Si e trajtuan mediat qëndrimin e një anëtari të Asamblesë Parlamentare, si qëndrim të KiE (për interes të Ilir Metës dhe opozitës)

2 Korrik 2019, 20:44Politika TEMA

Nga Flogert Muça

Pas daljes së Ilir Metës sot në një konference për mediat, ku ka sulmuar kë i ka dalë përpara duke nisur me SHBA-BE, gazetarë, kundështarë e duke përfunduar me filantropistin Xhorxh Soros (sikur ky i fundit po bënte komplot ndaj demokracisë në Shqipëri) mediat pranë tij dhe PD-së, janë përpjekur të sajojnë një fake news (lajm të rremë) për të krijuar idenë se fjalimi i Metës sot, ka mbështetje nga KiE.

Këto media, kanë  publikuar nje lajm (të cilin edhe mund ta kenë marrë gati nga paradhoma e Metës) ku pretendojnë se Zv.Presidenti i KiE Manuel Vescovi, ka shpërndare në Facebook deklaratën e Metës.

Po këto media, para 30 qershorit ja kanë shitur opinionit publik po të njëjtin person si zv.President i KiE.(shih fotot në fund)

Le t’i marrim me radhë mashtrimet dhe të sqarojmë faktet:

Së pari, Manuel Vescovi nuk është as Zv.president i KiE, as zv.kryetar i delegacionit Italian në KiE. Ai është thjeshtë një ndër 400 anëtarët e asamblesë parlamentare të KiE nga radhët e Lega Nord, partisë së esktremit të djathtë në Itali. (shiko këtu: http://www.assembly.coe.int/nw/xml/AssemblyList/MP-Alpha-EN.asp?initial=V&offset=15 )

Vescovi nuk është as zv.President i KiE, as i delegacionit Italian, sepse, delegacionet kanë vetëm kryetarë dhe anëtarë.

Për ta thënë me shkoqur, ai është një Petrit Vasil (edhe Vasili ka qenë anëtar asambleje aty kur ka qenë deputet i Kuvendit) dhe asgjë më shumë, në një sallë asambleje me 400 persona.

Per ta vërtetuar këtë mjafton të hyjmë në faqen zyrtare te KiE, ku emri i Manuel Vescovi nuk figuron asgjekundi si Zv.President, por thjeshtë si anëtar i asamblesë parlamentare të KiE. LINK: http://assembly.coe.int/në/Home-EN.asp

Pra, historia është shumë e thjeshtë. Mediat që ose kanë dashur t’i bëjnë një shërbim Metës, ose janë të paafta, kanë marrë një ndër qindra anëtarët e asamblesë parlamentare e KiE, i kanë vënë tituj si Zv.president apo nënkryetar delegacioni dhe e kanë hedhur në publik si mbështetje të KiE ndaj Ilir Metës, duke dizinformuar hapur publikun.

Shënim: Manuel Vescovi ka takuar Ilir Metën në 24 prill 2019, siç shihet edhe në faqen e presidencës./Lexo.al

2 komente në “Si e trajtuan mediat qëndrimin e një anëtari të Asamblesë Parlamentare, si qëndrim të KiE (për interes të Ilir Metës dhe opozitës)”

  1. Sit back and relaks■●jsfdurex ued u▪%^* says:

    Nga wikipedia:

    Incarichi

    Dal 2018 ricopre il ruolo di Presidente dell’Accademia Federale Lega, attraverso cui prosegue nel diffondere i valori del movimento e ad impegnarsi sui punti del Programma a favore degli italiani, con approccio orientato alla Formazione Politica.

    Eletto dal Senato come delegato al Consiglio d’Europa e Vice-Presidente della delegazione italiana in Consiglio di Europa; da febbraio 2019 è anche presidente delle sezioni bilaterali di amicizia per l’Albania , istituite nell’ambito dell’Unione Interparlamentare (UIP).

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Maskaralleqet e Nikolla Lehesit nuk kane fund por ,ne stilin e tij edhe une do te shkruaj fjalet qe tha Xhorxh Sorosi kur i thane per Meten:
    “Meqe jam dhe burre plak
    Dhe Meta eshte miku im-
    Une nuk kam kundershtim
    Qe ta kem si uturak…

    Ne kujton se eshte luan
    Sic ka thene dhe Paskali-
    Ne Rec do ta gjeje belane
    Atje mbyllur,prane nje mali”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje