Procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, krijon risi për shtetin shqiptar, se erdhi mu në kohën e duhur

3 Korrik 2019, 15:26Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Një vend, kur del nga errësira e krizës, befas hyn në një kohë të re historike. Cila është kjo kohë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Koha e re në Shqipërinë e sotme ka lidhje me Reformën në Drejtësi. Por, koinçidencë është se edhe shkelja kushtetuese e presidentit shqiptar kishte lidhje me Reformën në Drejtësi. Sepse ajo u ushtrua prej tij vetëm për të destabilizuar Shqipërinë. Realisht, ky ka qenë qëllimi dyvjeçar i të gjithë korrupsionit të lartë shqiptar i cili, nën një koncept pseudoopozitar, kërkoi të destabilizonte Shqipërinë që të siguronte sundimin e vet.

Por, në fakt, kjo e sotmja që vjen pas triumfit zgjedhor të 30 qershorit, është epiqendra e kësaj kohë të re, e cila do të eliminojë realisht korrupsionin e degraduar të shtetit shqiptar në nivelet më të larta të tij. Por , a do të kemi ndërkohë një reaksion të dhunshëm antiteformë si ai që pamë në dy muaj rresht? Jo. Sepse paralajmërimi amerikan kundrejt krerëve ka qenë me fakte shumë konkret. Rreziku që i vjen prej tij korrupsionit të lartë, është më i madh nga rreziku që pritet t’iu vijë të korruptuarve nga Reforma në Drejtësi.

Shenjat janë që kjo Reformë u bë shkak edhe për daljen e parë në skenë të njerëzve pushtetarë të korruptuar. I pari doli presidenti shqiptar, i cili iu kundërvu reformës me të gjitha mjetet.

Ilir Meta është nga më të korruptuarit. Por ai, shihet se ra dëshmor, si dëshmori i parë i antireformës. Veçse, duhet thënë se ky është në fakt vetë hapi i parë i reformës.

Ndërkombëtarët ishin të saktë kur e kapën këtë rast në ndihmë të shqiptarëve dhe ishim dakord me fillimin e procedurës për shkarkimin e presidentit Meta.

Tani, duke nisur që nesër, procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, është shenjë e një pozitiviteti kombëtar në lidhje me zhvillimin. Ky akt juridik, ka ardhur cok në kohën e duhur për progresin e shtetit shqiptar dhe të ardhmen e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Meta, në fakt, “u nxitua”, sepse mendoi të shkatërronte Shqipërinë për të shpëtuar pasurinë e tij të paligjshme, që tani do t’u kthehet shqiptarëve, se e tyre është. Por kjo është e para. Janë në fakt 5 miliardë euro të korrupsionit të lartë shqiptar që do t’iu kthehen shqiptarëve, se të atyre janë.

“Do t’ia kthejmë shqiptarëve të gjithë këtë pasuri”, thonë ekspertët ndërkombëtarë që i kanë hetuar dhe i kanë gjetur realisht këto para.

E gjithë kjo situatë që filloi si e rrezikshme, tani përfundoi në favor të Reformës. Të korruptuarit që pritet të jenë nën akuzë, në disekuilibër mendor do të jenë, por tani nuk kanë më mundësi që të ndërmarrin akte të dhunshme si ato që ndërmorën. Forca e tyre shkatërruese, tani është zero, prandaj nuk duhet të shqetësohemi as me “marrëzinë” Meta.

Kjo është gjë që do t’u ndodhë të gjithë të korruptuarve, por Meta është president, dhe Shekspiri na ka thënë se “çmenduria e mbretit është e rrezikshme për qytetarët”.

Gjithësesi, edhe ky rrezik tani ka përfunduar. Komisioni i hetimit parlamentar që ngrihet nesër në Parlament për të hetuar Presidentin e Shqipërisë, i jep fund figurës groteske të Ilir Metës.

Atëherë, pyetja është kjo: ky presidenti ynë, i krijon dot më rrezik Shqipërisë? Jo. Se nuk e përfill fare opinioni publik, dhe aktualisht nuk ka më asnjë force ekzekutive.

Po korrupsioni tjetër? As korrupsioni tjetër, i cili dy muaj rresht u hodh në sulm me molotovët e vet dhe me shkatërrim, tani e ka gjetur vendin, sepse krerët janë kërcënuar për t’u përgjigjur për krim ndërkombëtar.

E pra, tani gjithçka është neutralizuar plotësisht. Shqipëria do ecë e qetë drejt reformimit të shtetit të saj. Që sot, ndërkombëtarët kërkuan ngritjen e menjëhershme të SPAK-ut, dhe për vijimin e Reformës në Drejtësi, ata kërkuan që ajo të përfundojë tani pa asnjë pengesë. Por, një gjë është e sigurt: bashkë me Reformën, shqipëtarët do të hyjnë pa asnjë diskutim në gjirin e shoqërisë europiano-perëndimorë.

23 komente në “Procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, krijon risi për shtetin shqiptar, se erdhi mu në kohën e duhur”

  1. ana says:

    Te lumte goja. Fjalet e tua ne vesh te perendise.

  2. Boston says:

    Te lumte goja Spartak Ngjela.
    Kur ne krye te Reformes ne Drejtesi eshte USA, nuk ka force qe ta ndale ne rrugen e saj.
    Jemi me fat qe kemi mike forcen me te madhe ne bote.
    Rrofte USA dhe poshte liliputet me ne krye hajdutin me ze e me figure “presidentin” Meta dhe shpuren e tij…..

  3. loni says:

    e drejte,bravo avokat,por ata amerikanet si te lekundur me duken mua,mos gabofsha,mgjth uroj qe shqiperia te behet nje shtet i begate me ligje dhe drejtesi si gjermania,koha do ta tregoje,sa per kete pleren meta,eshte njeriu me i urryer i te gjithe koherave,duhet burgosur sa me shpejt.

    1. Ishin Amerikanet qe shpetuan Shqiperine nga vellavrasja qe donte Ilir Meta me Sali Berishen ore “Ioni”, kjo ishte shume e qarte dhe e Paster.

  4. Mikel says:

    O taku fol i cik per ate 5 miliartshin se mos jane 5 qinmije, 5 milioni, jane lek,euro,apo dollar se te tjeret i ke thone me kohe dhe e dime qe e ke t,mamme,poplli don paret aty i ka syte metes ja morì ment perenia nuk i duhet kush le te knaqet rama me ate, ne dum paret 5 miljard!!!!! na e hoqe petllen po sdolen paret do gjesh kokrren e belase edhe ti, ne e kena da menjen tashi…dum paret tona…5 miljard tbon me fol me vete,don zoti nuk po tallesh taku

    1. antimafia says:

      ta shpegon qarte o idiot..5 miliard Euro

      1. Mikel says:

        Mos e mer tocin per kaqol, dhe mos ofendo, takun e ndjek dhe e uroj te kete te drejte se eshte goxha shume e madhe dhe do zgjillte shume probleme per ate popull

  5. Tironci says:

    Analize e sakte.Edhe pse ne jo pak raste me qellim apo pa qellim,ngatarronje dhe Ramen me ket llum te korruptuarish,sot me zemer te them qe :-Fjalet e tua ne vesh te atij lart

  6. Bllokmeni says:

    Mendoj qe te gjitha perpjekjet qe ben Meta, gjoja ne mbrojtje te kushtetuetshmerise jane per diten e zeze we po i afron. Dhe ate dite Meta do thote qe shikoni se pse po ndodh me mua ,sepse po mbroja demokracine. Pra do te dali si nje hero i saj, gje qe ka bere edhe Sala per shime kohe
    Prandaj ka dobsi per Salen, eshte heroj i tij si mesues. Kur ne fakt ai eshte per tu futur brenda per zullu.et qe i ka bere pasurise se ketij populli. Mos u genjeni kollaj nga ky njeri.

  7. dorina says:

    Shume sakte z. Ngjela, po floriri i vjedhur a do ti kthehet Shqiperise nga ky bandit, hajdut e vrases.

  8. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    TAKU je LEGJENDÉ dhe Njé PROFET i SHKÉLQYER !!!!! Gjithçka qé ka théné Avokat NGJELA i NDERUAR , ka dalé Njé mé Njé!! Je i paparé TAKU !!!! TAKU tha para 2 Vitesh qé tè 140 HAJDUTÉT dhe BANDITÉT e Parlamentit do shkojné dhe do ta Votojné REFORMÉN né DREJTÉSI si ÇEÇUA dhe Çalé – Çalé , dhe ashtu Ndodhi , siç e parashikoi i RESPEKTUARI SPARTAK NGJELA !!!!!! AVOKATI I MADH NGJELA tha pér 2 MUAJ rresht qé ZGJEDHJET do béhen si ÇEÇUA né 30 QESHOR , se késhtu do AMERIKA dhe té gjithé HALABAKÉT , PSEOANALISTÉT , GUNGAÇÈT , GAGASHÉT , BANDITÉT , HAJDUTÉT dhe KOQELÉPIRÉSIT e STUDIOVE TELEVIZIVE té KRRIMIT té ORGANIZUAR e kundérshtonin dhe i thonin AVOKATIT té NDERUAR NGJELA , qé s’di gjé ti , s’di gjé ti !!!!!!!! Por na doli ndryshe ????????!!!!!!!!!! Qé Gjithçka ka théné AVOKAT NGJELA, ka dalé SUPER e Vérteté , qé Njé Profet i Vértet , NUK MUND ti PARASHIKOJ KURRRRRRRÉ ato qé ka théné LEGJENDA e NDERUAR SPARTAK NGJEL!!!!!!!! RROFTÉ SPARTAK NGJELA! RROFTÉ SHQIPÉRIA ! RROFTÉ KOSOVA

  9. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    TAKU je LEGJENDÉ dhe Njé PROFET i SHKÉLQYER !!!!! Gjithçka qé ka théné Avokat NGJELA i NDERUAR , ka dalé Njé mé Njé!! Je i paparé TAKU !!!! TAKU tha para 2 Vitesh qé tè 140 HAJDUTÉT dhe BANDITÉT e Parlamentit do shkojné dhe do ta Votojné REFORMÉN né DREJTÉSI si ÇEÇUA dhe Çalé – Çalé , dhe ashtu Ndodhi , siç e parashikoi i RESPEKTUARI SPARTAK NGJELA !!!!!! AVOKATI I MADH NGJELA tha pér 2 MUAJ rresht qé ZGJEDHJET do béhen si ÇEÇUA né 30 QESHOR , se késhtu do AMERIKA dhe té gjithé HALABAKÉT , PSEOANALISTÉT , GUNGAÇÈT , GAGASHÉT , BANDITÉT , HAJDUTÉT dhe KOQELÉPIRÉSIT e STUDIOVE TELEVIZIVE té KRRIMIT té ORGANIZUAR e kundérshtonin dhe i thonin AVOKATIT té NDERUAR NGJELA , qé s’di gjé ti , s’di gjé ti !!!!!!!! Por na doli ndryshe ????????!!!!!!!!!! Qé Gjithçka ka théné AVOKAT NGJELA, ka dalé SUPER e Vérteté , qé Njé Profet i Vértet , NUK MUND ti PARASHIKOJ KURRRRRRRÉ ato qé ka théné LEGJENDA e NDERUAR SPARTAK NGJELA!!!!!!!! RROFTÉ SPARTAK NGJELA! RROFTÉ SHQIPÉRIA ! RROFTÉ KOSOVA

  10. likja says:

    Jo neser avokat, te henen.

  11. astrit says:

    Kete koke topin e ka zene paniku i madh. Nuk i thone shaka. Do te futet ne histori si presidenti i pare qe konsumoiu me paak se gjysmen e mandatit te tij pesevjecar.

  12. Vetingu says:

    Cdo gje qe shkruan avokati eshte mese e drejt. Psh Likja bythgrisuri i merrte leket nga guroret sikur ti kishte pasuri nga baba po minierat po chez po koncensionete sa ndyresira te tjera me njerezit nen vete qe i dukeshin si dele dhe paguanin haracin tek sulltan bythmut Meta. Pra ne 29 vite hajduteri shikoni se si i eshte fishkur truri Like floririt. Po baba Sali qe punonte me tre motora se kishte Giten e Zenin kurse motori i 4 Liria u fut me pak vones ne loje por megjithate nxorri pak nafte.Falenderoni te huajt per reformen se vete shqiptaret duan baben.Harrojini partit te vene ne te semes por te vendoset ligji.

  13. Realisti says:

    BRAVO DHE FALEMINDERIT AVOKAT NGJELA.
    LIKE FLORIRI TANI NUK KA ME ASNJE FORCE.
    EDHE SALI E LYLI …BEJNE GAM…GAM KOT TRIMEROJNE VETEN E MBAJNE ME GARJET E LUGEN BOSH MILITANTET PA TRU QE I NDJEKIN.
    SHKURT SHQIPERIA SHPETOI.
    MERITA E POPULLIT DHE VENDOSMERIA PER 30 QERSHORIN E EDI RAMES I MBESHTETUR NGA AMERIKA E BE.

  14. Kosta says:

    Avokat Ngjela eshte i vetmi personalitet ne Shqiperi qe e ka zberthyer dhe shpjeguar drejtperdrejt te verteten e korrupsionit dhe tradhtine kombetare te klases politike shqiptare.

  15. USA ?? says:

    Une te propozoj per President, bile duhet te behet referendum dhe per mua duhet te kete dy kandidatura nje zoti Ngjela dhe dy zoti Nano.
    Spartak Ngjeles i dolen te gjitha parashikinet dhe cdo fjale e shkruajtur prej tij ishte mese e vertete.
    Fjala ime ne vesh te Perendise.
    Te shpresojme.
    Sa per zotin Nano them se kete pune edhe ai e ben mire .

  16. Pokeristi says:

    Spartak!
    Bjerju e mos u ndal aspak!
    Derri do plumb dhe e ka hak.
    Ne demokraci:plumb=vote

  17. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    O TAKU BOSI ! O TAKU je NJÉSH ! Je VALUTÉ dhe FLORI 24 KARAT i KULLUAR!!! Faleminderit 1.000 heré Zoti Avokat NGJELA dhe mos u ndal , sepse je FENOMENAL dhe SUPER PATRIOT ,qè NUK je Vlerésuar nga neve SHQIPTARÉT shumè miré !!! AVOKAT NGJELA meriton mé shumè RESPEKT dhe duhet té jeté PRESIDENT i PÉRJETSHÉM né SHQIPÉRI !!! Jemi me FAT qé té kemi né SHQIPÉRI ,ZOTI NGJELA ! ! ! RROFTÉ AVOKAT NGJELA ! ! ! RROFTÈ AVOKAT NGJELA ! ! ! RROFTÉ AVOKAT NGJELA

  18. Shqiptari says:

    President i Shqiperise .

  19. Xha Bafti says:

    Eshte e vertete qe avokatit i kane dale fjalet qe ka thene deri tani dhe do ti dalin deri ne fund. Ju bej thirrje te gjithe protestuesve te djathte te shkojne te shkojne ne gjirin e lalezit dhe te shikojne vilat qe jane ngritur nga te githe politikanet tane sidomos e atyre politikaneve qe ata mbeshtesin, Sali qeni vile per vete vile per zenin vile per giten vile per mbesen, Ilir Meta, vile per vete me 11 dhoma me banje edhe per macet dhe me nje siperfaqe oborri te papare qe nje njeri i zakonshem vetem ne filma i ka pare, plus kesaj ka bere dy vila te tjera per secilen vajze te tij, ka vile te vecante per prinderit per motren, kane vilat e tyre vellai i mones, drini kryemadhi, prinderit e mones, kusherinj te saj me kuc e me mac. Te gjithe ish ministra e deputete te PD e LSi, edhe nga PS,te gjithe keto gazetare e analiste qe na e kane peshtirosur gjithe keto vite demokracie ne ekranet televizive te gjithe kane vilat. Te gjithe keta jane hajdute te babezitur qe kane tallur bythen me popullin shqiptare. Aty do shohin se sa i madh eshte zullumi i tyre dhe aty duhet bere revolucioni i shqiptareve per ti zbythur nje here e mire. Por do zoti drejtesia e re qe po krijohet do ta beje kete pune, po nuk e beri ajo duhet ta beje vete populli. Te gjithe keta maskarenj duhet te pergjigjen nje dite, po nuk u be kjo harrojeni se behet ky vend, une uroj dhe kam shprese qe Shqiperia do behet.

  20. MH says:

    Te jeni te sigurte qe SPAK-u asnji politikan,qeveritar apo ish qeveritare nuk do e rrasin brenda pa patur nji CV te forte kontributit me fakte te pa tundeshme per ne Rec.Kush gezon keto arritje gezon burgun,rehatin,ha,pi dhe kalo ditet e netet ne rehati si te ishte perendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje