Balla: Kemi një President që si politikan meriton injorimin, si president vetëm shkarkimin dhe për sjelljen prej gaztori cirku, përqeshjen

2 Korrik 2019, 14:27Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta.

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se Partia Socialiste po pret të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.

Sipas Ballës, sot kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë.

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim!

Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!

1 komente në “Balla: Kemi një President që si politikan meriton injorimin, si president vetëm shkarkimin dhe për sjelljen prej gaztori cirku, përqeshjen”

  1. Fieri says:

    Taulant nuk na interesojn fjalët e tua???Pse del ti gjithmon i pari edhe në fund nuk bën asgjë???Duam burg nuk duam as keqardhje as injorim aq më tepër shkarkim!Jemi të lodhur me justifikimet tuaja jo është shoku jon socialist jo ka bërë jo ska bërë për PS!Mos dil më se nuk na vjen gjynah!Ça jan politikan gjyqtar që kan shkelur ligjin BURG jo shkarkim!Se Po u dënua nuk del më!Burg edhe sekuestrim pasurie!E bëni dot???apo jeni bythpambuk??po mos dil më se tani del ti Se Erjon braçe që kur u bë zv.kryemistrër është trashur ka Humbur!Burg sekuestrim pasurie!kështu bëhet ky vënd!Mos dil më as ti as ai pandeli majko që sdi ça thot!Kaq kisha po nuk din më ça të bëni hajdeni në fier Se ju tregojm ne ça të bëni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje