Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj tha sot se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 22.97%,
Sipas KQZ 812 mijë e 249 zgjedhës votuan për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.
Deklarata e KQZ-së:
Mbrëmë, rreth orës 24.00, ka përfunduar procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Sipas të dhënave paraprake të raportuar nga KZAZ-të në sistemin elektronik të të dhënave të KQZ-së, rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.
Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933.
Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986.
Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.
Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 48 orëve nga momenti i mbylljes së votimit.
Mënjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit dhe miratimit me vendim të tabelës së rezultateve nga KZAZ-të për zonat përkatëse të administrimit zgjedhor, KZAZ-të kanë nisur dorëzimin në KQZ të kutive të votimit dhe kutive me materialet zgjedhore, sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ky proces vijon edhe ditën e sotme pasi volumi i materialeve zgjedhore është i konsiderueshëm.
Gjithashtu, KZAZ-të kanë dorëzuar në KQZ tabelat e rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor së bashku me tabelat e rezultateve të nxjerra nga grupet e numërimit të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, deri në përfundimin e tij.
Sipas ligjit, për 51 bashkitë e administruara nga një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon nga data e miratimit të vendimit për nxjerrjen e rezultatit nga KZAZ. Ndërsa për 10 bashkitë ku procesi është administruar nga me shumë se një KZAZ, afati 5 ditor i ankimimit fillon datën e miratimit të tabelës së rezulateve nga KQZ.
Duke marrë shkas nga ambiguiteti dhe disa keqinterpretime që janë vërejtur këto ditë lidhur me shifrat paraprake që KQZ me të drejtë vlerësoi të publikonte për të informuar publikun e interesuar, theksojmë se rezultati përfundimtar zyrtar do të shpallet vetëm pas përfundimit të afateve ankimore në rrugë administrative pranë KQZ apo ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor. (TemA)
SHUME PASKAN VOTUAR ME 800 MIJE RAMA FITON CDO ZGJEDHJE
Nuk e kuptoj dhe mendoj qe behet me qellim pra me paramendim numuri total I zgjedhesve pra I atyre me te drejte vote 3.5 milione!!!. So nuk iu shohin syte. Atehere I bjen qe numuri I popullsise se Shqiperise te jete me shume se 7 milione. Numuri I atyre qe kane te drejte vote duhet te jete diku 1.8 milione dhe ne raport me te kane votuar rreth 770 mije banore me shume se 42 % e zgjedhesve.
Keta Jane perpjekur qe thjeshte numri I pjesemarrjes te mos tejkalonte numrin e qyteyareve me te drejte vote.Me te tjerat merret Denar Biba e Zaloshnja!!!Une jam I mendimit te hetoni e ta rrisni nr e votuesve se ndonje nga komisioneret apo kqz ka tradhtuar.Thoni e ka kerkuar opozita e Rudines investigimin dhe keshtu barazoni numrin e pjesemarresve me nr e atyre me te drejte vote.Vihet dhe nderi ne vend dhe opozita punon e legjitimon veten……
Te gjitha votat e pa vlefshme jane nga PD dhe LSI qe Edi le militantet e vet pa pune dhe mban keta plera….
S’keni pare gje akoma! Nje vend me 2.8 mln banore, paska 3.5 mln votues…?! Nuk perputhet hic zeri me figuren. Por lideri suprem i porureve ka vendosur t’i qendroje deri ne fund marrezise se tij, se dihet qe nuk ka pergatitjen e duhur matematikore dhe ata qe ka afer nuk mund ta kundershtojne, jo vetem per shkak te injorances se tyre, por edhe se jane shume servila e mund te fluturojne nga puna. Vazhdon hipnoza e deleve…. O tempora o mores !