Nga Eduard Zaloshnja
Në mediat tona po qarkullon një teori qesharake, sipas së cilës opozita fitoi 8 me 2 ndaj qeverisë në 30 qershor. Kjo sepse 8 ndër 10 shqiptarë në listat e zgjedhësve nuk votuan, dhe vetëm 2 ndër 10 votuan (rezultati zyrtar i pjesëmarrjes ishte 21.6%, por kjo është tjetër histori).
Sipas kësaj teorie, emigrantët që nuk erdhën të votojnë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot. Në fakt, nga 1.44 milionë shtetasit në moshë për votim që jetojnë jashtë vendit, vetëm pak mijëra vijnë zakonisht për të votuar – me autobuzë të paguar nga partitë politike…
Sipas kësaj teorie disa qindra mijëra banorë të rritur të Shqipërisë, të cilët zakonisht nuk votojnë në zgjedhje lokale, kësaj rradhe nuk votuan, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse e kanë zakon të mos votojnë, pavarsisht se kush garon).
Sipas kësaj teorie, votuesit e djathtë që braktisën PD-në në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk votuan në 30 qershor, sepse iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo sepse kanë humbur dëshirën për të votuar për cilindoqoftë).
Sipas kësaj teorie, votuesit e majtë që nuk e morën mundimin të votojnë në 30 qershor (thjesht ngaqë fituesit diheshin paraprakisht), iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot (e jo dëshirës për të shkuar në plazh, për sa kohë e majta e kishte në xhep fitoren edhe pa votën e tyre)
Duke i mbledhur të gjithë këta mosvotues të mësipërm dhe duke shtuar ata që vërtetë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për bojkot, teoricienët mediatikë mbërrijnë tek rezultati 8 me 2.
Po të ndjekim teorinë e tyre, rezultati i zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane ishte 180 me 62 (rezultat basketbollistik ky), ngaqë për Presidentin Trump votuan vetëm 62 milionë amerikanë nga 242 milionë me të drejtë vote. Dhe SHBA ka një përqindje të vogël të shtetasve të vet jashtë vendit (por që mund ta dërgojnë votën e tyre me postë). Me pak fjlaë, 180 milionë amerikanë të rritur vendosën të mos votojnë për Presidentitn Trump. Sipas teoricienëve tanë ai nuk duhej të qeveriste sot…
Ose po të vijmë në shtëpinë tone. Sipas teoricienëve të mësipërm, Berisha nuk duhej të formonte qeverinë në vitin 2005, sepse koalicioni i udhëhequr prej tij (Aleanca për Liri, Drejtësi e Mirëqënie) mori vetëm 562 mijë vota nga 2.85 milionë zgjedhës që ishin në listat e zgjedhësve (që përbëjnë vetëm 19.7% të totalit). Pra i bie që Berisha t’i ketë humbur zgjedhjet atëherë me rezultatn 8 me 2 (vetëm 2 ndër 10 zgjedhës në lista votuan për të), pavarsisht se koalicioni i tij fitoi të drejtën për të qeverisur vendin…
Në qoftë se zhvillohen sot zgjedhje parlamentare, sipas teoricienëve të mësipërm, fitues legjitim mund të quhet vetëm ai koalicion që merr mbi gjysmën e votave të 3.54 milionë shtetasve në listat zgjedhore (d.m.th mbi 1.77 milionë vota). Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit parlamentare morën pjesë gjithsej 1.6 milionë zgjedhës…(Realstory)
Ky po degjoi per pune numrash me vrap ben shkrim.Sidomos kur behet fjale per numra qe dhembin! Dhe dicka: emigrantet dhe pse nuk votuan do te llogariten kunder qeverise se nuk ju dha mundesine e votes dhe pse e ka detyre e sterpremtuar! Si nuk shkroi kurre osbe per dicka te tille kur Shqiperia eshte nder vendet e rralla ne bote qe nuk u jep vote emigranteve- se ata sjellin perendim dhe ketyre plehrave me frymezim lindor nuk ju intereson.
analize e sakte dhe reale, cdo gje tjeter me shifrat eshte per te bere bllofin, per tu hedhur hi syve njrezve te thjeshte qe nuk e vrasin trurin te bejne llogari.
Ke rënë në nivelin e tyre,ata nuk dinë të përdorin as matematikës dhe as llogjikë .
Ti shkruan të të kuptojnë ata?!
Ore mik edhe shqiptari më i fundit që nuk njeh as tabelën e shumëzimit more ,si Lulzim Basha e di shumë mirë se si është kjo punë ,këtu kërkohet të lahet m..i me shu ..ë dhe pik ,mos u lodh kot.
Me shkurt o teoricien i me…..deres, apo nuk ke me cfar te merresh dhe i ke rene nga Kina, per te ardhur ketu, apo e ke pagesen sa rreshta shkruan. Si u bete keshtu more, po pse cfar na quani ne se nuk marrim vesh , vetem ti dhe kallepi yt na qenka per keto pune?
Ok
Good analyze. Me thuaj nje here qe Lulua nuk ka thirrur fitore.
Kete radhe nuk kendoj hymnin kombetar vetem se ka fituar shume thelle dhe eshte still i dehur nga suksesi.
Fakti qe ne zgjedhjet lokale (nuk) moren pjese gjysma e votuesve qe ishin ne gjedhjet e fundit parlamentare nuk ka absolutisht rendesi …
Ky ta shpif.
KUR NA KENI MOHUAR TË DREJTËN E VOTËS TË PAKTËN MOS U TALLNI
Për ne askush nuk flet, përveçse kur është fjala për remitancat që sjellim në Shqipëri dhe i kemi mbushur asaj “barkun me bukë”.
Më në fund 30 qershori iku për të mbetur si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Iku me daulle, curle, valle e këngë për Enverin gjë që po të ishte bërë nga ithtarët e tij do të ishte kryefjalë e gazetave dhe dritare e parë e televizioneve, kërkesë prokurorisë për linçim të nostalgjikëve.
Numri i votuesve, me gjithë reprezaljet bidat i ri në zgjedhjet allashqiptarçe ishte 21.6 për qind kundrejt 46.5 për qind (i përbashkët PD:PS) në zgjedhjet e qershorit 2017, 3.3 për qind më i vogël se sa numri i votuesve “të majtë” në zgjedhjet e kaluara.
Kryemadhi dhe “kryemëdhenjtë” analistë bërtasin se në Shqipëri nuk votuan 85 për qind e votuesve.
Në këtë 85 për qind-ësh i bie të jem edhe unë që e kam emrin në listë dhe nuk kam votuar, i kam thënë “jo” 30 qershorit (!)
Në këtë përqindje i bie që të jenë edhe një e treta e shqiptarëve me emër në listën zgjedhore, mërgimtarë me banim të përhershëm apo të përkohshëm, legalë e ilegalë në mbarë botën.
Për ne askush nuk flet, përveçse kur është fjala për remitancat që sjellim në Shqipëri dhe i kemi mbushur asaj “barkun me bukë”.
Është folur deri në ngjirje për regjistrimin e emigrantëve. Edhe me vendim Kuvendi.
U krijua nën qeverinë Rama një ministri e veçantë për Diasporën. Majko, ministri i diasporës premtim të parë (gati betim) bëri “Regjistrimin e Diasporës”.
U bënë tashmë tre vite nga ngjitja e tij në drejtim të këtij dikasteri dhe asnjë emigrant nuk është regjistruar me emër e mbiemër, me letërnjoftim e me adresë fizike e elektronike në vendin ku punon dhe jeton si emigrant apo rezident.
Emigranti shqiptar vazhdon të jetë jetim, i harruar nga shteti dhe shoqëria shqiptare. Kjo sikur ta ketë zënë nëma “Tu harroftë emri”!
E deklaroj këtë unë për 5 pjesëtarë të familjes sime, me 4 vota, banues në Athinë të Greqisë.
Në regjistrin kombëtar për votimet flitet për 3.536.015 votues.
Sipas të dhënave zyrtare popullsia në Shqipëri në janar 2018 ishte 2.870.324 banorë me një diferencë prej 660.691 banorësh.
Një vështrim diagonal në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri të nxjerr një numër prej 1.606.231 votuesish.
Diferenca midis numrit të votuesve në librin kombëtar të zgjedhjeve dhe votuesve realë është afro 2 milionë.
Më shumë se gjysma e votuesve shqiptarë nuk ka votuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara.
Në këtë shifër përqindjen më të madhe, determinuese e kanë emigrantët, farë e shpërndarë në të gjithë botën.
Në zgjedhjet e kaluara (vendore e kuvendare) e majta dhe e djathta, hapur, me para të dyshimta, kanë organizuar lëvizje në ditë votimesh të emigrantëve shqiptarë në Greqi me autobusë “blu” apo “rozë”, për votime në bashkitë kufitare.
Kjo ka qenë e vetmja “votë e emigrantëve” në këto tre dekada, në adresë të partive politike apo të minoritetit grek në Shqipëri.
Emigrantë nuk kanë dhe nuk kanë pas asnjë hapësirë për të thënë fjalën e tyre, në atdheun e tyre, për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk e thanë as edhe më 30 qershor 2019.
Kësaj here në mënyrë absolute. Asnjë autobus nuk u mbush për të përcjellë emigrantët nga Greqia për të votuar.
ASNJË.
Nuk kemi votuar dhe (siç duken bathët) nuk do të votojmë.
E derisa nuk na keni krijuar hapësirën për të votuar, mos na fusni në “85 për qind-sha”…
Kur na keni mohuar të drejtën e votës të paktën mos u tallni me ne.
Dhe dridhuni kur, më në fund, do të kemi në dorë “kartën votuese”…
Abdurahim Ashiku
Athinë 1 korrik 2019
O Edi,
ti lodhesh kot per te edukuar shpellaret se statistikat perkatese Jane ato qe japin zhvillimin e nje kombi, ne nje kohe qe ata kenaqen me nje tas groshe dhe nje sy gjum me koken mbuluar me batanije duke i mare ere fendes tyre.
Ore abdurrahim ky qe bene keto llogari nuk eshte politikan dhe as qeveritar, por thjesht nje analist shifrash qe tregon se numrat ne vendin tone nuk tregojne te verteteten po qe se nuk i analizon vec e vec. Pra qe ne rastin ne fjale PS ka te njejti rezultat qe mori edhe ne vitin 217 dhe nuk ka renie. Idiotet e braktisjes se zgjedhjeve edhe numrin e atyre qe nuk kane votuar kurr ja shton numrit te votave qe nu i dha vete dhe i del rezultati 8 me 2. Pra bene llogari injorantesh te pa shkolluar se udheheqesi i saj qe 7×7 eshte barabarte me 42.
Tung
Z.Zaloshnja analize shume e sakte,sduan ta kuptojne se nuk ju intereson,(besoj se ska nevoje te rreshtohen aresyet).Sak!