Ironia e shkrimtarit me mbështetësit e Metës: Ilir Meta shau Sorosin. Trumpi ka sharrë Sorosin. Pra Trump do përkrahë Ilir Metën

2 Korrik 2019, 19:42Politika TEMA

Shkrimtari i njohur Gazmend Kapllani ka ironizuar me disa vlerësime të mbështetësve të opozitës për Ilir Metën, nisur nga konsideratat e këtij të fundit kundër Sorosit.

Kapllani shkruan se eshte hera e pare qe degjojme propagande kaq agresive kunder Perendimit ne Shqiperi, dhe tallet me përpjekjen e tyre për të gjetur pika bashkimi mes Metës e presidentit Trump.

Ja çfarë shkruan Kapllani

“Teoria e re e ”intelektualeve” te opozites: Ilir Meta shau Sorosin. Trumpi ka share Sorosin. Pra Trump do perkrahe Ilir Meten.

Nejse, mire do kishte bere te lavderonte edhe Kimin e Korese se Veriut cuna, do e kishte 100% perkrahjen.

Tani do kete vetem 50%. Kjo eshte si ajo logjika: Hitlerit i pelqenin qente. Ty te pelqejne qente. Ti je si Hitleri.

Behet fjale per intelektuale qe presin ti shpetoje nje president injorant qe ka nevoje per ndihmen urgjente te psikiatrit. Intelektuale qe nuk e kane idene as nga politika e jashtme amerikane dhe qe mund te justifikojne cdo lloj idiotizmi apo veprimi kunder interesave te Shqiperise mjafton te perputhet me deshirat e tyre opozitare.

Por duke qene se qe nga renia e diktatures komuniste eshte hera e pare qe degjojme propagande po aq agresive kunder Perendimit ne Shqiperi, une po e bej nje lutje ekzorciste: ABRAKADABRA Lenka Cuko dhe Adil Carcani dilni nga kokat e ”intelektualeve” te opozites!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje