Artan Fuga është shqetësuar pse Kuvendi ka shkarkuar nga AMA, Zylyftar Bregun, ish-kryeredaktorin e gazetës zyrtare të LSI-së, që u përfol pak ditë më parë se do arrestohej.
Fuga thotë se ai u shkarkua si Petrit Dumja në vitet ’70, ndërkohë që i bëhet dëm edhe atij, pasi Fuga thotë se ka investuar tek Bregu.
Reagimi i Fugës
Erdhi puna që militantët në Kuvend t’a përdorin edhe AMA institucionalisht si “letër higjenike”! Të mos t’a keqkuptojë njeri. Nuk thashë se AMA në vetvete është letër higjenike. Janë gjëra që nuk thuhen ato!
E kam fjalën që Autoriteti i Medias Audiovizive dje u përdhunua nga Kuvendi i Shqipërisë, duke ja shkarkuar njerin nga antarët e tij, dr. Zylyftar Bregun pa mbaruar mandatin e tij.
Me një fjalë shkarkohesh në çast sikurse u shkarkua Koço Theodhosi, Petrit Dumja, Andyl Këllezei në vitet 70.
Dr. Zylyftar Bregu sigurisht nuk i ngjan asnjerit prej tyre, por shkarkimi politik dhe arbitrar është njësoj. Pas kësaj imagjinoni se çfarë statusi të mjerë e qesharak kanë punonjësit dhe të zgjedhurit e organeve që dalin nga Kuvendi i Shqipërisë dhe sa të pavarur janë.
Do të thotë ndokush: Por, përse interesohesh ti? E para sepse jam studjues i komunikimit, e dyta sepse për dr. Zylyftar Bregun kam investuar orë pune pa fund, sikurse për qindra të tjerë, dhe t’a hedhin nga institucioni pa një pa dy, është revoltuese.
Kur një kolegu im goditet me të drejtë, unë jam me të drejtën dhe e ndihmoj atë të njehsohet me normën e së drejtës, por kur një kolegu im goditet pa të drejtë, unë e konsideroj se jam goditur edhe unë.
E dini se përse e shkarkoi Kuvendi ynë i përndershëm? Për “konflikt interesi”, hahahahaha, sepse diku paska një aktivitet ekonomik, në fakt pa asnjë lidhje me Ama-n dhe televizionet.
Ai aktivitet ekonomik dhe AMA kanë po aq lidhje sa mund të ketë një mizë që fluturon diku nga Kaukazi dhe një mizë që ka ngecur te rrjeta e dritares sime të tualetit.
Duan të përndershmit deputetë që të dinë konfliktet e interesit te AMA, te mama, te baba, apo te non’daja?
Ja u tregoj unë një për një dhe do të shohin se kanë marrë një vendim të padrejtë, të njëanshëm, të politizuar, qesharak, dhe të qepur me penj prej qimesh derri.
Do të shohin se për të gjithë ata që e njohin gjendjen, shkarkimi i dr. Bregut është sa qesharak aq edhe kanosës. Këtë e di edhe AMA!
O më raftë pika mua për AMA-n që hesht dhe s’bëzan! Larg bythës sime – thoshte Nastradini!
Ligja e ka konceptuar këtë institucion gjoja rregullator të medias si një shaka të madhe. Ligja e ka fajin që prodhon institucione qesharake. Konflikti i interesit aty është se pikërisht ata që duhet të jenë garant të paanësisë politike janë të zgjedhurit e Kuvendit sipas pistonave politikë! Dhe Kuvendi i përndershëm paska gjetur konfliktin e interesit te Zylua! Hahahahaha!
Çfarë estrade. Të më fali Gaz Paja, por sado e kam xhan, midis një roli të tij te portokallia dhe kësaj historisë me ama, unë zgjedh të dytën. Me lot me lot!
Pa le, Kuvendi me ligj na e paska caktuar AMA-n të bëjë edhe policinë etike, milicinë e moralit, duke monitoruar dhe ndëshkuar shpifjet në portale.
Ore qenkan fare të ikur nga fiqiri!
Këtu shpifjet gëlojnë tamam në Kuvendin e Shqipërisë. Portalet online vetëm sikur ato të raportojnë do të transmetonin shpifje sa të na velnin!
AMA na kthehet tani edhe në Prekurori, edhe në xhandarmëri të të shprehurit publik, edhe në hetuesi, edhe në agjenci parlamentare semantike të shprehuri, a thua se e ka vështirë një gazetar që nëse do të shpifi edhe t’a kryejë aktin edhe të mos ketë gjemb që t’i hyjë në këmbë nga AMA.
A thua se ndaloi shpifjet në televizionet me programacion linear AMA që tani të marri kërbaçin dhe të gjëmojë njerëzit nëpër vapë duke thirrur : Shpifje, shpifje!
Vapë e madhe po bën!
Ndonjë pije freskuese mund të na bëjë mirë!
Artan Padifuga ne rolin e Cim Pekes, profesor ruaje figuren mos del nga rrjeshti sa na lind e drejta te cilcojme pastaj rrot [email protected]
Sa i pelqeka vetja ketij carit eshte ¢udi e madhe. Sikur te jete ndonje koke e madhe qe i ka shkuar mundimi kot. Jane disa tipa ne Shqiperi qe kujtojne se jane qendra e botes! Disa anal-iste apo gazetare, pa folur ketu per ca bajga deputetesh te cilet mbahen aq me te madh saqe thua se ketyre duhet tu marre mendim per hallet e kesaj bote edhe presidenti i Amerikes. Simptoma injorantesh dhe katundaresh. Tipik fugash per lesh.
bole dashi
Ore, nuk e ka keq ky…ka ikur fare nga fiqiri; e thote per te tjeret , por e konfirmon per veten e tij; dhe tani qe eshte vape, por ky i ikur ka qene prej kohesh!
Je bere per te qare hallin nga mendja,profesor i marksizmit.
si petrit dumen?! LOLOL!
petrit dumen e ekzekutoi ekzekutuesi qe kasta e ketyre qe po bertasin “ujku-ujku!” i sherbeu me zell.
ky zylyfi eshte ende gjalle, me sa e dime…
Ja ke futur kot,me krahasimin per katershen B.Balluku ,P.Dume.K.Theodhosi dhe A.Kellezi.
AMA po ben nje “revolution” ne shperndarjen e programeve televizive,ku korupsioni “fshihet ” mbas T2 !!!!!
Ne shtetet normale ky sinjal nuk I imponohet shtreses se varfer,trasmetohet ne T,sinjal I kapshem nga cdo antene e tv . I thjeshte
Fitimet e majme te platformave tring dhe digital ,nuk besoj se I ka shpetuar keshilltarit ,jane shitur mijra separate !!!
AMA duhet te hetohet,sigurisht dhe titullari.
O Fuga ule nje tull or mik.Kush je ti qe te vendosesh se cduhet bere me nxenesit e tu qe te kane paguar per te mesuar prej erudicionit tend.Ka ligj or zoteri dhe mos harro qe pordha e malle gris breket e veta
Zoti Fuga, te me falni por prej shume kohesh nuk arij tju lexoj deti ne fund (!)
Artan Fuga e mban mend mire shkarkimin e Abdyl Kellezit e te Koco Theollosit, ne fillim vitet ’70. Ishte edhe Myqerem Fuga nder ata qe votuan per shkarkimin dhe denimin e tyre.
Po mirë more artan, si studjues i komunikimit se vapë është dhe fillojmë dhe çartallosemi nga pak, A mund të thuash se çfarë biznesi ka ky dhe se sa lartë janë mizat e biznesit më konfliktin e interesit. Unë jam popull dhe helbete nuk e njoh zotërinë, por ty të lexoj me ëndje se të kam moshatarë dhe lindur e rritur në atë Tiranën e vockël, e të besoj pa një pa dy, po si tja bëjmë që ta kuptojmë këtë të shkretë shkrim dhe humor bashkë. Rradhën tjetër zamet e ke të na thuash gjithshka dhe jo gjysëm të vërtetën, se nuk ka se si të besojmë dhe ty profesor. Na i përplas ato mizat të lutem.
Pije freskuese ose ndonje parathenje per librin e fallxheshes Leonora?
E mban veten per intelektual?
Mjere dhe ky shtet qe ka investuar per ty dhe te tjere si ty…….dhe ne qoftese ti dhe shoket e tu keni dipllomat e kohes se Enverit Une do tju a hiqja automatikisht te gjitheve…..dhe do tju hidhja ne rruge te madhe ju profesorat e bythes
Po a i ka mbaruar mandati Zylyftarit?
Jo akoma, duhesh qeruar edhe ti nga gjithe mediat e vendit. Pleh.
Kuvendi qenka treguar vërtet i padrejtë me studiuesin e komunikimit Fuga i cili paska investuar orë pune pa fund tek Zylua, dhe tani këtë të fundit e shkarkojnë nga detyra.
Kanë të drejtë të huajt që nuk investojnë në Shqipëri sepse mund t’u ndodhë si si në rastin e z. Fuga, që me një vendim të kuvendit i çuan dëm gjithë atë investim, pa arritur të sigurojë fitimet e parashikuara.