Presidenti Ilir Meta në “seancën” e pyetjeve për kreun e delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca në thelb kërkon “llogari” se ku i ka rezultatet për pajtimin e politikanëve shqiptarë.
Ndërsa “përshëndet nxehtësisht” thirrjet e sinqerta për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”, Meta artikulon një sulm të kamufluar ndaj Sorecës, duke kërkuar informacion nëse ka ndonjë nismë për dialogun.
“Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike: A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?
A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?
A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?
A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?
Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?”, kërkon “llogari” Meta ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian.
Letra e Metës për Sorecën nuk ndryshon nga letra e para disa kohëve për drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, ku kërkonte informacion nëse janë burgjet e sigurta, nëse ka ndonjë tendencë për revoltë në burgjet shqiptare etj.
“Trashja” e gjuhës nga ana e Metës ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, sikur ata të jenë vartësit e tij, me sa duket është në të njejtën linjë me deklaratën e një ditë më parë të tij, kur deklaroi se “zot në Shqipëri është ai” dhe paralajmëroi se nuk bëhet asgjë në këtë vend pa marrë leje tek ai.
Por tek pyetjet e Presidentit për ambasadorin e BE në Tiranë vihet re interesimi dhe kritika se përse Soreca nuk ka ecur para me uljen e palëve politike në konflikt, në një tryezë për të nisur dialogun, në funksion të zgjidhjes së krizës.
Kjo është një detyrë e një Presidenti mbi palët, ndërkohë që Meta ka kohë që është në konflikt interesi, madje ka marrë në dorë dhe drejtimin e opozitës.
Dhe duke qënë se letrën për Sorecën e ka dërguar me shkrim, vetëkuptohet se dhe përgjigjen e “kërkon” po me shkrim prej tij, se deri ku ka arritur në realizimin e “detyrimit” për të zgjidhur krizën, detyrë kjo që i takon Presidentit në fakt.
Ndoshta presidenti ka hall që është në këtë gjendje të rënduar mendore, por Shqipëria dhe shqiptarët nuk ia kanë borxh Metës degradimin e institucionit të Presidentit deri në këtë shkallë./M.Nikaj
Me vjen keq,por presidenti yne nuk njeh as nje tradite nga te paret tane. Kur kishin mosmarveshje ne shtepi,te paret tane , kerkonin ndihmen e miqeve. Ka patur shume raste qe kontraditat ,psh midis vellezerve kur ndaheshin, nuk i zgjidhte dot babai kerkonte ndihmen e miqeve e sidomos te dajove e xhaxhallareve te femijeve. Para se te shtronte rakine, hidhte ne diskutimkishte raste kur merte shkopin e shkonte tek miku zgjidhjen e problemit. Ne fund ,pasi merrte zgjidhje ndarja ,benin muhabetin… Jo vetem qe i therrste ne shtepi, por merte shkopin e shkonte kerkonte ndihmen tek miku se si te vepronte.
Pse nuk i mblodhe zotrote ambasadoret ne presidenc ,kur e pe se kishe nevoje per ndihme ? Sa here kane shkuar ambasadoret tek SHQUPI per ti keshilluar ? Sa here shkove zotrote ne zyren e SHqupit ,apo ne partine socialiste ? Pastaj ,pyetjet pse i drejtove ne opinion ,apo qe te thone qytetaret se fajin e pakan ambasadoret? Ka plot gjera per te thene ,por del komenti me i gjate nga shkrimi. Thellou zoti president ,thellou. Ke mar huqin e keq nga ai qe ke perzemer ,Saliun, qe ke filluar te meresh edhe me familjet e njerezve. A te kujtohet ,kur pa piken e turpit permende fjalet e Saliut ne drejtim te Rames ,per mohimin e djalit… Ta dish se popull u tall me ty e jo me Ramen. E ja tani permende Spiro Koleken, apo me keq gruan e Sokol Balles. E pse ? Se gazetari te beri nje pyetje , e cila te nxori jashte llogjike…. Sot po i kerkon llogari Sorekes se s’paska punuar per dialogun, spaka ardhur te te mari doren ty.. Hajde mendje ,hajde..