Spiropali tallet me Metën: Baba Xhikes i del Reforma edhe në gjumë, s’ikën pa e vrarë

3 Korrik 2019, 10:32Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sërish sot për deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili pak më parë e quajti “Ramaformë” reformën në drejtësi.

Sipas Spiropalit, Baba Xhikja, siç e quan Metën, nuk ikën pa vrarë reformën në drejtësi, e cila siç thotë ajo, i del në gjumë, në bukë, në ujë e kudo.

”Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme!

 Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë.

Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”- shkruan Spiropali. (TemA)

1 komente në “Spiropali tallet me Metën: Baba Xhikes i del Reforma edhe në gjumë, s’ikën pa e vrarë”

  1. ka akoma budallenj e skllever ketu? says:

    Ore a femer a mashkull eshte kjo? Pse more do hame gjithe vitin telenovelen Idajeti e Dekreti? Apo tjetren Likja e Xhikja? Keta nuk duan ta shkarkojne meten , duan thjeshte ta shantazhojne e nenshtrojne.Por e di kete dhe ndaj se can koken fare per to. 7 letrat e 7 konferencat per shtyp thjeshte bejne 14 arsye per te kuptuar se rivaluteti e lufta per pushtet ka perpire gjithe institucionet e shtetit. Qytetaret bejne sehir se si krta ju vjedhin para, kohe e fat.Zgjohuni! Vone? Me mire vone se Hic!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje