jetë lexues i “Testamentit” të Bungos…

13 komente në “Referimi i historisë nga Meta si parodi: Si lexues besnik i “Testamentit te një mitomani” të Leka Bungos që publikohet nga TemA”

  1. Durim says:

    Z. Pata, ku e ke gjetur faktin qe Ahmet Zogun ishte nip i Toptanasve ?!

    1. Amy says:

      Une do thosha qe Meta dicka ne mendje ka, dhe e ka menduar mire, ai nese i hapet pune me SPAK apo me drejtesine ketu, dhe do kete probleme, atehere te behet kujdes, se ai do bej kamikazin, ate qe Mona e tij e tha por nuk e ben, e ben ky, do imitoj Avni Rustemin qe vrau Esat Pashem Mate do perpiqet shume te vrase Edi Ramen, me ate personalisht e ka, prandaj ju te kohes botojeni kete parashikim qe duket se mund te ndodhe , e iniciuar kjo nga te thenat e Metes, Edi te bej shume kujdes, mos ti shkoj as ne zyre ketij presidenti edhe po ta therrase, te marr masa te mos jete vetem asnjehere, por me skuader, ai do perpiqet ta bej, kjo nunkuptohet shume qarte,
      BEJ Kujdes EDI RAMA , Meta eshte edhe vrases ! ai me berishen kane vrare pas kraheve, e ben ky edhe tani !!!

  2. Ky koke shtypur I quajtur I.Meta, duhej te ishte ne burg, qekur I ndjeri Dritan Prifti e nxorri me ze e me figure korrupsionin e ketij palacoje sebashku me gruan e tij, eshte bere kanceri I Shqiperise. Ndyresira, ka pasur gjithe keto poste pa merite. Hajduti krimineli dhe njeriu qe e ka cuar Shqiperine ne kete derexhe. I pari Ilir Rexhep Meta, Sali satrap Berisha, Lulzim Ilir Basha, Monika Kokemadhja, Flamur Hajduti,,…….. ndoshta do futen ndoshta jo ne burg, por jane te mallkuar nga shpirti I njerezve te vuajtur prej tyre. Zoti paste pune me ju e me sojin e sorrollopin tuan. Amin.

  3. Samiu says:

    Me sa duket, Sh.T. zoti Ilir Meta, Presidenti ynë i nderuar, nuk duhet të ketë patur kohë kurrë në jetë për të krijuar një lidhje shpirtërore me librin. Besojmë se librat që ai mund të ketë lexuar numërohen me gishtat e njërës dorë. Është për këtë arsye, që ai referencat nuk i gjen nga bota e librave, por nga ajo që ka më për zëmër, nga kontigjenti i revolucionarëve konseguent, përfaqësues autentik të botës së errët të vrasjeve dhe krimeve, qofshin këto të kryera edhe në emër të së mirës dhe të lartësuara më pas nga të tjerë që fshihen pas tyre, për qëllime të caktuara politike.

  4. Muhameti says:

    Sqarim:

    Vojo Kushi nuk ka lidhje me vrasjen e nipit apo djalit të Isa Boletinit në Shkodër.

    Vojo Kushi u largua nga Shkodra që në vitin 1941 dhe u caktua komandant i njësiteve guerile të Tiranës.

    U vra në Tiranë, një vit e gjysmë para se të vritej i biri i Isa Boletinit në Shkodër.

    Vrasja e Boletinit ishte aksidentale, pasi ndodhej bashkë me major Ndrecën kur u vra,megjithëse ishte porositur të mos lëvizte me të.

    Aksioni për vrasjen e tij u organizua nga Vasil Shanto.

  5. Alban Dega says:

    Mesazh pa kod per Edvin Ramen

    AVASH AVASH AVASH !

    Si me Reformen ne Drejtesi
    Jepni kohe Shtriges Rusi !
    Te livadhise Lugat Sali !
    Nga Zvicra ne Austri …
    Ne pararoje Like Flori !
    Oi… Oi… Oi
    Prisni ujkun qe tu gri me ñep
    Beje enderr Perendi !

    Editorial me pese fjali

    EMERGJENCE KOMBETARE…SHQIPERIA NE RREZIK ! …SOS !

    PRESIHORI I SHQIPERISE LIKE FLORIRI
    KA LUAJTUR NGA FIQIRI

    – ILIR META ESHTE CMENDUR !

    Te shkarkohet menjehere dhe te dergohet per kurim te detyruar ne psikiatrine e Elbasanit ose Vlores.
    Perben rrezik seioz shoqeror dhe kercenon sigurine kombetare !
    Shqiperia ne rrezik…. SOS !
    Shkarkimi dhe izolimi i tij i tij eshte urgjence kombetare !

  6. rrapi mino says:

    o korra e k…t, vopjo kushi nje fshatar i thjeshte nga vraka. ha, ha, ha. po lexo o idiot. vojo kushi ka qene major i zbulimit te fshehte serb i rekrutuar ne shqiperi.

    1. katarakti says:

      Ne cilin dokument e ke zbuluar kete qe thua?!

  7. Amy says:

    Une do thosha qe Meta dicka ne mendje ka, dhe e ka menduar mire, ai nese i hapet pune me SPAK apo me drejtesine ketu, dhe do kete probleme, atehere te behet kujdes, se ai do bej kamikazin, ate qe Mona e tij e tha por nuk e ben, e ben ky, do imitoj Avni Rustemin qe vrau Esat Pashem Mate do perpiqet shume te vrase Edi Ramen, me ate personalisht e ka, prandaj ju te kohes botojeni kete parashikim qe duket se mund te ndodhe , e iniciuar kjo nga te thenat e Metes, Edi te bej shume kujdes, mos ti shkoj as ne zyre ketij presidenti edhe po ta therrase, te marr masa te mos jete vetem asnjehere, por me skuader, ai do perpiqet ta bej, kjo nunkuptohet shume qarte,
    BEJ Kujdes EDI RAMA , Meta eshte edhe vrases ! ai me berishen kane vrare pas kraheve, e ben ky edhe tani !!!

  8. Zyko says:

    Miq te nderuar. Ilir Metaj po vihet kundra qeverise, parlamentit dhe nderkombetareve me qellim qe burgosjen e shpejte e te pashmangeshme per vjedhje ta quaje si burgosje politike me shprese qe po doli te kete mundesine te vjedhe perseri.

  9. gani says:

    Psikologet mund te aktivizohen e te shprehen per personin e I.Metes. Te thënat e te berat e tij, qe jane dhe fakte, jane jo te pakta ose te mjaftueshme per opionistet me kompetenca mjekesore e sociologe .
    Përveç sa eshte shprehur per vetëvrasje e vrasje, si dhe e shoqja, kujtojmë dhe irritimet e tij ne metingje, kuvend e ndaj kundershtareve te tij politik. Edhe ne postin si president me aktin prej rrugaçi per zgjedhjet ne Lezhe…etj.
    Ndaj duhet pare me përparësi sa thuhet me lart.
    Nga ky njeri mund te presës gjithecka eshte si i thonin njëherë e nje kohe, “nje dyfek i plasur” e te mbetet ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje