Taulant Balla: Kuvendi vijon punën normalisht për shkarkimin e Presidentit

3 Korrik 2019, 13:24Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve u shpreh se Kuvendi po vijon punën normalisht në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Jemi në fazën kur Komsioni i Ligjeve ka diskutuar nismën e depozituar nga 55 anëtarve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Meta.

Në këtë fazë të procesit, raporti i shkon seancës plenare. Kishim një diskutim për këtë çështje dhe sipas regullores Kuvendi diskuton në seancë plenare raportin e Komkisionit të Ligjeve dhe nëse raporti miratohet procedura vijon më tej dhe me miratimin e raportit ngrihet dhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e presidentit tëe republikës dhe certifikimin e këtij procesi e bën Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Balla.

Duke folur për anëtarët e Komisionit Hetimor, Balla tha se kjo është një vendimarrje që i takon grupeve parlamentare dhe të treja grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre.

“Jemi në zbatim të përpiktë të afateve Kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit për të çuar më tej këtë kërkesë, e cila sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidentit. Kuvendi i Shqipërisë vijon procedurën normale dhe sapo kemi filluar punën intensive parlamentare të Kuvendit”, tha Balla.

Sipas Ballës, PS nuk është tërhequr nga ndryshimet në Kodin Penal, por Grupet Parlamentare të opozitës kanë kërkuar më shumë kohë.

“Unë kam rishprehur dakordësinë time si Kryetari Grupit Parlamentar të shumicës që grupet parlamentare të opozitës të kenë më shumë kohë në dispozicion për të amenduar dhe sigurisht jam i bindur që ndryshimet në kod do të kalojnë me konsensus”, shtoi Balla.

I pyetur nëse PS po bën përpjekje për dialog me PD, Balla tha:

“Ka një instrument shumë të rëndësishëm këtu në Kuvend dialogu disponibiliteti. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka lënë të hapur m undësinë që PD të ketë një përfaqësues të vetin në Komisionin e Reformës dhe besoj që ajo do të prevalojë në punën e Kuvendit jabët dhe muajt në vijim është Komisioni i Reformës Zgjedhore, i cili bashkëkryesohet edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar demokrat, znj. Hajdari dhe jam i bindur që ky komision një punë të mirë brenda afatit të përcaktuar

1 komente në “Taulant Balla: Kuvendi vijon punën normalisht për shkarkimin e Presidentit”

  1. Feik Njuzi says:

    shkarkimin e Presidentit apo shkarkimin e Eurove nga Tojota Jaris, o fatos i enverit?
    Tualeti do shkarkoj Floririn e Rames, lol!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje