Patozi: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje jo tregues për një opozitë fituese, Meta të flasë për konspiracionin ndërkombëtar kundër Shqipërisë

2 Korrik 2019, 17:14Politika TEMA

Në studion e Top Talk, duke komentuar deklaratat e Presidentit Meta, koordinatori i Bindjes Demokratike, u ndal te “konspiracioni kundër Shqipërisë”.

Sipas tij, Meta duhet të flasë, pasi shqiptarët duhet ta dinë nëse i vjen e mira apo e keqja nga SHBA, apo shtetet e tjera të Perëndimit.

“Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se Meta tha se: Ka një konspiracion ndërkombëtar që vjen nga Perëndimi kundër Shqipërisë. Kam përshtypjen që kjo është një gjë shumë e rëndë dhe duhet të shtjellohet, sepse shqiptarët duhet ta dinë nëse i vjen e mira apo e keqja nga SHBA, apo shtetet e tjera të Perëndimit”, tha ai.

Sipas tij, fitorja në 60 bashkitë e vendit nga PS në mungesë të palës tjetër nuk mund të cilësohet fitore, por as pjesëmarrja e ulët e në zgjedhje nuk mund të jetë fitore për opozitën.

“Duhet të reflektojë e gjithë politike. Të dyja palët thonë se janë fituese, por për mua janë të dyja humbëse. Mazhoranca është humbëse, sepse nuk lëviz nga vendi nga gjithëpushteti. Ndërsa opozita, ajo që nuk mori pjesë në zgjedhje, mezi çohet në këmbë nga mungesa totale e pushtetit. 

Të dyja palët pretendojnë për fitore. Ndërsa unë them se as ata që përfituan nga mungesa e të tjerëve morën të gjitha bashkitë e pretendojnë se kanë të gjitha pushtetet në Shqipëri nuk janë të fituar. 

E sidomos as ata të tjerët që thonë se për shkak se shqiptarët munguan në zgjedhje, të gjitha mungesat janë tonat. 

Po të ishte kështu, opozita nuk do të kishte nevojë të merrte pjesë në zgjedhje. Sepse në Shqipëri mospjesëmarrje në zgjedhje është më e madhe se votuesve në Shqipëri”, tha Patozi.

4 komente në “Patozi: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje jo tregues për një opozitë fituese, Meta të flasë për konspiracionin ndërkombëtar kundër Shqipërisë”

  1. Albanistanzgjedhje says:

    Flm qe hyre ne zgjedhje e nxive dhe nje rresht ne shkeljet e verejtur nga osbe.Cdo e keqe e ka nje te mire.

  2. Kozmos says:

    ABSTENIM NUK DO TE THOTE VOTA PER OPOZITEN . TURP PER SHQIPERINE QE KA PASUR KAQ VITE KETA POLITIKANE INJORANT.

  3. Samiu says:

    Zoti Patosi, shqetsimi juaj është i drejtë. Sidoqoftë, ju duhet të kini parasysh, se Presidenti ynë i nderuar, meqë kohën e lirë e ka me tepricë dhe si një domosdoshmëri për të kryer sa më mirë detyrën, duket, i është kushtuar këto kohë leximit të veprave të rëndësishme historike. Besojmë, se aktualisht ai duhet të jetë duke lexuar veprën madhore politiko-historike të shokut Enver “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Është për këtë arsye, që shumë nga qëndrimet aktuale të Presidentit tonë, Sh.T. zotit Ilir Meta, si burim frymëzimi duhet të kenë konkluzionet fort të “çmuara” të këtij libri.

  4. mik says:

    Bota te trajton aq sa je ne gjendje ti japesh. Cfar i kemi dhene ne botes, aq do na japi ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje